Kryeministri Edi Rama në hapje të sezonit të 6-të të podkastit “Flasim”, ka komentuar dhe samtimin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Nga takimi me ministrin e Drejtësisë së Francës dhe diskutimeve me të, Rama ripërsërit për një reflektim serioz dhe largpamës mbi politikën penale në vend.
Rama thotë se akoma Shqipëria nuk ka një drejtësi të paanshme apo një drejtësi cilësore pavarësisht se është e pavarur.
“Kjo javë nisi me pjesëmarrjen në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku kisha nderin të isha edhe unë ndër të ftuarit për të përfaqësuar Shqipërinë.
Në tërësi, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të gjithë përpjekjeve të njehsimit të pozicionit dhe të koordinimit të forcave e të ndarjes së detyrave mes Shteteve të Bashkuara, Koalicionit të Vullnetmirëve dhe Ukrainës, në kuadër të garancive të sigurisë së nevojshme për hapjen e rrugës drejt kompromisit dhe paqes pas një lufte që ka marrë vërtetë tejet shumë jetë njerëzish.
Por, gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, tha Rama.
j.l./ dita

Cdo ore e dite del …, e del …., e perseri del ne media, deri ¨personale me Fevziun e me Saliun¨………. , eeeee ………… llap …, e llap …., e perseri llap e llap ….! DUKE U MARRE ME SHUME E ME SHUME ME ‘TASHE E THEME’ !
————————–
KUR, DHE SA ORE NE DITE BEN KRYEMINISTRIN NE KETE SITUATE TE KATANDISUR SI ‘EMERGJENNTE(?!)’ = RRESHJET ISHIN DHE MBETEN ME SE NORMALE!,
—- sepse, PERSERI eeeee PERSERI:
————
1.- NUK KA PUNUAR E NUK KA BERE KRYEMINISTRIN PER PLEHRAT E PAADMINISTRUARA e/o KEQADMINISTRUARA = ME PARA TE GRABITURA PREJ 13VITESH, E SOT E KESAJ DITE NE RRUGE BANKARE(?!)
—————-
2.- NUK KA PUNUAR E NUK KA BERE KRYEMINISTRIN e/o KRYETARIN E PARTISE SOCIALISTE QE PERZGJEDH/PROMOVON/DAMKOS/SHKARKON/BURGOS … KRYEBASHKIAKET PER TEKAT E TIJ NE LIDHJE ME FIRMAT NE DOKUMENTE ABUZIVE PRONASH E ¨PROJEKTESH¨ GATI-GATI PERSONALE e/o GRUPI SPEKULANTESH, … por ASNJEHERE PER PUNET PAKRYERA NE LIDHJE ME NDERTIMET PA LEJE (shpronesohen deri njerezit te cilet jane pronare shekullore edhe per gjoja ARSYE SHTETERORE, e nuk u shpronesokan dot NDERTUESIT ABUZIVE E NE ZONA KRITIKE(?!), ………… ME e PER HIDROVORET… PER MIREMBAJTJEN, RISTRUKTURIMIN E DERI SHTIMIN NE NUMER, …………….. ME e PER PASTRIMET E MIREFUNKSIONIMET E BASHKIVE KU JANE ¨ZGJEDHUR¨, PER PASTRIMET, … DERI EDHE TE PLASTIKAVE QE BLLOKOJNE KOLEKTORET, …………… PER MIREMBAJTJEN, RISTRUKTURIMIN E DERI SHTIMIN NE NUMER TE KOLEKTOREVE, …. PER KANALIZIMET E UJRAVE TE ZEZA QE EDHE SOT (viti 2026) VIJONE TE PERZIHEN ME UJRAT E BARDHA, …..
———————–
= z. kryeminister, perseri e perseri…, e perseri, … NUK PO BENI KRYEMINISTRIN AS TANI,
————–
…. por rendomte, PO BENI BASKETBOLLISTIN POLITIK (hidhe topin, prite topin, shperndaje, hutoje ….kudo edhe nepr skajet e botes ?! —)
————-
……. e LLANGOSESIN MEDIATIKE E PROPAGANDISTIK, ME NGJYRA FEKSJESH RETORIKE, vetem e vetem PER TE SHMANGUR PERGJEGJESIT,E te cilat REALISHT, OBJEKTIVISHT I KENI (sepse INXHINIERITE, EKONOMIA, ADMINISTRIMI, FINANCA, AUDTIMI/KONTROLLI/INSPEKTORATET, e deri JURISPRUDENCA me TE GJITHA KODET E SAJ… etj, perpara se te jene INSTRUMENTE NE DÚART TUAJA INJORANTE E ABUZIVE NE TE GJITHA PLANET USHTRUESE E EKZEKUTIVE, KANE LINDUR, KA QENE dhe JANE e MBETEN PERJETESISHT = SHKENCA!
————-
e JO OPINIONE!
Shumicën parlamentare e ke. Bëj ndryshimet e duhura që të ketë një drejtësi cilësore. Nuk je zgjedhur për të bërë sehir. Vëj gjoksin punës dhe vë njerëz të aftë në krye të punëve. Jo vetëm hajdutë.
Që ligjet e deritanishme nuk janë të “kopsitura “mirë këtë e kuptojnë edhe ata që nuk janë juristë. Pér këtë arsye duhen ligje plotësuese që Drejtësia të bëjë Shtetin Ligjor, ku ligji të jetë njësoj për të gjithë dhe jo selektiv sikurse po veprohet. Kështu p.sh. nuk e kuptoj se përse SPAK-u që ka dosje për Ahmetajn nuk vepron në mungesë dhe të tjerët i arrestin pa akuzë gjoja se mund të arratisen si Ahmetaj!!!
O iriq, për ti vënë gjoksin punës dhe jo vetëm, qyfyrexhiu i podkastit “flasim me veten” (monolog), ka kuadrot e njoma partisë, ose siç e quanin dikur “njeriun e ri”. Shumica prej tyre janë vërtet çupëlina, ca me balluke e ca me cullufe, por po ta shihje njërën prej tyre fill pas përmbytjeve dukej vërtet si ajo brigadjerja që kishte përveshur mëngët teksa i bërtiste muratorit, llaç shoku Ropi, llaç. Gazetari Karlo Bolino i kishte bërë një përshkrim perfekt situatës ke reporter.al