Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin mesazh SHBA-së: Ndaloni furnizimin me armë për Ukrainën dhe brenda disa javësh…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin mesazh SHBA-së: Ndaloni furnizimin me armë për Ukrainën dhe brenda disa javësh…
BoteLajmi i fundit

Putin mesazh SHBA-së: Ndaloni furnizimin me armë për Ukrainën dhe brenda disa javësh…

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Mbrëmjen e djeshme u transmetua një intervistë e presidentit rus Vladimir Putin për mediat perëndimore, e para që nga nisja e sulmit mbi Ukrainë në 2022.

Intervista është kritikuar shumë, ndërkohë që në nisje të saj, Putin shpenzoi më shumë se 30 minuta duke folur mbi historinë e Rusisë, Lituanisë, Polonisë dhe Ukrainës, në një monolog që shkonte deri në vitet 1300.

Më tej ai foli në lidhje me luftën në Ukrainë.

- Publicitet -

Ai u shpreh se ka pasur disa herë marrëveshje paqeje thuajse të finalizuara, por se sipas tij, Ukraina “i hodhi poshtë të gjitha këto marrëveshje dhe iu bind udhëzimeve të vendeve perëndimore, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për të luftuar Rusinë deri në fund”.

Putini fajësoi Boris Johnsonin, ish-kryeministri britanik, në veçanti. Ai u largua nga detyra në qershor 2023, por Putini pretendoi se si kryeministër ai e kishte bindur Zelenskyn të mos nënshkruante marrëveshjen e paqes në fazat e para të konfliktit.

Putini i tha Carlsonit se Rusia dhe SHBA-ja ende flasin “përmes agjencive të ndryshme” për përfundimin e konfliktit.

“Nëse vërtet doni ta ndalojmë luftën, duhet të ndaloni furnizimin me armë. Do të përfundojë brenda disa javësh”, ishte mesazhi i tij pwr SHBA-të.

Putini ka deklaruar se hera e fundit kur foli me Joe Bidenin ishte para pushtimit të Ukrainës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • intelektuali says:
    February 9, 2024 at 8:29 am

    Kjo duket njesoj si deklarata famekeqe e Hitlerit perpara se te pushtonte Sudetet dhe Cekosllovakine, kur genjeu dhe mashtroi kryeministrin naiv dudum anglez, Neville Chamberlain me mareveshjen per paqe qe perfundoi si mareveshje me gisht ne bythe dhe qe verteton tezen e hershme te intelektualit se:

    KOMUNISTET DHE FASHISTET JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 9, 2024 at 4:35 pm

      Deklaratat e Putinit jane si fabulat e Kecave me ujkun.
      Amerika po kerkon ndalim te luftes.
      Putini po te ndaloj luften, Amerika menjehere do ndaloj furnizimin me arme.

      Reply
      • Prec Ulaj says:
        February 9, 2024 at 4:37 pm

        Putini ka mbaruar, i kane rene bre.ket.

        Reply
  • SllavoVic hat says:
    February 9, 2024 at 9:19 am

    Me fjale Te tjera „Na leni ti therim per ca jave e masnej bojm paqe „

    Reply
  • NEOIMERIALIZMI says:
    February 9, 2024 at 12:34 pm

    Imperialistët janë ata,që u shkaktojnë tëmerre qytetarëve edhe ai rus që heret ishte dashur të shkatërohej por popuj të Azisë qendrore dhe lindore nuk gjetën me shekuj mbështetje

    Reply
  • Piro says:
    February 9, 2024 at 1:07 pm

    Dihet se Sudetet kane qene banuar , si edhe sot nga gjermane TE PAKTEN sa edhe Kosova
    ka qene banuar DHE BANOHET nga shqiptare. Po te kishim fuqi edhe ne do ta mirrnim Kosoven.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    February 9, 2024 at 1:21 pm

    Ruset nuk mbajne premtim!. Propozimet e tyre jane mashtrim.Ne muajin shkurt te vitit 2022, kur 120 000 trupa te ushtrise Ruse dhe mijra tankse ishin ne kufi me Ukrahinen, Putini deklaronte se:”Bejme manovra ushtarake per te vlersuar gadishmerine!.” Por ndodhi ajo qe ndodhi!!. Tani se po te mos furnizohet Ukrahina nga USA dhe EU un terqiqem. Terhiqu nga teritoret e pushtuara te Ukrahines atehere lufta mbaron. ‘Ruset jane mesuar ti zgjidhin çeshtjet me force e dinakeri’.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2024 at 4:07 pm

    Piro:

    Nga e ke mesuar se sot Sudetet jane te banuar nga gjermane? Historia e Sudeteve eshte shume e lashte do te duhen faqe te tera te spjegohet me hollesi qe nga Mbreteria e Bohemise dhe Austrohungarise dhe po te fillojme te spjegojme historine me nje parrulle te vetme sic ben ti: E VERTETA ESHTE AJO QE THEM UNE kjo eshte estrade amatoresh sepse vrtem e vertete nuk eshte dhe krhasimi i Sudeteve me Kosoven eshte e kunderta e asaj qe deklaron ti pa asnje argument historik.

    GJERMANET ISHIN TE SHPERNDARE NE TE GJITHA VENDET EVROPIANE, AUSTRI, ZVICER, FRANCE, CEKI, SLLOVAKI, DANIMARKE, POLONI, MADJE KA NJE KOMUNITET TE MADH KETU NE SHBA, KJO NUK I JEPTE TE DREJTEN HITLERIT T’i GLLAGERONTE SI PUTINI NE KRIME DHE UKRAINE.

    Ja cfare shkruan enciklopedia Britannica per kete teme:

    “Sudetenland ne gjermanisht ose Sudety ne cekisht është emri historik për zonat veriore, jugore dhe perëndimore të ish Çekosllovakisë, të cilat ishin të banuara kryesisht nga gjermanët sudetë. Këta gjermanisht folës ishin vendosur gradualisht dhe kishin mbizotëruar me force apo me mareveshje me fiset vendave rrethet kufitare të Bohemisë, Moravisë dhe Silesisë Çeke që nga Mesjeta. Që nga shekulli i 9-të, Sudetenland ishte një pjesë integrale e shtetit çek (së pari brenda Dukatit të Bohemisë dhe më vonë Mbretërisë së Bohemisë) si gjeografikisht ashtu edhe politikisht. Me 15 shtator 1938 Kryeministri britanik Neville Chamberlain u takua me Adolf Hitlerin në Berchtesgaden dhe ranë dakord për pushtimin e Sudetenland nga nazistet. Tre ditë më vonë, kryeministri francez Édouard Daladier bëri të njëjtën gjë. Asnjë përfaqësues çekosllovak nuk u ftua në diskutime. Gjermania tani ishte në gjendje të hynte në Sudetenland pa asnjë të shtënë pushke.

    vazhdon

    Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2024 at 4:34 pm

    vazhdon:

    Pas pushtimit te Sudeteve nga Hitleri filloi nje gjenocid i papare kunder hebrenjve dhe popullsise sllave ne kete krahine e njohur si masakra e Kristallnacht ose nata e Xhamave te Thyer duke u nisur nga fakti se rruget u mbushen me xhamat e sinagogave te shkaterruara. Megjithatë, më 4 dhjetor 1938, pati zgjedhje në Reichsgaun e Sudetenland, në të cilat 97.32% e popullsisë së rritur votuan për Partine Nacional Socialiste te Punes te Hitlerit. Rreth gjysmë milioni gjermanë sudetë iu bashkuan Partisë Naziste. Kjo do të thotë se Sudetenland ishte një nga rajonet më pro-naziste të Gjermanisë. Dëbimi i gjermanëve nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore: Gjatë pushtimit gjerman të Çekosllovakisë , grupet çeke të rezistencës kërkuan dëbimin e gjermanëve etnikë nga Çekosllovakia. Vendimi për dëbimin e gjermanëve u miratua nga Qeveria Çekosllovake në Mërgim, e cila, duke filluar nga viti 1943, kërkoi mbështetjen e aleatëve për këtë propozim. Çekosllovakia perëndimore u çlirua nga forcat amerikane nën gjeneralin Patton. Gjenerali Zdeněk Novák , kreu i komandës ushtarake të Pragës “Alex”, lëshoi ​​një urdhër për “deportimin e të gjithë gjermanëve nga territori brenda kufijve historikë”. [28] Marrëveshja përfundimtare për dëbimin e popullsisë gjermane megjithatë nuk u arrit deri më 2 gusht 1945 në fund të Konferencës së Potsdamit. Në muajt pas përfundimit të luftës, dëbimet “të egra” ndodhën nga maji deri në gusht 1945. Presidenti çekosllovak Edvard Beneš më 28 tetor 1945 bëri thirrje për “zgjidhjen përfundimtare të çështjes gjermane” e cila do të duhet të zgjidhen me dëbimin e gjermanëve etnikë nga Çekosllovakia. Dëbimet u kryen me urdhër të autoriteteve lokale, kryesisht nga grupe vullnetarësh të armatosur. Mirëpo, në disa raste është nisur ose ndjekur me ndihmën e ushtrisë së rregullt. Disa mijëra vdiqën dhunshëm gjatë dëbimit dhe më shumë vdiqën nga uria dhe sëmundjet. Dëbimi sipas Konferencës së Potsdamit vazhdoi nga 25 janari 1946 deri në tetor të atij viti. Rreth 1.6 milionë gjermanë etnikë u deportuan me dhune në zonën amerikane (Gjermania Perëndimore), dhe rreth 800,000 u deportuan në zonën sovjetike (Gjermania Lindore). Sot ne Sudete nukekziston me asnje minoritet etnik gjerman.”

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    February 9, 2024 at 7:15 pm

    O koqe ka(r)ndari intelohajdari mos e ceno ritualin , Kulti qe ti i falesh , ngjason si dy pika uji me besimtaret fanatike islamike , te cilet sapo fillojne te flasin citojne kuranin , kurse zotrote e fillon kurdohere me Enverin . Cfar te kete ndodhur me ty mor aman , se kemi merak per shendetin !

    Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2024 at 9:10 pm

    O BOLE enveriste, o Shaban Hunderri:

    Po ku e gjete dhe lexove ti o idiot Enverin ne komentin e intelektualit per Sudetet, sepse jo vetem qe nuk eshte permendur asnjehere as ne fillim dhe ne fund, po lexo me pare o karagjoz analfabet cfare ka shkruar intelektuali perpara se te lidhesh Sudetet e Hitlerit me islamizmin dhe kuranin duke treguar nivelin e budallit injorant si te gjithe fanatiket e tjere. Pse nuk thua ti o BOLE mendimin tend cfare mendon per kete oferte te Putinit per paqe duke formuluar nje argument llogjik, ne vend te hedhesh jashteqitje idioti pa kurfare vlere reale per debatin?

    Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2024 at 9:15 pm

    dhe:

    Shko e futi nje gote raki tjeter qe te behesh akoma me xurxull qe te fanepset Enveri akoma me shume te shkrimet e intelektualit, sepse duket ashiqare qe ke gabuar adresen.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 9, 2024 at 10:10 pm

    Intelektual na çave tr**in me ata filozofit e vjetra copy paste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?