Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria kontrakton një kompani lobimi amerikane si konsulente për korrupsionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria kontrakton një kompani lobimi amerikane si konsulente për korrupsionin
Lajmi i funditPolitike

Qeveria kontrakton një kompani lobimi amerikane si konsulente për korrupsionin

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Qeveria shqiptare do të kontraktojë kompaninë amerikane të konsulencës Boston Consulting Group si këshilltare për të luftuar korrupsionin. Këshilli i ministrave miratoi në mbledhjen e fundit një vendim, i cili autorizon Ulsi Manjan dhe Ardea Pirdenin të prokurojnë me negocim të drejtëpërdrejtë kontratën me kompaninë amerikane.

Këshilli i ministrave vendosi autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP(BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit, negocimi ka në objekt 3 tri fusha. E para është analizë për identifikimin e mekanizmave eficientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit, duke u fokusuar në veçanti në rishikimin e funksioneve dhe organizimit institucional të institucioneve të administratës shtetërore, aspekteve së strukturës të sistemit ministror dhe proceseve vendimmarrëse, me qëllim rritjen e eficiencës dhe eliminimin e hapësirave korruptive.

- Publicitet -

Fusha e dytë është analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike përmes rritjes së eficiencës dhe llogaridhënies, ndërsa fusha e tretë lidhet me analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve, me qëllim eliminimin e hapësirave të mundshme korruptive.

E treta, ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin për zbatimin e këtij vendimi.

Boston Consulting

Boston Consulting Group është një firmë konsulente globale amerikane për menaxhimin e themeluar në vitin 1963 dhe me seli në Boston, Massachusetts. Ajo është një nga tre kompanitë më të mëdha të konsulencës së menaxhimit në botë për nga të ardhurat së bashku me McKinsey & Company dhe Bain & Company. Që nga viti 2021, konsulenca drejtohet nga ekzekutivi gjerman Christoph Schëeizer.

Vitet e fundit kompania ka qenë në qendër të disa skandaleve të publikuara nga media amerikane. Një artikull i botuar nga The Neë York Times më 19 janar 2020, identifikoi Boston Consulting Group se kishte punuar me Isabel dos Santos, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Angolës ndërsa vendi vuan nga varfëria, analfabetizmi dhe vdekshmëria foshnjore. Sipas artikullit, BCG ishte kontraktuar nga kompania shtetërore e naftës në Angolë, Sonangol, si dhe kompania e bizhuterive De Grisogono, në pronësi të bashkëshortit të saj përmes kompanive guaskë në Luksemburg, Maltë dhe Holandë; thuhet se firma është paguar përmes kompanive offshore në parajsat fiskale si Malta.

Neë York Times raportoi gjithashtu se Boston Consulting Group është një nga firmat konsulente, së bashku me McKinsey dhe Booz Allen, që po ndihmojnë Princin e Kurorës Mohammed bin Salman të konsolidojë pushtetin në Arabinë Saudite. Ndërsa një zëdhënës i BCG tha se firma refuzon projektet që përfshijnë strategjinë ushtarake dhe të inteligjencës, BCG është e përfshirë në hartimin e planit ekonomik për vendin, një plan i quajtur Vision 2030.

Boston Consulting Group ka marrë kritika për përfshirjen e tij në ndërtimin e Spitalit Universitar Neë Karolinska Solna pas një hetimi nga Dagens Nyheter. Konkretisht, konflikti i mundshëm i interesit ku një ish-punonjës i BCG-së dhe më pas drejtues i spitalit miratuan shpenzime të shumta pa faturat e duhura dhe koston e lartë të paguar për konsulentët e jashtëm, përfshirë BCG-në. / Kapital.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ppsh says:
    June 3, 2024 at 8:45 am

    Qeveria po ble nje lobues amerikan qe ta shesi si te ndershem te dash doje te thoje
    Kush e mbulonte me pare kete rol neza?
    Hahaaaaa

    Reply
  • Dreni says:
    June 3, 2024 at 11:01 am

    Nuk ngeli lobues i huaj pa u bere pasanik ne Shqiperi vetem e vetem qe te na servire ne qe Edi eshte burre i ndershem . Keta me kujtojne filmin komik “Historiani dhe kameleonët” te luajtur nga aktoret tane te mrekullueshem . Dikur me dukej si shume diskretitues, por kur shikoj politikanet tane sot me duket se eshte si nje kostum i prere per keta maskarenj qe na qeverisin . Deri kur do ngelet Shqiperia vendi me qesharak i Europes ?!

    Reply
    • Shqiptari USA says:
      June 3, 2024 at 2:23 pm

      Deri sa te zhduket nga faqja e dheut Sale krimineli dhe Like hajduti me gjithe metastazat e tyre.

      Reply
  • kur hiqen Maskat says:
    June 3, 2024 at 2:59 pm

    Qeveria e menderosur koke e kembe ne Korrupsion kontrakton nje kompani lobimi amerikane si stiliste per t’ja veshur lakuriqesine korruptive qe nuk ka rrecka t’ja mbulojne.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 3, 2024 at 3:25 pm

    QERSHORI FILLON EGËR, or taj….

    Reply
  • Patriot says:
    June 3, 2024 at 4:25 pm

    Nje tjeter CHEZ- DIA qe ja mori leket shqiptareve dhe ja shperdau Likes – Berishes.
    Keto nje kompani e korruptuar qe do te vije ne shqiperi te luftoje korrupsionin???? Njosoje si Luli qe do sekuestoje pronat e Ruseve te shpallure non grada?? Tragjikomedia vazhdon me te njejtin skenare por me aktrore te ndryshem. Perfundimi te mbulohen korrupsionet politike- pushtet- kriminele nga kompani Americane.
    O skenderbeu yne nuk ka rendesi nga vjene, por puna qe bene.

    Reply
  • Vaj medet says:
    June 3, 2024 at 4:46 pm

    Kjo eshte e bukur. Dihet boterisht qe “lobim” ne USA quhet korrupsioni legal. Kryesisht lobingjet drejtohen nga korporatat multinacionale, qe kerkojne vota kongresi per te manipuluar proceset e votimit te ligjeve ekonomike ne favor te tyre. Nje lufte te “forte” premtoi O’mbama (:-)) kur kerkonte votat e qyetetareve amerikane pikerisht nen flamurin e luftes kunder korrupsionit, por qe rezultoi “një vërë në ujë”, se ne fund te fundit ato (korporatat) ja mbushen arken e tij per zgjedhje si asnjehere. Nejse…deri ketu nuk na intereson fare se keto ndodhin ne USA dhe jo ne Shqiperi. POR , qe te marresh nje “kompani lobimi” dhe ta emerosh “këshilltare për të luftuar korrupsionin” do te thote saktesisht “T’i varésh ujkut melçite ne qafe”. Ne fakt, e vetmja gje qe BOSTON CONSULTING GROUP(BCG) mund te beje shume mire eshte “legalizimi i aferave korruptive te qeverise., Keto “çudira te papara”, vetem ne Shqiperi ndodhin…E verteta

    Reply
  • mali says:
    June 3, 2024 at 6:36 pm

    Po pse nuk te mjafton SPAK amerikan kunder korupsionit?
    Nje paralelizem I tille eshte I rrezikshem,sepse paguhet nga Rama te luftoje Ramen.
    Amerikanet e kesaj shoqerie gati jane.As iu pelcet bytha per korupsionin ne shqiperi.
    Keto levizje te Rames me disa emra leshi per te krijuar te ashtuquajtura komisione anti -korupsion dhe kjo qe na paska paguar nje kompani amerikane per te luftuar korupsionin ne qeveri jane grahmat e fundit te Rames.
    E para e punes kjo kompani nuk ka bythe te dale mbi SPAK sepse nuk mund te mare persiper punen e DASH.
    Te mos themi FBI dhe DEA.
    Kjo levizje e Rames eshte e njejte me te Berishes qe pagoi e po paguan qimet e kokes per te shpetuar te ardhmen e kalamaneve duke paguar zyra mafioze avokate qe gjejne shqiptare idiote qe I kane parate jo me djerse dhe ua xhvatin pa meshire.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 5, 2024 at 5:45 am

    Bazuar ne Informacionin qe kemi na rezulton Z.Mali, se:

    Kjo kompani nuk ka te beje me hetimet, faktet, denimet e tjera te
    te “Sistemit te Drejtesisese Reformuar”, sepse kjo Kompani ka
    per detyre te gjeje “format, procedurat, mekanizmat,…,”
    me te sakta e produktive ne luften kundra korrupsionit.
    ……………………………………………………………………………………………………..

    Duhet “lexuar avash” permbajtjan e punes qe do beje kjo kompani,
    ne sherbim te vendit tone, po permbledh sa vijon:

    1. Rishikimimi i aktiviteteve te deritanishme dhe gjetja e menyres me
    te mire te organizimit te Institucioneve te admimistrates se shtetit.

    2. Analiza e strukturave te sistemit qeverises per te permiresuar proceset
    vendimarese, qe rrisin cilesine e produktit final dhe te eleminojne
    “plasaritjet, te carat, e hapsirat” e mundeshme, qe mund te perdoren,
    per “penetrimin e aktiviteteve korruptive”.

    3. Analiza per gjetjen e kerkesave, rekomandimeve, objektivave, per
    parandalimin e korrupsionit ne sherbimet publike, ku llogari dhenia
    do kete nje rendesi te vecante.

    4. Perdorimi i Ineligjentes artificiale e cila na ndihmon te rrisim cilesine,
    saktesine e rrezultateve ne nje kohe sa me te shkurtert

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?