Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën të përdorë raketat e tuaja për…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën të përdorë raketat e tuaja për…
AktualitetBote

Putin paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën të përdorë raketat e tuaja për…

Published: May 29, 2024
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luanin me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror. Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Presidenti Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë pikëpyetjes se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike “The Economist” se anëtarët e aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën që të godasë brenda Rusisë me armë perëndimore, pikëpamje e mbështetur nga disa vende anëtare të NATO-s, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

“Përshkallëzimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë pasoja të rënda”, tha për shtypin Presidenti Putin gjatë një vizite në Tashkent. “Nëse këto pasoja të rënda ndodhin në Evropë, si do të sillen Shtetet e Bashkuara, duke patur parasysh barazinë tonë në fushën e armëve strategjike?”

- Publicitet -

“Është e vështirë të thuhet nëse ata duan një konflikt global”, tha zoti Putin. Presidenti rus tha se sulmet ukrainase ndaj Rusisë me armë me rreze të gjatë veprimi do të kishin nevojë për ndihmë satelitore, zbulimi dhe ushtarake perëndimore, kështu që Perëndimi do të përfshihej drejtpërdrejt. Ai tha se dërgimi i trupave franceze në Ukrainë do të ishte hap drejt një konflikti global.

Duke folur për anëtarët e NATO-s, Presidenti Putin tha se vendet e vogla në Evropë “duhet të jenë të vetëdijshme se me çfarë po luajnë”, pasi ato kishin sipërfaqe të vogla tokësore me popullsi shumë të dendur.

“Ky është një faktor që ata duhet ta kenë parasysh përpara se të flasin për goditje në thellësi të territorit rus”, tha Presidenti Putin.

Përparimi i trupave ruse nxit debate në Perëndim

Fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në vitin 2022, shkaktoi dëmtimin më të madh të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit në 60 vjet. Kriza po përshkallëzohet drejt asaj që diplomatët thonë se është faza më e rrezikshme deri më sot. Pushtimi ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas, ka detyruar miliona të ikin jashtë vendit dhe ka kthyer në gërmadha qytete të tëra.

Rusia, e cila kontrollon 18% të Ukrainës, po përparon dhe ka hapur një front të ri në rajonin e Kharkiv-it, duke nxitur një debat në Perëndim se çfarë mund të bëjë më shumë pasi i ka dhënë Kievit ndihma ushtarake prej qindra miliarda dollarësh. Udhëheqësit perëndimorë dhe Ukraina kanë minimizuar paralajmërimet e Rusisë për rrezikun e një lufte më të gjerë që përfshin Rusinë, fuqinë më të madhe bërthamore në botë, dhe NATO-n, aleancën më të fuqishme ushtarake në botë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ukraina thotë se duhet të jetë në gjendje të godasë përtej linjave të forcave ruse, përfshirë territorin rus, për të luftuar agresorin. Zyrtarët rusë thonë se durimi i Moskës po venitet pas sulmeve të përsëritura të Ukrainës ndaj qyteteve ruse, rafinerive të naftës, dhe ditët e fundit, edhe kundër elementëve të sistemit të paralajmërimit të hershëm bërthamor.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?