Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama flet sërish për arrestimin në Himarë: Hetimi kishte nisur prej kohësh, skandal nëse nuk do të kishte prova
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama flet sërish për arrestimin në Himarë: Hetimi kishte nisur prej kohësh, skandal nëse nuk do të kishte prova
KryesorePolitike

Rama flet sërish për arrestimin në Himarë: Hetimi kishte nisur prej kohësh, skandal nëse nuk do të kishte prova

Published: May 13, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkië Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Në një intervistë për gazetarin Berat Buzhala në Nacionale, Rama tha se ky veprim e ka surprizuar pasi nuk e priste, ndërkohë që shtoi se mesa është informuar, hetimet për Belerin kanë nisur disa javë para se dyshja të përplaseshin në distancë me replika e kundërpërgjigje.

Gjithsesi, kreu i qeverisë tha se nëse arrestimi i Belerit është bërë pa prova, do të jetë një skandal i madh, nisur nga ajo çfarë vetë kandidati përfaqëson.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

- Publicitet -

Unë u befasova siç u befasuat dhe ju. Ky është një hetim i pavarur për të cilin nuk kemi pasur akoma mundësi të marrim informacione. Me sa kemi mundur të mësojmë nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për një hetim që kishte filluar kohë më parë, para se të fillonte polemika ime për këtë personazh. Dhe u nxit në fakt nga një intervistë e tij për mediat greke për helenizimin e Himarës. Dhe bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do të jetë vërtet një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për të bërë këtë hetim.

Bëhet fjalë për një person që është në garë dhe nëse nuk ka prova për të ndërmarrë këtë veprim, do të ishte vërtet skandaloze. Është shumë delikate, kjo do të ishte delikate në të gjitha rastet edhe sikur të bëhej fjalë për një kandidat të Opozitë në Selenicë apo Vlorë apo në Lezhë apo në Korçë, por fakti që ky është një kandidat që përfaqëson, sipas tij, edhe disa ndjenja të veçanta, elementë të veçantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, është shumë problem. Natyrisht, duhet të jetë një veprimtari e provuar. 

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në ‘arrest me burg’ nga gjykata e Vlorës.

Më pas, Beleri është sjellë në Tiranë dhe dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK).

Beleri u arrestua në lokalin e tij nëë Himarë dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Arrestimi i Belerit ka sjellë një sërë reagimesh nga Shqipëria e Greqia.

Opozita e konsideron arrestim me urdhër nga Rama, ndërsa Greqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?