Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës
Kryesoreopinion

Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës

Published: March 9, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Shqipëria është në një proces jetëgjatë provincializmi dhe guvernatorizimi, me banorët që ende nuk janë larguar nga Shqipëria të kthyer në shërbëtorë pa të drejta të pushtetit të qeverisë së Tiranës. Ndërsa vendi po bën, më shumë se sa po diskuton, një “reformë” të re territoriale, çështjet kyçe të organizimit dhe përfaqësimit politik të fshatit dhe qytetit si dhe nevoja për decentralizim real të Shqipërisë po lihen jashtë shqyrtimit.

Nëse i hedh një sy hartës së Shqipërisë dhe kryetarëve të bashkive, vështirë se do të të kalojë pa vënë re fakti që, tashmë prej ca kohësh, shumë prej kryebashkiakëve jetojnë në Tiranë dhe qeverisin një bashki në formën e një guvernatoriati. Kryebashkiakët me korrespondencë janë dyllojësh: një palë janë ata që janë bërë kryebashkiakë si qytetarë të qyteteve përkatëse, por kanë bërë mjaftueshëm para sa të zënë shtëpi në Tiranë. Por ka edhe nga ata të cilët kanë origjinë nga vendi ku janë caktuar të qeverisin nga pushteti qendror, në shërbim të pushtetit qendror. Falë mungesës së decentralizimit real të pushtetit politik, trashëgimi kjo e regjimit komunist, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë kthyer në provinca, provinca të “pushtuara” nga qeveria qendrore në Tiranë dhe jo entitete politike përbërëse të kombit.

- Publicitet -

Te rasti i kryebashkiakëve të deleguar nga Tirana kjo është relavisht e dukshme. Ajo që është krejt e padukshme dhe që normalisht duhet të na shqetësojë më shumë është procesi i delegimit nga posti i kryebashkiakut te posti i Administratorit të Njësisë Administrative dhe më tutje, te posti i kryeplakut të fshatit. Të gjithë këta janë të emëruar nga kryebashkiakët dhe janë në formën e xhandarit të kryebashkiakut në njësinë administrative apo në fshatin përkatës.

Me pak fjalë, nuk është fshati apo lagjja e qytetit që ka një pleqësi dhe një kryetar, institucione përmes të cilave organizohen politikisht dhe përfaqësohen politikisht. Është pushteti qendror ai i cili, sipas modelit të principatave mesjetare, cakton një bej apo një baron apo një kont dhe ky i fundit cakton një qehaja apo një kalorës përgjegjës, (dhe ky është ndryshimi i vetëm nga mesjeta), jo për të sjellë ushtarë dhe taksa për mbretin apo për padishahun, por për të sjellë vota në zgjedhje.

Nëse doni pak histori se si vendi mbërriti në pikën ku gjendet aktualisht, një histori e shkurtër është kjo: Shqipëria historikisht ka pasur rreth 2800 fshatra dhe qytete. Në gjendjen e vet natyrore, secili prej këtyre ka forcat e veta politike. Në një pikë të caktuar, herët gjatë regjimit komunist, dukshëm në përpjekje për të thyer strukturat politike të fshatit, një riorganizim u krye duke shkrirë rreth njëmijë fshatra si entitete politike më vete dhe duke krijuar rreth 1800 fshatra si entitete politike të komanduara nga lart-poshtë. Këto 1800 fshatra u shkrinë më vonë për të bërë entitetin e njohur si “fshat i bashkuar” që përbënte praktikisht një kooperativë. Të tilla kishte rreth 900. Nga viti 1992, në mënyrë shumë të pamençur, vendi nuk u kthye pas te fshati si entiteti themelor i organizimit shoqëror, por i bashkoi kooperativat nga dy e nga tre, e me raste nuk i bashkoi, për të bërë rreth 392 komuna. Në raste jo të pakta, kryekomunari ishte kryetari i kooperativës, zyrtari i emëruar nga qeveria qendrore, jo për qëllime të përfaqësimit politik, por për qëllime të administrimit. Kryekomunarët, ashtu si kryetarët e kooperativave, nuk i përgjigjeshin popullit dhe nuk përfaqësonin popullin. Ata i përgjigjeshin kryetarit të partisë përkatëse dhe reflektonin interesat e këtyre kryetarëve, të cilët në praktikë nuk kanë qenë shumë, te populli. Duke qenë se ushtrimi i pushtetit nga lart – poshtë që qe rrjedhojë e regjimit komunist nuk ndryshoi, si qytetarët ashtu edhe fshatarët mbetën të papërfaqësuar politikisht dhe interesat e tyre u injoruan deri sa normalisht që shumë prej tyre morën rrugët e emigrimit.

Kryekomunarët u zëvendësuan në vitin 2015 me administratorë, duke asgjësuar akoma më tutje përfaqësimin politik. Përfaqësimi i munguar politik i fshatit vihet re më shumë por kjo është njësoj e vlefshme edhe për përfaqësimin e qytetit, pavarësisht se nuk bie aq shumë në sy.

Shqipëria ka një problem tjetër të madh që është forma tip presidenciale e administrimit të një bashkie, me kryetarin e bashkisë i cili është kontrollues de fakto i këshillit bashkiak dhe me këshill bashkiak të emëruar nga partitë pa lidhje me përfaqësimin e qytetarëve (apo fshatarëve, ndonëse në kontekstin politik të gjithë shtetasit janë qytetarë pavarësisht nëse banojnë në fshat apo në qytet).

Kuvendi i Shqipërisë është në bisedime mes shumicës qeverisëse dhe opozitës për një gjë që quhet “reformë” apo “rishikim” i reformës së vitit 2015. Në thelb dukshëm interesi është shkrirja e disa bashkive të cilat, në vitin 2015 u krijuan si pjesë e ndarjes së principatave të karakterit feudal mes dy anëtarëve të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI, të cilat e shikonin problemin të lidhur ngushtë me pushtetin e vet dhe me marrëdhëniet brenda koalicionit dhe jo me nevojat e qytetarëve (dhe fshatarëve që në këtë kontekst duhet të kenë emërtimin “qytetar” si anëtarë përbërës të polis) për organizim dhe përfaqësim politik.

Shkurtimi i numrit të bashkive, dhe fakti është që disa janë me të vërtetë shumë të vogla, do të ndihmojë Edi Ramën të ketë më pak kokëçarje në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor. Për shembull, atij do t’i duhet të përcaktojë më pak guvernatorë se sa tani. Kjo vështirë se do të zgjidhë problemin e përfaqësimit të qytetarëve në polisin politik dhe me gjasa do të përkeqësojë shkallën e trajtimit të Shqipërisë si një provincë e Tiranës.

Një reformë e vërtetë territoriale dhe administrative duhet të njohë fshatin dhe lagjen e qytetit si entitet politik me organizim të vetin, me këshill dhe kryetar të zgjedhur nga qytetarët për qëllim të përfaqësimit të interesave të tyre te bashkia dhe te qeveria dhe jo anasjelltas. Kjo natyrisht që duhet të shoqërohet me një ligj real mbi ndarjen e kompetencave, fondeve dhe taksave mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor. Nuk mund të flitet për pushtet vendor kur projekti për qendrën e një qyteti apo fshati kudo nëpër Shqipëri është një lojë për ushtrimin e shijeve artistike të kryeministrit dhe jo, një projekt i hartuar sipas nevojave të banorëve të qytetit. Dhe po kështu, nuk mund të ketë reformë demokratizuese për pushtetin vendor për sa kohë shumica dërrmuese e taksave mblidhen në dogana dhe menaxhohen nga kryeministri. Nëse nuk ka demokratizim real të fshatit dhe lagjes përmes zgjedhjes së pleqësisë dhe kryetarit dhe jo përmes emërimit të tyre nga kryebashkiaku dhe nëse nuk do të ketë buxhet real dhe politikisht neutral të alokuar për secilën bashki, kjo nuk do të jetë reformë për pushtetin vendor por do të jetë reformë për mënyrën se si pushteti qendror ushtron, mes të tjerash, edhe pushtetin vendor.

FOTO: Një djalosh vizaton hartën e Shqipërisë me ndarjen e re territoriale në një mur. Foto: Ivana Dervishi – BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Kosova e Pavarur says:
    March 10, 2026 at 11:46 am

    Ketij djalit qe ka shkruar kete gjene ketu siper i duket vetja shume i zgjuar. Ky do qe te na mbushe mendjen qe dhe ne fshtrat ku nuk ka banore te kemi kryetar…..!!!! I modh fare…..
    Kush do t’i paguaje keta njerez….!!!???
    Dhe per te vazhduar logjiken duhet qe te kemi dhe nje kryetar rrugice….. Pastaj nje kryetar per cdo 4 porta….
    Hahahahahahahaah….i modh fare.
    Koqe kanari!

    Reply
    • t-x says:
      March 15, 2026 at 10:20 am

      po ti,ca propozon ti?

      Reply
    • t-x says:
      March 15, 2026 at 10:22 am

      po ti, ca propozon ti?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?