Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin gati t’i japë fund izolimit? Media amerikane: Do të takohet me Perëndimin në G20
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin gati t’i japë fund izolimit? Media amerikane: Do të takohet me Perëndimin në G20
BoteKryesore

Putin gati t’i japë fund izolimit? Media amerikane: Do të takohet me Perëndimin në G20

Published: August 13, 2023
Shpërndaje

Vladimir Putin jeton si në “bunker” në Kremlin, duke mos dalë nga Rusia, dhe gjithmonë e më shumë i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar që kur nisi luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Por, tani ai po mendon të ndryshojë strategjinë dhe të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të G20 në Nju Delhi (Indi), më 9 dhe 10 shtator.

Lajmin e bën të ditur NBC, duke cituar burime anonime nga Kremlini.

- Publicitet -

Kjo është një mundësi që Putini të dalë ballë për ballë me liderët ndërkombëtarë. Në Indi, Presidenti rus ka imunitet, sepse nuk do të duhej t’i përgjigjej urdhrit të arrestit për krime lufte të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC). Ky shtet as nuk i përket dhe as nuk është nënshkrues i gjykatës në fjalë.

Putini është parë në Rusi me disa liderë ndërkombëtarë, si Lukashenko apo Xi Jinping dhe ka vizituar Kinën, Bjellorusinë apo vende të tjera të Azisë Qendrore të lidhura me Kremlinin.

Por, ai nuk ka pasur asnjë takim jashtë vendit me presidentë perëndimorë, me të cilët ka pasur vetë disa biseda telefonike, si në rastin e Macron. Prania e tij në Indi do të ishte një pikë kthese dhe eksperti Alexey Maslov, nga Universiteti i Moskës, beson se ky hap “mund të jetë politikisht agresiv për Putinin”.

Një tjetër arsye për të shkuar në Nju Delhi do të ishte marrëdhënia e mirë e Putinit me Indinë.

“Ne e konsiderojmë Indinë si një fuqi të madhe me njerëz miqësorë dhe një histori të mrekullueshme të marrëdhënieve tona. Marrëdhëniet midis vendeve tona po zhvillohen me synimin për të ardhmen”, tha Putin, i cili mban marrëdhënie tregtare midis Rusisë dhe Indisë, megjithëse kohët e fundit ata kanë pasur mosmarrëveshje për llojin e monedhës në të cilën do të kryheshin transaksionet.

G20 përbëhet nga Australia, Kanadaja, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, India, Afrika e Jugut, Turqia, Argjentina, Brazili, Meksika, Franca, Gjermania, Italia, Kina, Indonezia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Koreja e Jugut dhe Rusia.

Në samitin e fundit të Arabisë Saudite, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i bëri një ofertë paqeje Rusisë, por ajo përfshinte dhënien e Krimesë nga Rusia ndaj Ukrainës, diçka që qeveria e Putinit e kundërshton fuqishëm.

Tani bisedimet diplomatike vazhdojnë, ndërsa Ukraina kryen kundërofensivë dhe Rusia vazhdon sulmet e saj të rënda në tokën ukrainase.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?