Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për fraksionin e dosjes ‘Meta’ ku të pandehur janë Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur konkluzionet përfundimtare, duke ngritur pretendime për burime të pajustifikuara financiare dhe deklarime noteriale të përdorura për justifikimin e pasurisë.
Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk ka justifikuar një shumë prej rreth 98 mijë eurosh, 246 mijë dollarësh, si dhe 100 mijë euro të deklaruara si burim për shlyerjen e kredive. Prokuroria pretendon gjithashtu se janë evidentuar rreth 310 mijë euro të tjera të pajustifikuara.
Sipas organit të akuzës, për blerjen e disa apartamenteve janë marrë dy kredi, por këto kredi janë shlyer me pagesa cash, për të cilat nuk është provuar burimi i ligjshëm. SPAK ka argumentuar se deklaratat noteriale të paraqitura për justifikimin e shumave janë hartuar pas marrjes në pyetje të Fatime Kryemadhit nga hetuesit.
Prokuroria ka ngritur gjithashtu dyshime edhe për personat që kanë deklaruar se i kanë dhënë hua shuma parash cash Kryemadhit. Sipas SPAK, nga verifikimet nuk rezulton që këta persona të kenë deklaruar në pikat e kalimit kufitar shuma monetare që të përputhen me vlerat e pretenduara si hua.
Në konkluzionet përfundimtare, SPAK ka trajtuar edhe rolin e Ema Çokut, e cila sipas prokurorisë ka pasur një marrëdhënie të afërt me Monika Kryemadhin. Kjo, sipas organit të akuzës, provohet nga komunikimet e shpeshta mes tyre dhe nga disa transaksione bankare.
Sipas SPAK, Ema Çoku ka paraqitur deklarata noteriale ku pretendon se i ka dhënë Fatime Kryemadhit rreth 240 mijë euro. Ndërkohë, kompania e saj dyshohet se ka kryer pagesa për fatura hoteli për shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri për të mbështetur Lëvizjen Socialiste për Integrim, si dhe për disa aktivitete të Lëvizjes Rinore për Integrim.
Prokuroria ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë financiare të Çokut për të kryer këto veprime, duke argumentuar se ajo rezultonte debitore ndaj bankave të nivelit të dytë për shkak të kredive në shuma të konsiderueshme dhe se nuk kishte mundësi financiare të dokumentuar për të kryer donacione të tilla.
Sipas SPAK, deklaratat noteriale të bëra nga Ema Çoku janë përdorur për të justifikuar veprimet financiare të personave të tjerë në këtë procedim, ndërsa ajo ka tentuar të argumentojë ligjshmërinë e veprimeve të të pandehurve të tjerë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg, dënim që me gjykimin e shkurtuar reduktohet në 5 vjet burg. Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 5 vjet.
Për Pirro Xhixhon, SPAK kërkoi dënimin me 4 vjet burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 3 vjet burg. Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për 4 vjet.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit në zonën e Kodrës së Diellit, duke e konsideruar atë si pasuri ekuivalente me atë të pastruar prej saj.
Për Ema Çoku ka kërkuar 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 vjet e 8 muaj dhe përfundimisht, 5 vjet në Shërbim Prove.
j.l./ dita

ILIR META FAMILJARISHT & ME HA-LE-TËT..JANË KANCERI NR.2 I BADËRDISË NË KORRUPSION NGA 1990,NDAJ SHQIPËTSEËT JANË MË TË VARFËRIT NË EUROPË.
MDËRSA,KANCERI NR.1 ËSHTË DALI RAM BERISHA I VOÇIDOLIT,AGJENTI I SHUMFISHT,SIDOMOE SLLAVO-GREK 79.
FAKTI QË SPAK,GJKKO NUK PO I SEKUESTRON AKOMA 60 BANEDAT NË SHQIPËRI DHE BE..DHE SHUMË DOSJE KRIMI SI GËRDEC E 21 JANAR,PO ÇUDISIN BOTËN..DEMOKRATIKE,POR JO BEOGRADIN ATHINËN DHE KREMLININ.?
NGA 1992 POPULLIT I JANË VJEDHUR MBI 500 MILD.$..VËTËM RR.KOMBIT MBI 230 MOL.$,KU LULI 7×7=42 SHPËTOJ ME PROÇRDURAT E IMPONUARA NGA SALISËRBI BISTURIA.
Ndaj,Arrestimi i I.Metës ishte i drejtë,por gjykimi tij shumë i vonuar.
Derisa të dali e vërteta e korrupsionit ALARMANT dhe vrasjeve MASIVE nga 1991,50 % pasionistve,përfshi dhe MUA,nuk do të jenë më për pesionin që do tu japi E.Rama,nga sekiestrimi pasurive nga 1992( nëse bëhet nga SPAK)pasi me INFORMALITETIN 90 % NUK KA SHPRESË..!
FORCA SPAK(SALIDKAP)92..POR MË PARË FILLOHENI NGA VETJA.
POPULLI I DI TË GJITHA.!!
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA.
A e kuptoni cfare tmerri… vjedh nje i varfer per te ushqyer familjen, apo vjedh energjine electric per te mos ngrire nga te ftohtit … dhe denohen me nga 5 vjet burg… vjedh edhe mama ja e Monikes apo babai I turrispec Xhixhos … politikanes se k arit miliarda nga parate e popullit perfshire edhe ate fukarain e varfer dhe denohet me nje kritike… ik ne shtepi I thone dhe mos e bej me per 5 vjet mos vidh me…se je ne sherbim prove
E kapen hajdutin.
Po ai Mali i Llogarase qe eshte shembur, si i behet?
Kjo e vodhi?
S’rrini pa u fut içik pa rradhë ju shqiptarët! Ahaha!
Me hile s’ka! Të mbarojë nji herë zoja pastaj kush ta kete rradhën.