Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin akuza Ukrainës dhe Perëndimit: Ata e filluan luftën, ne përdorëm forcën për ta ndaluar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin akuza Ukrainës dhe Perëndimit: Ata e filluan luftën, ne përdorëm forcën për ta ndaluar
BoteKryesore

Putin akuza Ukrainës dhe Perëndimit: Ata e filluan luftën, ne përdorëm forcën për ta ndaluar

Published: February 21, 2023
Shpërndaje

Vetëm 3 ditë para përvjetorit të parë nga sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një fjalim të rëndësishëm në Parlament, ku është shprehur se Rusia ka bërë, sipas tij gjithçka për të zgjidhur tensionin mes dy vendeve në mënyrë paqësore.

“Nuk kishim asnjë dyshim”,- tha Putin-“se në shkurt 2022 gjithçka ishte përgatitur nga Kievi për të nisur një sulm në Donbas. E gjithë kjo ishte krejtësisht kundër parimeve dhe rregullave nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.”

“Do të doja të përsërisja, ata filluan luftën dhe ne përdorëm forcën për ta ndalur atë”, tha Putin.

- Publicitet -

Ai tha se objektivi i perëndimit ishte fuqia e pakufizuar dhe se Sevastapoli ishte padyshim objektivi i radhës pas Donbasit. Siç ndodh shpesh në fjalimet e tij, Putin tani po jep mësime historie, duke thënë se në vitet 1930 Perëndimi hapi derën për Gjermaninë naziste. Më pas ai përmendi perandorinë Austro-Hungareze.

“Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, Perëndimi praktikisht i hapi rrugën nazistëve për të ardhur në pushtet në Gjermani dhe në kohën tonë ata kanë krijuar “anti-Rusi” në Ukrainë. Dhe të gjitha me një qëllim – të heqin territore nga vendi ynë. Nuk ka asgjë të re, asgjë të re. Mbjellja e vlerave neoliberale, në thelb totalitare është qëllimi i politikës perëndimore“, tha lideri rus.

Putin tha se Perëndimi mbështeti “një grusht shteti” në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se një nga njësitë e ushtrisë ukrainase mban emrin e një njësie naziste gjermane dhe se personat që ishin në pushtet vendosin të mbyllin sytë ndaj kësaj.

Putin tha Perëndimi do të përdorë këdo, terroristë, nazistë, “madje edhe vetë djallin”  për të luftuar kundër Rusisë.

Putin pretendon se populli ukrainas ishte bërë “peng i Perëndimit”, të cilët pushtuan vendin në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak. Ai tha se “regjimi nuk po i shërben interesit të tyre kombëtar. Ata po u shërbejnë interesave të fuqive të huaja.”

Putin theksoi gjithashtu se Perëndimi po përpiqet ta kthejë një konflikt lokal në një konflikt global dhe “ne do të reagojmë në mënyrën e duhur.”

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Putin pretendon se udhëheqësit perëndimorë po diskutonin furnizimin e Ukrainës me armë bërthamore përpara “operacionit special ushtarak” të Rusisë.

Ai thotë se Perëndimi kishte dërguar tashmë pajisje të rënda ushtarake, avionë dhe sisteme mbrojtëse në Ukrainë.

“NATO po krijonte baza ushtarake dhe laboratorë biologjikë në kufijtë rusë”, vijon më tej ai.

“Ata po thoshin “gënjeshtra të neveritshme” kur flisnin për marrëveshjet e Minskut”, thotë Putin.

Duke iu kthyer SHBA-së, ai thotë se “asnjë vend tjetër në botë nuk ka aq shumë baza ushtarake në vende të huaja. Ata kanë qindra baza ushtarake në mbarë botën, i gjithë planeti është i mbushur me bazat e tyre.”

Gjatë fjalimit të tij. Putin iu referua edhe referendumeve në zonat pjesërisht të pushtuara të Ukrainës në fund të vitit të kaluar.

“Dëshiroj të shpreh një mirënjohje të veçantë për qytetarët e rajoneve Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.  Ju vetë e keni vendosur të ardhmen tuaj. Ju bëtë zgjedhjen tuaj pavarësisht kërcënimeve të terrorit të nazistëve. Pranë jush po zhvilloheshin aksione ushtarake dhe ju bëtë zgjedhjen të jeni bashkë me Rusinë. Të jesh bashkë me atdheun tënd”, tha ai.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?