Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO+VIDEO: Qëllohet me armë Donald Trump, largohet i gjakosur nga podiumi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO+VIDEO: Qëllohet me armë Donald Trump, largohet i gjakosur nga podiumi
BoteLajmi i fundit

FOTO+VIDEO: Qëllohet me armë Donald Trump, largohet i gjakosur nga podiumi

Published: July 14, 2024
Shpërndaje

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar i gjakosur nga podiumi ku po mbante një fjalim gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.

Foto e siguruar nga CNN shfaq Trump të gjakosur. Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë.

Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.

- Publicitet -

Zyrtarët e fushatës së Donald Trump thanë në një deklaratë se ish-presidenti ishte “mirë”, pas të shtënave me armë zjarri në një miting elektoral të tij në Butler, të shtetit të Pensilvanisë. Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger tha në një intervistë telefonike se personi i armatosur, që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, kishte vdekur, po kështu edhe të paktën një pjesëmarrës në tubim. Mediat amerikane njoftuan se personi që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, ishte vrarë nga shërbimet sekrete. Po kështu sipas tyre rasti po hetohet si tentativë për vrasje.

Kandidati potencial për president i Partisë Republikane Donald Trump, po tregonte një tabelë shifrash mbi kalimet në kufirin e vendit me Meksikën, gjatë tubimit të fundit të tij përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane të hënën, kur nisën të shtënat. Teksa u dëgjua e shtëna e parë zoti Trump shihet tek kap veshin dhe pasi të dëgjohen edhe dy tjera dhe ai shihet tek ulet në tokë.

Dikush dëgjohej prej mikrofonit të foltores së podiumit, tek bërtiste disa herë Ulu! Ulu!”, ndërsa agjentët rrethuan ish-presidentin. Ata u grumbulluan sipër tij për ta mbrojtur, siç e kërkon dhe protokolli në këto raste, ndërsa agjentë të tjerë zunë pozicione në skenë për të shmanguar çdo kërcënim ndaj presidentit.

Ish-presidenti u ngrit në këmbë disa çaste më vonë dhe në fytyrën e tij shquheshin shenja gjaku. Turma brohoriti ndërsa ai u ngrit përsëri duke ngritur edhe grushtin lart në drejtim të turmës që bërtiste: SHBA, SHBA. Policia filloi të zbrazë terrenin menjëherë pasi zoti Trump u largua nga podiumi në atë që oficerët lokalë të policisë e cilësuan si një skenë krimi.

Presidenti Joe Biden u informua për incidentin, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në një reagim Presidenti Biden tha se ishte gëzuar nga fakti që ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën dhe ishte mirë me shëndet. Ai shtoi se në SHBA nuk ka vend për dhunë dhe se amerikanët duhet të bashkohen si komb për ta dënuar atë.

Djali i madh i zotit Trump, Donald Trump Jr., ndërsa postoi një foto të zotit Trump në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se “ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?