Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama ka kritika për sistemin e Dhomave të Tregtisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rama ka kritika për sistemin e Dhomave të Tregtisë
Ekonomi

Rama ka kritika për sistemin e Dhomave të Tregtisë

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në çeljen e siparit “Shtëpia e Biznesit”, e cila është struktura më e re në shërbim të dialogut të institucionalizuar mes qeverisë dhe biznesit në Shqipëri. Ai theksoi se sistemi i Dhomave të Tregtisë duhet të bëhet një sistem me standarde europiane, për t’iu përgjigjur sfidave dhe nevojave të integrimit të vendit drejt familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

Shefi i qeverisë theksoi se gjërat duhet të performojnë sipas standardeve duke lënë pas kulturën e rrëmujës dhe të keqorganizimit.

“Tjetra, dhomat e tregtisë. I kemi rënë vërdallë e vërdallë të paevitueshmes, sepse është një gjë që nuk imponohet dot e gjitha nga lart dhe prandaj kemi pritur që të piqen disa kushte që vetë komuniteti të kuptojë që kjo mënyrë organizimi ku secili bashkë me tre shokë bën Dhomën e vetë, është Bathorja e sipërmarrjes. Ne këtë e kemi bërë me të gjitha gjërat në vitet e lirisë, në kërkim të demokracisë.

- Publicitet -

Bathorja, të cilës i referohemi është vetëm njëra, që është ajo që ne e dimë dhe që lidhet me ndërtimin kuturu, në një territor pa kanalizime, pa ujësjellës, pa asgjë, por ne kemi ndërtuar “Bathore” në çdo sektor të jetës edhe brenda pushtetit ekzekutiv. Mjafton të shikosh historinë e strukturave që janë ndërtuar e janë prishur e janë rindërtuar e riprishur të organizimit të qeverisjes. Mjafton të shikosh historinë e dixhitalizimit e të kioskave që janë ndërtuar.

Mjafton të shikosh e të shikosh, mund t’ju sjell shembuj pa fund, për të kuptuar se sa shumë e kemi paguar mungesën e traditës, mungesën e dijes, mungesën e organizimit, mungesën e koordinimit dhe mungesën e kuptimit që secili bën punën e vet, por të gjithë bashkë, duhet të ndërveprojmë që puna e secilit të bëhet më mirë.

Prandaj dhe ligji i Dhomave të Tregtisë e prandaj dhe sistemi i Dhomave të Tregtisë duhet të bëhet një sistem europian, sepse jemi një vend që nuk kemi asnjë sistem. Kemi dhoma, dhoma, dhoma, por nuk kemi shtëpi. Nuk e kemi një shtëpi për biznesin. Kemi dhoma. Po ku është dhoma e pritjes? Nuk dihet! Janë të gjitha dhoma gjumi.

Atëherë, duhet ta bëjmë bashkë dhe kjo është një nga objektivat që kemi, apo jo? E të tjera që unë nuk dua ta zgjas, por thjesht dua t’ju them që mos e lini këtë hapësirë të pashfrytëzuar, se tani ne mund të vëmë këtu të gjithë vëmendjen tonë. Mund të vëmë këtu stafin që do të merret vetëm me sipërmarrjen. Mund të vëmë të gjitha forcat tona në dispozicion që t’i adresojmë çështjet tuaja, duke filluar nga ato më individualet e më të bezdisshmet që pengojnë punën tuaj të përditshme.

Një rimbursim, një inspektim, një bllokim, një pritje pafund për një leje ku di unë, mjedisi, leje zjarri, leje zhurme, deri tek ato që lidhen me legjislacionin, por nëse ju nuk e merrni pjesën tuaj të pronësisë të kësaj shtëpie të biznesit, kjo do të mbetet një gjë e cunguar, prandaj duhet të na vini në provë dhe unë besoj që me Sekretarin e Përgjithshëm, kemi një shans më shumë, edhe ne, edhe ju, sepse e njeh mirë komunitetin tuaj dhe ne na shikon me sy kritik, edhe politik, edhe ekonomik.

Çfarë doni më shumë ? Çfarë të bëjmë më shumë? Dje nuk e pata dot të mundur sepse kisha një impenjim tjetër dhe e hapën pa mua, më erdhi jashtëzakonisht keq, nuk e besoja dot që një anëtar i Këshillit Ekonomik që ishte në tryezë dje, ndërroi jetë. Juve, një pjesë e juaja e keni njohur, unë nuk e kam njohur personalisht, por kam dëgjuar fjalët më të mira për të, por kjo hyn në ato gjëra që jemi të ndaluar të kërkojmë të marrim informacion se nuk na jep informacion askush se si ndodh, as ardhja e as ikja nga kjo jetë.

Kështu që, me shumë keqardhje, me shumë habi, i përcjell ngushëllimet edhe kështu, meqë mu dha mundësia, të gjithë atyre që e kanë pasur njeri të afërt, mik. Ai bënte shumë mentorime të të rinjve në tregun e punës dhe ishte shumë aktiv, përtej biznesit të vet edhe familjes natyrisht”, tha Rama.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?