Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qyteti ku filloi historia e Anglisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Qyteti ku filloi historia e Anglisë
EnciklopediLifestyle

Qyteti ku filloi historia e Anglisë

Published: May 6, 2023
Shpërndaje

Në një cep të qytezës Kingston upon Thames, ruhet një gur i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për historinë e Mbretërisë së Bashkuar. I shndërruar në një monument, guri rrethohet nga shtatë shtylla dhe sipas legjendës mund të jetë “Guri i Kurorëzimit”.

Afërsia me pallatin e famshëm Hampton Court, që dikur ka qenë rezidenca e mbretit Henry VIII dhe vendi i preferuar i xhirimeve të shumë filmave, e bën qytezën në jugperëndim të Londrës një vend shumë të dashur për turistët. Megjithatë, shumë nuk i kuptojnë ngjarjet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur aty.

Kingston upon Thames u emërua si bashkia e parë zyrtare mbretërore e Anglisë. Historiku i qytezës shtrihet deri në shekullin e 10-të, kur Athelstan, mbreti më i shquar sakson, u kurorëzua aty në vitin 925 të e.s. Athelstan konsiderohet si mbreti i parë i Anglisë, pasi mundi aleancën e vikingëve dhe Skocisë në betejën e Brunanburh, duke unifikuar një hartë të Ishujve Britanikë. Kështu Kingston u konsiderua vendi ku filloi Anglia e bashkuar.

- Publicitet -

Mendohet se si pjesë e ceremonisë, Athelstan u ul në “Gurin e Kurorëzimit”, ndërsa merrte kurorën e tij. Një kopje e kësaj kurore të parë është e ekspozuar në një kishë, dhe është krijuar sipas një ilustrimi të ceremonisë së ndodhur më 4 shtator 925. Gjithashtu, është e mundur që të jetë akti i kurorëzimit të parë të dokumentuar ndonjëherë në Angli. Kingston mbeti vendi i preferuar për kurorëzimet mbretërore. Aty u kurorëzua mbreti Edredit në 946 dhe Ethelred në 979, si dhe shumë mbretër të tjerë. Megjithatë, nuk ekzistojnë të dhëna të mëtejshme mbi “Gurin e Kurorëzimit” dhe është e paqartë se kur dhe pse guri ndaloi së përdoruri. Por, një traditë ka mbetur: kurorëzimi “ordo”, që do të thotë “urdhri” në latinisht. Urdhri u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953 dhe ka të ngjarë të përdoret edhe në kurorëzimin e ardhshëm të mbretit Charles III.

Me këto lidhje mbretërore të rrënjosura thellë, mbreti George V e quajti zyrtarisht Kingston një bashki mbretërore në vitin 1927. Ndërsa në vitin 1965, mbretëresha Elizabeth do t’i jepte një tjetër Kartë Mbretërore që konfirmonte titullin e Kingston si “Bashkia Mbretërore e Kingston on Thames”.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi bashkia mbretërore më e vjetër në vend, ku jo vetëm u kurorëzuan mbretërit e parë saksonë, por është dhe shtëpia e Gurit të Kurorëzimit. Jemi vendi ku filloi Anglia. Me lidhjen tonë të fortë me historinë mbretërore të Britanisë, ne mezi presim për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles. Shpirti i komunitetit të Kingston do të jetë padyshim në qendër të festimeve.”, thotë Nicola Nardelli, nënkryetar i Bashkisë Mbretërore të Kingston upon Thames.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?