Gazeta amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull debatit për koncertin e reperit amerikan Kanye Ëest, i njohur edhe si “Ye”, i planifikuar të zhvillohet në Tiranë, si dhe polemikave për projektet turistike në bregdetin shqiptar.
Sipas New York Times, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin për financimin e koncertit, duke deklaruar se Shqipëria ka akorduar rreth 4.5 milionë dollarë për organizimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar koncertin “një mundësi fantastike për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik” për adhuruesit e muzikës.
Gazeta shkruan se “kryeministri nuk ka dhënë detaje se si do të përdoren fondet, ndërsa kujton se ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, kishte deklaruar më herët se për koncertin po ndërtohej një stadium i përkohshëm me kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh”.
Sipas artikullit, Rama pret që eventi të gjenerojë të paktën 114 milionë dollarë për ekonominë shqiptare. Ai argumenton se shpenzimet publike janë të nevojshme për të shmangur, sipas tij, “turpërimin e Shqipërisë” përballë afro 25 mijë vizitorëve nga 80 vende, të cilët kishin blerë prej kohësh biletat për koncertin. Kryeministri citohet të ketë deklaruar se aktiviteti do të ndikojë pozitivisht në konsumin, bizneset dhe të ardhurat e shtetit.

New York Times e lidh debatin për koncertin me protestat që po zhvillohen kundër projektit të resortit turistik në bregdetin e Adriatikut, ku është i përfshirë Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Gazeta shkruan se Rama i ka cilësuar kritikat ndaj koncertit dhe projektit turistik si pjesë e një fushate dezinformimi dhe ka deklaruar se të njëjtët kritikë kanë “rrëmbyer” protestën qytetare për qëllime të tjera politike. Në reagimin e tij, ai është shprehur se “Shqipëria nuk do të ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet pas”.
Artikulli ndalet edhe te figura e Kanye West, duke kujtuar se artisti ka shkaktuar polemika ndërkombëtare pas deklaratave antisemite dhe komenteve në mbështetje të Adolf Hitlerit dhe nazizmit, deklarata për të cilat më vonë ka kërkuar falje.
New York Times thekson se turneu i tij ka hasur në kundërshtime dhe anulime në disa vende evropiane, ndërsa në vende të tjera koncertet janë zhvilluar me pjesëmarrje të lartë.

Sulltenpiktori pse nuk i pagoj nga xhepi 4 miljon erot,me qe pret 100 miljon euro fitim!?
Pse nuk i pagoi 4miljon euro nga xhepi sulltanpiktori kur deklaron se do te fitoje 100 miljon euro!?Rinija ne proteste e akuzon per hajdut fondesh publike!?
Ish sKiperija 35 Vjet DIGJET,kaubojsat amerikOne Trapat e Trumpat me Edvine e Saline QIHEN…New York Times KRIFET!
E kujt i plasi? Kush eshte ky Kanye West, se nuk e njoh.
‘ TE GABOSH
ESHTE NJEREZORE,
POR
TE INSISTOSH
NE TE NJEJTAT GABIME,
ESHTE
DJALLEZORE ! ¨
– eshte nje urtesi / mencuri universale, mijeravjecare.
Nuk e kuptoni lojen e ndyre te Rames?
E sjell Kanyen gjoja te duket sikur eshte kunder cifuteve.
Eshte stili i tij i vjeter. Ben Patriotin me deklarata ne Srbi, dhe ngrihet te bej Ballkanin e Hapur. Ben rolin e zhvillimit dhe shkurton fondet per bujqesine. Etj ca te vazhdoj me keto shembuj te ndyre te ketij plere te ndyre
Njeri siperfaqesor, bosh nga brenda, zhgaravine nga jashte. A thua nuk ka Shqiperia probleme qe duhen zgjidhur dhe ky pallosh merret me nje kengetar alabak qe te helmoje rinine. Ai e di kush ja ka mesuar keto truke per te mashtruar popullin shqiptar. Por nuk do ti arrije qellimet e tij djallezore anti shqiptare.
Fundi i tij eshte nuk do jete kosh plehrash, por grope septike fshati.