Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin zgjedh “të preferuarin”: Një presidencë e Biden, më e mirë për Rusinë sesa ajo e Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin zgjedh “të preferuarin”: Një presidencë e Biden, më e mirë për Rusinë sesa ajo e Trump
AktualitetBote

Putin zgjedh “të preferuarin”: Një presidencë e Biden, më e mirë për Rusinë sesa ajo e Trump

Published: February 15, 2024
Shpërndaje

“Një presidencë e drejtuar nga Joe Biden do të ishte më e mirë për Rusinë sesa ajo e Donald Trump.”

Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë të dhënë të mërkurën për gazetarin pro-Kremlinit, Pavel Zarubin.

I pyetur nga Zuribin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Putin tha se Biden do të ishte më mirë për Rusinë “sepse ai është një person më me përvojë, është i parashikueshëm dhe është një politikan i një formacioni të vjetër”.

- Publicitet -

Megjithatë, ai shtoi se Rusia do të “punojë me çdo lider të SHBA-së që fiton besimin e popullit amerikan”. Putin tha gjithashtu se për të gjykuar veprimet e administratës aktuale duhet të shikohet “pozita e saj politike”.

“Unë besoj se pozicioni i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar“, u shpreh ai, teksa i referohej qëndrimit amerikan për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas Putin, ajo luftë “mund të kishte përfunduar më shumë se një vit e gjysmë më parë”, nëse do t’u qëndrohej marrëveshjeve të arritura gjatë një takimi në Stamboll në mars 2022, por nuk specifikoi se cilave marrëveshje u referohej.

Presidenti rus tha se i vinte keq që “nuk filloi veprimet aktive në Ukrainë më herët se shkurti i vitit 2022, duke pretenduar se liderët perëndimorë e kishin gënjyer Rusinë për moszgjerimin e NATO-s në Lindje”.

“Ne ishim dhe jemi të shqetësuar për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pasi kjo kërcënon sigurinë tonë”, deklaroi Putin.

Putin gjithashtu pretendoi se marrëveshjet e Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia në vitin 2015, nuk ishte menduar kurrë të zbatoheshin nga Perëndimi, por të përdoreshin “për të blerë kohë për të furnizuar Ukrainën me armë shtesë“.

Udhëheqësi rus shprehu gjithashtu zhgënjim rreth intervistës së tij të fundit me figurën e medias së ekstremit të djathtë, Tucker Carlson.

“Sinqerisht, mendova se ai do të ishte agresiv dhe do të bënte pyetje të vështira. Unë jo vetëm që isha gati për këtë, por e doja këtë, sepse do të më jepte mundësinë të ktheja përgjigje të vështira. Për të qenë i sinqertë, nuk më pëlqeu plotësisht ajo intervistë”, tha Putin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?