Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeni i presidentit Biden kthehet në problem, bën për spital agjentët e shërbimit sekret!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeni i presidentit Biden kthehet në problem, bën për spital agjentët e shërbimit sekret!
AktualitetKuriozitete

Qeni i presidentit Biden kthehet në problem, bën për spital agjentët e shërbimit sekret!

Published: July 27, 2023
Shpërndaje

Të jesh i përkëdhelur i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk është i lehtë. Mbi të gjitha, sepse duhet të mësohesh të jesh gjithmonë i rrethuar nga një turmë njerëzish me nxitim. Konsulentët, stafi, policia, anëtarët e Shërbimit Sekret… Është një jetë stresuese.

Në SHBA ky debat është i hapur prej disa ditësh. Gjithçka shpërtheu pasi u bë publik një raport ku thuhej se qeni i Presidentit Biden, një pastor gjerman i quajtur Commander, kishte sulmuar agjentët e Shërbimit Sekret deri në dhjetë herë midis tetorit 2022 dhe janarit 2023.

Ishte një periudhë kohore në të cilën kafsha ishte në mënyrë të pazakontë nervoz, duke shkaktuar lëndime te disa pjesëtarë të forcave të sigurisë.

- Publicitet -

Edhe pse në përgjithësi nuk ishin episode me pasoja fatale, njëri përfundoi në spital.

Zyra e shtypit e Zonjës së Parë, Jill Biden, u përpoq të minimizonte çështjen përmes një deklarate duke sqaruar se “kompleksi i Shtëpisë së Bardhë është një mjedis unik dhe stresues” dhe se familja tashmë po punonte për të gjetur mënyra të reja për t’i “bërë gjërat më mirë për të gjithë”.

Megjithatë, disa pyesin nëse rezidenca e Uashington D.C. është vendi ideal për një pastor gjerman, i cili me siguri do të ishte më i lumtur nëse do të kishte mundësinë të bridhtw lirisht në një ambjent të hapur fshati.

Dhe nuk është hera e parë që kjo racë i jep probleme familjes Bidens.

“Komandanti” është pastori i dytë gjerman që bredh në sallat e pallatit gjatë administratës aktuale. Tjetri quhej Major. Sjellja e tij agresive me stafin e bëri të pamundur bashkëjetesën. Më në fund, Biden vendosi ta kthejë atë në Delaware – shteti i tij i rezidencës para se të bëhej president – ku për të kujdesen disa miq.

Koha do të tregojë nëse Komandanti do përfundojë njësoj duke mos u përshtatur dot përfundimisht me politikën e lartë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?