Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama-Micotakis dhe dosjet pezull
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama-Micotakis dhe dosjet pezull
Lajmi i funditopinion

Rama-Micotakis dhe dosjet pezull

Published: April 22, 2026
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Kur flitet për dosje shqiptaro-greke dikush me të drejtë mund të listojë pa hezituar disa “gropa thithëse” që mbajnë peng të shkuarën (por dhe të tashmen) e raporteve mes dy vendeve: ligji i luftës, pakica greke në Jug, çeshtja e pronave të çamëve, marrëveshja e dështuar e detit e disa aspekte të tjera më të vogla e të parëndësishme. I njëjti person mund të shtojë më pas se këto kriza të mbuluara me hirin e viteve nuk i kanë penguar megjithatë mardhëniet dypalëshe. Jemi aleatë në NATO, avionët grekë dhe ata italianë ruajnë hapësirën tonë ajrore në kuadër të Aleancës, bëjmë tregëti e shkojmë e vijmë për turizëm apo motive gjithfarësh, qindra mijë shqiptarë tashmë janë edhe shtetas grekë me prona dhe fëmijë që shpesh nuk dinë shqip, si dhe prona të blera kudo në qytetet e fshatrat e Greqisë. Jemi pra dy vende që në jetën e përditshme sillemi normalisht duke e kthyer kokën anash kur na shfaqen “izmat” e të shkuarës.

Duhet të pranojmë se po jetojmë një tjetër kohë nga e ajo e operacioneve Fshesa dhe e incidentit të Peshkëpisë. E megjithatë t’i ikësh problemeve të vjetra nuk do të thotë se i ke zgjidhur ato. Aktualisht, tre vjet pas tensionit për zgjedhjet në Himarë, dy vendet kanë aplikuar një linjë diplomatike mes tyre e cila tenton të hiqet sikur mes dy anëve të kufirit nuk ka probleme, a thua se statu quo-ja është kurë që të shëron, e jo një ilaç që të ofron një qetësi të përkohshme. Paragjykimet janë aty, mëritë e vjetra e të reja gjithashtu dhe që të gjitha shfaqen sa herë që në mes futen çeshtje sensitive.

- Publicitet -

Himara qe një e tillë. Një patate që nxehet sa herë që në Shqipëri ka zgjedhje, por edhe sa herë që në Athinë mendojnë se ndaj zonave minoritare në Shqipëri ka probleme konkrete. Siç janë fjala vjen investimet turistike në bregun e Jonit, që shihen nga pala greke si një ujk i veshur me lëkurë qingji, me qëllimin për të tjetërsuar pronat e fshatrave greqishtfolës. Në të gjitha këto raste Athina zyrtare e ka të gatshme formulën sa herë që flitet për integrimin e Shqipërisë. “Rruga e Tiranës drejt Evropës kalon përmes Athinës”. Një refren që në rastin e burgosjes së Fredi Belerit u tentua të kthehet në bllokim konkret në Bruksel, por që më pas u evitua nga ndërhyrja e fuqitë kryesore evropiane me Italinë në krye.

Në këtë shah me shumë lëvizje Edi Rama është një lojtar që pëlqehet vetëm formalisht nga pala greke. Ai shihet madje si problemi kryesor. Teksa ai i përulet ne gjunjë Melonit dhe e fton atë të kalojë pushimet në Shqipëri (pasuar nga hapja e portave për një qendër refugjatësh), Micotakis nuk e viziton Tiranën në një vizitë dypalëshe që nga viti 2022. Periudhë e gjatë po të merren parasysh ecejaket e Ramës në Romë, apo afërsia me Erdogan e liderët evropianë, çka duhet të ketë rrudhur shumë buzë në kryeqytetin helen.

Mos harroni, Rama është kreu i forcës politike që paditi marrëveshjen detare në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi me votë unanime. Mos harroni gjithashtu që ai është i pari kryeministër i Shqipërisë që ka futur zyrtarisht në programin e qeverisë së parë në vitin 2013 “çeshtjen çame”. Një krisëm në mes të një koncerti! Më tej akoma, Edi Rama është ndër politikanët e rrallë të Tiranës zyrtare që ka akuzuar Greqinë se po bën “një politikë të vjetëruar në Ballkan”, duke e detyruar homologun e tij grek të evitojë një krizë të re, duke gjetur një formulë justifikuese për mediat greke. “E njoh zotin Rama dhe e di që ai ka një mënyrë të veçantë të të shprehurit”, tha ai në mesin e tensioneve për çeshtjen Beleri.

Për këto arsye një vizitë e Ramës në Athinë, sërish jo dypalëshe por në kuadrin e një forumi ndërkombëtar, është gjithsesi një rast i mirë për të ngrohur pak më shumë mardhëniet aktuale të cilat ecin në hullinë e një komunikimi protokollar e formal, më shumë sesa në korsinë e një raporti të ngushtë mes fqinjësh të vjetër. E sigurt duket se si Rama ashtu dhe Micotakis kanë vendosur se nuk do të jenë ata të dy projektuesit e një shqyrtimi me themel të dosjes shqiptaro-greke, për pasojë as autorët e një paqeje të madhe mes dy vendeve, por do të fokusohen më shumë në evitimin e krizave dhe administrimin ditor të raporteve mes dy vendesh që kanë shumë për të diskutuar e zgjidhur mes tyre, por që refuzojnë ta bëjnë këtë për arsyet e tyre të brendshme shumë herë më të vogla e meskine se historia e tyre e përbashkët.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • chp says:
    April 22, 2026 at 3:12 pm

    Jane me qindra fakte,dokumente ,artikuj dhe video ne Greqi dhe Shqiperi qe vertetojne 100% ,se Fredi Beleri eshte nje terrorist i certifikuar ne Masakren e Peshkepise ne 10 prill 1994,per te cilen eshte mburrur midis te tjerave ,ne nje interviste te dhene ne vitin 2009 gazetarit grek Stavros Xhimas.
    Fakti qe Beleri sot eshte eurodeputet dhe “bossi” i tij per clirimin e Vorio Epirit Nikolaq Gaxojani eshte antishqiptari me i poshter per te gjitha kohrat qe cuditerisht jo vetem ka fuqi magjike mbi parine e Tiranes por metastazat e tij shkojne ne katin me te larte te Shtepise te lyer me te bardhe….
    .e hedhin poshte kete artikull si prej bixhozi te shkruar nga Minxhozi..
    –
    Sa me shume qe te vazhdoni te urinoni “monumentin ” e Enverit
    Aq me shume i rritet vlera hallatave te terroristit eurodeputet ,Belerit…

    Reply
    • five company says:
      April 23, 2026 at 5:33 am

      Ky eshte gabimi nr. 1 : sa here mundohemi ti leme ” – izmat” pa pergjigje dhe zgjidhje dhe sa me shume ti largohemi aresyetimit konkret te tyre, aq shume afrohen, grupohen dhe shperthejne . Ideja e – izmave ose ngjarjeve historike qe reflektojne kompleksitetin e kontradiktave perkatesive fetare, ideologjike, politike, ekonomike dhe social – kulturore te marredhenjeve midis dy vendeve, “nxjerrin koken” ose ta shpreh me qarte perdoren si aset i nje vendi kur balanca e marredhenjeve bilaterale largohet nga reciprociteti dhe anon ne anen e kercenimit. Me lini t’jua sqaroj, Ne momentin kur nje vend ne rajon ndihet i kercenuar eshte pikerisht kur fuqia ekonomike e vendit fqinj po rritet dhe e shikon kete vend jo me si aleat por si nje konkurrent te fuqishem qe futet ne tregun e tij, treg i cili shenin te ardhurat baze te buxhetit te tij. Pra nfa kercenim ne horizont, i rritjes se potencialit ekonomik dhe terheqjes se klienteles se tregut derivon -” izmat ” ose asetet historike qe nuk jane eleminuar, por flene te heshtura dhe perdoren si karte, ne momente kritike pa lene tju rreshqase toka nga kembet. Por asetet ose – izmat jane historike dhe historia nuk njeh ideologji, perkatesi ose emocione. Historia bazohet vetem ne fakte, kur keto jane shkruar me vertetim pa perfshire asnje nga faktoret e permendur mesiper.
      P.sh. ne rastin e Greqise, turizmi perben 70% te te ardhurave te buxhetit, si mendoni ju per karten klienteliste te terheqjes se tregut te turizmit nga Greqia ne Shqiperi???! Kush aset ose – izma do te perdoret per frenuar rrenimin e sektorit te turizmit??! Pikerisht ketu qendron klecka, – izmat nuk u zgjidhen dhe derisa keto -izma te mos zgjidhen dhe te marin drejtimin e duhur do perdoren si asete per te mbajtur larg kercenimin ekonomik i cili shoqerohet me kercenimin social…

      Reply
  • Aldrin says:
    April 22, 2026 at 3:26 pm

    Ik o legen i ndyre.
    Rama foli per ceshtjen came ne 2013en, pastaj e hodhi poshte boterisht duke pretenduar se nuk do merremi pergjithnje me ceshtjen came, duke bere pazar per Detin dhe Jugun e Shqiperise.
    Efkaristo para poli tha ne Finiq
    Ka lejuar vendosjen e tabelave greke ne gjithe Jugun
    Fali Butrintin te greket
    Dhe, rihapi ceshtjen e Detit te shitur nga Berisha Basha
    Mareveshje me e mire, thane Plerat Rama Meta, me korifenjte e Delimitimit
    Denimi per tradheti te Larte ndaj Atdheut eshte denimi i merituar per keta kerma te ndyra tradhetare te Shqiperise

    Reply
  • Rexha says:
    April 22, 2026 at 4:27 pm

    Një shkrim pa gravitet. Nje shkrim lepires dhe “kritikues”. Nje shkrim “as mish e as peshk”.
    Nje shkrim delesh!

    Reply
  • demo says:
    April 22, 2026 at 4:42 pm

    Or Minxhozi,po kush ta la ty Himaren zone Minoritare?
    Rama eshte i vetmi,drejtues shteti,qe paska nxjerre kemben nga rrethi dhe i ka thene Ate gjene e Madhe Greqise,qe po bejne Politike te vjetruar???????????????????????????????????????????Pse nuk thua se i paska vrare greket?
    Kur ka derguar kufijte detare ne Hage dore me dore me greket,I PASKA SHUAR FARE.Kur ka percaktuare Himaren ZONE MINORITARE ka bere heroizem antigrek.
    Dhe kushedi cfare ka katranosur ne dem te Shqiperise ne Ate takim me Micotaqin?
    Do ta marrim vesh nga shtypi grek ,mor zagar!

    Reply
  • demo says:
    April 22, 2026 at 10:40 pm

    Degjoni Mecollarin,Degjoni Mecollarin!Ferit Hoxha eshte Arkitekti i Tradhtise kombetare te Faljes Detit Greqise ne 2009.
    Berisha me nje Akt krejtesisht antishqiptar,Nga pozitat e nje pushtuesi grek te Shqiprise C`fuqizoi kufijte kombetare me Greqine,Kufrin Detar me Greqine dhe VIJAT BAZE TE BREGDETIT KONTINENTAL SHQIPTAR QE MBROJNE GJIRIN E SARANDES DHE NGUSHTICEN E OTRANTOS.Vijat Baze te Gjirit Sartandes jane percaktuar ne 1974,Jane derguar ne OKB dhe Greqia i ka firmosur,.Berisha ne ParlaMENT PA MARRE ok NGA OKB,PA KONSULTUAR KONVENTAT NDERKOMBETARE I FSHIU ME VENDIM PARLAMENTI.Kjo eshte e paligjshme,sepse Parlamenti nuk ka tager te fshije kufijte kombetare dhe vijat baze qe mbrojne bregdetin kontinental te firmosur ne OKB dhe dy Konventa te Fuqive te Medha..Kryenegociator ka qene Ferit Hoxha,sot minister i Jashtem.Marreveshja sic dihet u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese.
    Sot Edi Rama e gjen kete Ferit Hoxha,;E ben minister te Jashtem dhe i ka varur melcite ne qafe.
    Sipas Mecollarit,nqs Marreveshja e Detit me Greqine dergohet ne Hage,Gjykata nuk i njeh Vijat Baze te vitit 1974,te aprovuar nga dy shtetet ne OKB,Distanca nuk llogaritet me nga Korfuzi me Vijen Baze kontinentale,por nga mikroishujt greke me molin e Sarandes dhe Shqipria rikthehet perseri ne Marreveshjen tradhtyare te Sali Berishes duke humbur 379 km katror det.Krejt Gjirin e Sarandes dhe Ngushticen e Otrantos.
    Aq me teper qe paskan sajuar bashkarisht edhe nje nen,qe Turqia te ndaje detin e saj kontinental me ishujt greke,ne te njejten menyre vllazerore si po e dhuron qeverria shqiptare.Ti dergoje ne Hage.
    Me kete marreveshje Rama nuk pengohet me nga Greqia ne BE.Nga 9 shtete qe kundershtonin Edi Ramen ne BE,kane mbetur vetem 8.Edhe per keta do sajoje ndonje Surprize..
    P.S.Zoti Micotaqis!Turqia ka 50 vjet qe ka bere letrat per BE.Nuk e ka me ngut.Duron edhe 50 vjet te tjera.Ate nenin 2 te ndarjes se detit sipas modelit shqiptar,tregoja prape!.Sa te perfundoje kjo gjurulldi e Hormuzit.se ka nje tjeter Ndarje te Drejte,te Ndershme,Vellazerore ne xhep, si ne Qipro/Mavy Vatan.Ate Vijen Mesore Athine Stamboll e ka hequr ne menyren me te drejte te mundshme.Gjykata e Hages e ka te pamundur ta kundershtoje.

    Reply
  • Tártari says:
    April 23, 2026 at 1:45 am

    Sakte “Demo”, nuk kam cfare te shtoj e cfare t’i heq komentit tuaj!

    Reply
  • demo says:
    April 23, 2026 at 6:46 am

    Flmnd.per konsideraten Tartari atdhetar.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 23, 2026 at 7:46 am

    OK,S.Minxhozi:
    -Shprehja popullore se “..Më mirë të jesh M..sa të jesh i vogël.” Nuk ka dalë Kotë:
    Është fati jon i keq që na ra në pjesë një KOMSHI,që ka kërkuar të na MPOSHT NË SHEKUJ.!
    Janë të panumurta mizorit e Qeverive Greke ndaj NESH,të cilat dihen tashmë nga Shqipëtarët.
    Ndaj,edhe vizita e E.Ramës sot shifet si një DORË QË NËSE NUK E KAFSHON DUHET TË-PUTHET?
    Kështu,Marveshja që do bëhet gjoja për të ELEMINUARË MËRIT E VJETRA ËSHTË NJË PËRRALLË,PASI LËKURA QË I VISHET UJKUT NUK E BËN QËNGJ.!
    Pretendimet Greke për VORIO-EPIRIN,MINOROTETET,PRONAT..NUK DO FASHITEN KURRË SI PRETEKS PËR TË VËNË GURË NDËR RROTA NË SHEKUJ.!
    Fakti i anashkalimit të L.LUFTËS DHE PROBLEMIT ÇAM,është një THIKË ME 2 TEHE QË E ÇON GJËNDJEN NË 1940.Ndaj, E.Rama problemit i ra VËRDALLË SI MACJA QULLIT TË NXEHTË,edhe për 354 KM DET,DUKE NXJERR NË SKENË KOLONELIN DHE JO VETEN DHE PS 2009.!
    Janë 2 probleme shumë të mprehta që E.Rama nuk i zgjidh dot me KOMSHIUN KËRCËNUES GREK 1997:
    1.Në Athinë tashmë jetojnë e punojnë mbi 1000.000 Shqipëtar,Të cilët duhen mbrojtur nga Shteti amë.Dhe një shkëndi acarimi,do u vihej FSHESA.!
    2.Për integrimin në BE,Duhet kaluar përmes Athinës,e cila na ka vënë stërkëmbsha gjithmonë.Fakti që në 2027 Miço i vogël merr drejtimin 6 mujor të BE,do të thot DAL O BEG SE KA HENDEK.!
    Jo më kotë Miço u soll shumë i qetë,buzagas..dhe RAMA U ACARUA SHUMË KUR JU ZU NË GOJË TERRORISTI F.BELERI SI KALI TROJËS EDHE NË BE,I CILI BASHKË ME NON GRATËN E TIRANËS(VIÇIDOLIT)DO TË RRISIN LARTËSINË E MALIT TË SHKËLZENIT,TOMORRIT.!!
    Fakti që BE,e nxori Shqipërinë në plan të DYTË PAS MALIT TË ZI,Tregon se Shqipëria rrezikon përsëri,Pasi EPP,BE..nuk ja falin E.Ramës që ju bashkangjit BORDIT TË PAQES,POR ME NËN TEKST PARABURGOSJEN E B.BALLUKUT.!
    EL News Albania
    FLM DITA,S.MINXOZI.

    Reply
  • MH says:
    April 23, 2026 at 9:22 am

    Kurse per ty o Kapterr Ethe Lalaj ajo shprehja “Me mire M…se i vogel” duhet kthyer mbrapsht se ti me mire te ishe i vogel se keshtu M…sic je.

    Reply
  • ¿? says:
    April 23, 2026 at 4:06 pm

    Temja eshte edhe mut(ë) edhe i vogel

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  2. xhaxhi moderatori on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. 1thundrak on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  4. demo on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. Labi on Guacka e Zvërnecit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?