Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
AktualitetBote

Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi

Published: July 28, 2024
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me rinisjen e prodhimit të armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi nëse Shtetet e Bashkuara konfirmojnë qëllimin e tyre për dislokimin e raketave në Gjermani apo diku tjetër në Evropë.

“Nëse SHBA-ja realizon plane të tilla, ne do ta shqyrtojmë çlirimin nga moratoriumi i njëanshëm që më herët është miratuar për dislokimin e armëve që kanë aftësi të mesme dhe të shkurtër veprimi”, tha Putin gjatë paradës detare në Shën Petersburg më 28 korrik.

Raketa të tilla, që mund të fluturojnë midis 500 deri në 5.500 kilometra, ishin subjekt i traktatit për kontrollin e armëve bërthamore të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik më 1987. Uashingtoni dhe Moska u larguan nga Traktati i forcave bërthamore me rreze të mesme veprimi më 2019, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të traktatit.

- Publicitet -

Më vonë, Rusia tha se nuk do të riniste prodhimin e armëve të tilla për aq kohë sa SHBA-ja nuk do të dislokonte raketa jashtë vendit.

Në fillim të korrikut, Uashingtoni dhe Berlini njoftuan për “dislokime episodike” të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, përshirë raketa lundruese të llojit Tomahawk, në Gjermani duke nisur nga viti 2026.

Putin tha se “vendndodhjet e rëndësishme administrative dhe ushtarake ruse” do të ishin në rrezen e veprimit të raketave të tilla, të cilat “në të ardhmen mund të pajisen me koka bërthamore dhe këto raketa mund të arrijnë në territoret tona brenda 10 minutash”.

“Kjo situatë na kujton ngjarjet e Luftës së Ftohtë që lidhen me dislokimin në Evropë të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi”, tha Putin.

Kremlini veçse ka paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji se njoftimi për dislokimin e armëve amerikane do të nënkuptonte se kryeqytetet evropiane do të bëheshin caqe për raketat ruse.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?