Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria miraton udhëzuesin, “katet jashtë lejes” do të shiten në ankand publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Qeveria miraton udhëzuesin, “katet jashtë lejes” do të shiten në ankand publik
KryesoreShoqëri

Qeveria miraton udhëzuesin, “katet jashtë lejes” do të shiten në ankand publik

Published: January 6, 2023
Shpërndaje

Katet pa leje do të shiten në ankand publik. Qeveria ka miratuar udhëzuesin ku parashikon se si do të trajtohen metrat katrorë të ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit, ku procedura e parë është shitja e tyre.

Ky aksion i ekzekutivit nisi në shtatorin e shkuar dhe tanimë është konkretizuar se si do të procedohet me to. Konkretisht, e para është nxjerrja në ankand publik, ku sipas udhëzimit, thuhet se shitja do të bëhet sipas vlerës së tregut dhe jo hartës së pronës me të cilën qeveria kryen shpronësimet: “Vlerësimi i objektit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut. Ekspertët vlerësues mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer, për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre dhe hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes me ankand”.  

Pas vlerësimit me të cilin nis edhe çmimi fillestar në ankand, fillon etapa e dytë, se si do të menaxhohen paratë që do të përfitohen: “Procedura e kalimit të të drejtave reale mbi pronën e konfiskuar, do të zhvillohet nëpërmjet ankandit publik. Të ardhurat e krijuara nga shitja do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime, me qëllim realizimin e punëve publike”.

- Publicitet -

Udhëzimi ka parashikuar gjithashtu edhe një rrugë të dytë për katet pa leje, dhënien e tyre për strehim social, akt i cili bëhet vetëm në ato raste kur ky interes prevalon mbi shitjen dhe këtë vlerësim do ta bëjë vetë qeveria: “Institucionet e interesuara për të përdorur objektet e konfiskuara, do të shprehin interesin e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, për t’i përdorur për nevojat e tyre. Ky institucion, kur e gjen në raport të drejtë me interesin publik, kryen transferimin e tyre me vendim të Këshillit të Ministrave”. 

Ky udhëzim tashmë është titull ekzekutiv dhe nuk përjashton nga e drejta e blerjes edhe të vetë atyre që kanë ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    January 6, 2023 at 12:20 pm

    Vendim qe ka arsyetim logjik ekonomik.Te mjeret fukara pse mbahen ne burg per ndertim pa leje!?

    Reply
  • koreshi i mori paret per te paguar qerane says:
    January 6, 2023 at 12:55 pm

    Ti jepen deputeteve qe kane nga 2 ap ne Tirane dhe marin bonus qeraje se vijne nga rrethet.Dhe me e bukura eshte se i qajne hallin te varfereve.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    January 6, 2023 at 1:24 pm

    I blejne vete ata qe i kane bere me ata qe do ti “vleresojne”. Kujt fukarai ia mban bytha te shloj te kruhet me nje ndertus e te vej te banoj ne nje apartament te konfiskuar me qafsh o Ram robin hudi nga sureli?
    I ke pyet ata te Spak pse askush nuk i blen pronat e sekuestruara te kriminelve qe shteti i ka nxjerr ne ankand?
    Ik e pyeti dhe e kupton sa kot po flet.

    Reply
  • baftjari says:
    January 6, 2023 at 1:44 pm

    nje ligj , qe te fitojn vete ata, ato kate te shemben

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    January 6, 2023 at 2:30 pm

    Keshtu legalizon pronat dhe pastron parate mafia. Pas ketij procesi jo vetem do jene pronare te ndertimeve pa leje por edhe me para qelibar.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 6, 2023 at 2:42 pm

    Kesaj estrade enveriste cdokush ngs Bota e Civilizuar do t’i thonte:

    VAZHDON INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT

    sepse:

    Katet e ndertuara pa leje ndertimi jane te paverifikuara nga nje ekspert konstruktor dhe pyetja e pare qe duhet te beje qeveria debile e lakmitare e Edi Rames perpara se te shperndaje parate e fituara nga konfiskimi enverist, eshte pyetja thelbesore nese katet pa leje a rrezikojne sigurine e nderteses kur askush nuk i ka perllogaritur nga ana konstruktive, ne kushtet kur nderteses ekzistuese i shtohen disa kate pa leje, kjo eshte detyra e shtetit ligjor dhe shtetit te pergjegjshem per jeten dhe sigurine e njerezve qe te mos arrihet deri ne tragjedinee pallateve te Thumanes kur Edi Rama groposi poshte betonit 52 vete vetem pse i besuan fjales se tij prej injoranti alifmatrak

    Reply
  • Detari says:
    January 6, 2023 at 4:05 pm

    shtet rrumpall taleban

    Reply
  • Askushi says:
    January 6, 2023 at 4:57 pm

    Do ja shesi me ankand me lire se cmimi tregut sepse askush nuk do te bleje nje prone me probleme dhe te kete probleme me kriminelet.
    Kjo behet thjesht per te ulur cmimin artificialisht.
    Shteti qe ka bole dhe eshte i drejte ja sekuestron e perdor vete ja shet me cmim te tregut dhe i ve dhe nje gjobe te mire. Kurse ato qe ndajne parate bejne keto marifete alla rilindje.

    Reply
  • SEO Guy says:
    January 6, 2023 at 10:06 pm

    Ja moren shpirtin popullit te shkrete dhe tani do e rrjepin per se gjalli ate nga e para.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?