Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin shtron tapetin e kuq për Xi, Kina dhe Rusia bashkë për Ukrainën dhe rendin global
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin shtron tapetin e kuq për Xi, Kina dhe Rusia bashkë për Ukrainën dhe rendin global
BoteKryesore

Putin shtron tapetin e kuq për Xi, Kina dhe Rusia bashkë për Ukrainën dhe rendin global

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Një tapet i kuq pafund, porta me ngjyrë floriri, muzikë dhe shumë buzëqeshje. Ishte kjo pritja madhështore dhe zyrtare që i rezervoi presidentit rus, Vladimir Putin, homologut dhe mikut të tij nga Kina, Xi Jinping, në ambjentet e Kremlinit.

Pas intonimit të himneve kombëtare në korridorin kryesor të Pallatit Shtetëror në Moskë, dy liderët u futën në sallën Katerina.

Putin dhe Xi Jinpin zhvilluan të hënën një bisedë informale që zgjati katër orë, ndërsa në këtë takim, diskutimet do të jenë më serioze, me një fokus të veçantë në planin e paqes në Ukrainë me 12 pika të përpiluar nga Pekini. Përveç konfirmimit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, garancisë për një rol kyç në rendin e ri botëror me sfond kinez, Putin mori dhe një ftesë zyrtare që të vizitojë Pekinin brenda këtij viti.

- Publicitet -

Në mbledhjen mes dy presidentëve morën pjesë dhe një sërë ministrash dhe zyrtarësh të lartë nga sektorë të ndryshëm nga mbrojtja, bankat qëndrore e deri të shefat e agjencisë hapsinore. Atmosfera pozitive brenda Kremlinit i tejkaloi muret duke u përhapur edhe në shoqërinë moskovite.

“Zoti Shi është njeri i mirë. Fitoi një mandat të tretë, e përgëzoj. Kam qenë në Kinë shumë herë. Njerëzit atje janë të mirë, shumë punëtorë. Kam vizituar një qytezë të vogël, që më doli të ishte me 20 milionë banorë. Kina është një vend i madh me mundësi të shumta. Jam i lumtur që presidenti ynë ka miq të tillë”, u shpreh Alexander, banor në Moskë.

“Duhet t’i ruajmë marrëdhëniet. Mbi të gjitha, Kina është fqinji ynë”, Nina, banore në Moskë. Kjo është vizita e parë e presidentit të Kinës që kur Putini vendosi të niste një luftë për pushtimin e Ukrainës.

BBC ka publikuar dhe një disa nga çështjet kryesore që mund të bisedojnë dy presidentët.

Ukraina: Pushtimi i Rusisë dhe propozimi 12-pikësh i paqes i Kinës për t’i dhënë fund luftimeve, të cilat zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më herët se ishte diskutuar tashmë nga udhëheqësit ditën e djeshme, megjithëse nuk dha detaje.

Lidhjet ekonomike: Rusia është një burim nafte për ekonominë e madhe të Pekinit dhe shihet si një partner për t’i bërë ballë SHBA-së. Xi ka premtuar tashmë se Kina ka në plan të “vazhdojë t’i japë përparësi partneritetit strategjik” me Moskën

Tregtia: Mbështetja e Kinës për Rusinë aktualisht bazohet në teknologjinë dhe tregtinë – frika në Kiev është se kjo mund të kthehet në ushtri, duke përfshirë potencialisht predhat e artilerisë. Qeveritë perëndimore e kanë paralajmëruar vazhdimisht Kinën që të mos furnizojë Rusinë me armë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën

Komentet e Fundit

  1. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH
  3. Colpo grosso on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH
  4. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  5. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?