Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qyteti i Sportit 2023”, Veliaj pret delegacionin e Federatës Botërore të Mundjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > “Qyteti i Sportit 2023”, Veliaj pret delegacionin e Federatës Botërore të Mundjes
Uncategorized

“Qyteti i Sportit 2023”, Veliaj pret delegacionin e Federatës Botërore të Mundjes

Published: February 18, 2023
Shpërndaje

Në qershor të këtij viti, Tirana mirëpret Kampionatin Europian të Mundjes për të rinjtë e moshës 17 vjeç. Kurse vitin e ardhshëm Shqipëria synon të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror të Mundjes.

Një delegacion i Federatës Botërore të Mundjes, u prit sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Mundja në Shqipëri është ardhur në një nivel tjetër. Sot kemi mbi 12 medalje nga ky sport dhe më vjen mirë që Tirana, në qershor, do të jetë mikpritëse e Kampionatit Europian të Mundjes U-17. Për sa kohë që SHBA-të dhe vende të tjera i janë rikthyer sporteve klasike, siç është mundja, kanë filluar t’i përfshijnë të rinjtë në këto aktivitete që të vegjël, nuk ka asnjë arsye pse edhe ne, këtu në Ballkan, të mos marrim mësime nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai e vuri theksin te rëndësia e një brezi të rritur me sport. “Një lojtar i mirë, një sportist i mirë, është mbi të gjitha një qytetar i mirë sepse respekton rregullat e lojës, di të punojë në ekip, mëson që ka edhe humbje, ka edhe fitore. Asgjë nuk zgjat përjetësisht, ndaj edhe e vlerësoj shumë që Tirana do të jetë ‘shtëpia’ e mundjes gjatë muajit qershor, për të gjithë të rinjtë e moshës 17 vjeç dhe mezi pres që, ndoshta edhe për vitin tjetër, në Kampionatin Botëror, ne të konsiderohemi si një vend mikpritës. Sigurisht, nuk do kursehemi edhe për investimet që do bëjmë jo vetëm për sportin komunitar, por edhe sportistët elitarë,” vlerësoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj solli shembullin e mundësit Zelimkhan Abakarov, i cili u shpall Kampion i Botës me ngjyrat kuqezi, si një arsye për të investuar më shumë në sportin elitar.

“Fakti që Zelimkhan është kampion bote na bën besimplotë se skuadra jonë ka një shans të mirë për Paris 2024. Ne do punojmë me sportin në komunitet dhe palestrat e reja, që janë hapur, por do punojmë edhe me sportin elitar. Mbështetja juaj është shumë domethënëse. Faleminderit që keni vizituar Tiranën dhe na keni dhënë mundësinë që në qershor të jemi shtëpia e mundjes. Dëshira më e madhe është të kurorëzohemi në Paris me një fitore”, u shpreh ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?