Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Rama ndryshon qeverinë, emra të rinj, rokadë dhe dikastere të reja, ikin Xhaçka, Kushi, Krifca…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > LISTA: Rama ndryshon qeverinë, emra të rinj, rokadë dhe dikastere të reja, ikin Xhaçka, Kushi, Krifca…
KryesorePolitike

LISTA: Rama ndryshon qeverinë, emra të rinj, rokadë dhe dikastere të reja, ikin Xhaçka, Kushi, Krifca…

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Ndryshon gati gjysma e kabinetit “Rama”. Ndër surprizat është ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete dhe ministër i jashtëm Igli Hasani.

Më tej, kryeministri Edi Rama prezantoi Anila Denaj si ministre e Bujqësisë, Ogerta Manastirliu ministre Sporti dhe Arsimi, duke bërë transferime dhe rokadë të shefeve të dikastereve, Delina Ibrahimaj si ministre për Sipërmarrjen dhe Arbi Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor, duke hapur dy ministri të reja.

Bie në sy fakti se te dikasteri i Shëndetësisë, që është më i atakuari nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, është emëruar Albana Kociu, si ministre e Shëndetësisë.

- Publicitet -

Po kështu bie në sy se shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet.

Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi dhe Edona Bilali janë larguar nga qeveria, ndërsa për Manstirliun, Denajn dhe Ibrahimajn kemi një ndryshim të portofolit, pasi kanë ndërruar ministri.

Emërimet në qeveri:

-Ervin Mete, ministër i Ekonomisë dhe Financave

-Igli Hasani, ministër i Jashtëm

-Anila Denaj, ministre Bujqësie

-Ogerta Manastirliu, ministre Sporti dhe Arsimi

-Albana Kociu, ministre e Shëndetësisë

-Delina Ibrahimaj, ministre për sipërmarrjen

-Arbi Mazniku, ministër shteti për pushtetin vendor

-Shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet

Rama: Në tetor, Kongresi 

Kryeministri Edi Rama tha se më tetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së. ‘Në fillim të tetorit thirret mbledhja e kongresit të PS-së. Me propozim të sekretarit përgjithshëm në detyrë Blendi Klosi unë ju kërkoj të miratoni strukturë dhe përbërjen e re të sekretariatit të Partisë, të cilin do ta votojë asambleja në kongres.

Emrat e Sekretariateve:

-Sekretar Organizativ, Ardian Çela 

-Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduart Ndreca

-Sekretare e Gruas, Evis Kushi

-Sekretar Digjital, Etjen Xhafa

-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

-Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Eridjan Salianji 

Milva Ekonomi

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Patriot says:
    September 4, 2023 at 7:36 pm

    Pra ministeria e re Kociu paska bere emerimet deri tani. Pra kjo paska zgjedhure Ahmetajn, Gjiknurin, Beqjen, etj, sepse lists me te sukseshem nuk ka funde. Vazhdoje suksesin se shume mire je si drejte se e burimeve njerezore ku 80% e stafit eshte per burge. O gjigante puna mater me eficence, ku kjo e ka rezultatin negative 8-2 ( 80-20%).

    Reply
  • mali says:
    September 4, 2023 at 7:56 pm

    Nje sharlatan qe pa u thare boja ne vendim per ndryshime filloi t’i lepihet Rames.Ky eshte Spartak Ngjela.Ore avokat mund te vendosesh arnime te reja ne nje robe te skaduar nga koha? Sado e forte te jete copa(na tregojne shkollimet jashte e te tjera …)roba e PS-se nuk mban.Arsye eshte qe Edi Rama si Enveri nuk lejon njeri t’i jape mend.Keto I ben per mashtrim qe eshte mjeshter I madh.E dyta eshte qe te luftoje PD-ne qe te mos fuqizohet me Bashen kryetar.Per kete do te kete mbeshtetjen e Saliut qe do te hedhe shashka me tym gjasme si kundershtar.

    Reply
  • Veziri says:
    September 5, 2023 at 4:55 am

    Po mire more Ed djali…se ti edhe harron se cfare thua ngaqe as vete ti nuk di cfare thua se te flet hunda para mendjes…atehere kur I zgjodhe the se jane femra te zgjuaraaa, e qe punojne shumeee, e jane te zonjaaat etj etj…tani cfare pune nuk bene mire keto 5 gra se sa per punet e meshkujve I ke ne rradhe para cekicit…se nuk jane pak por 5 gra…cfare dhe ku gabuan…duhet ta thuash se nuk hiqen nga puna ashtu kot se tu ngrit ty apo tu ul…tensioni, tensioni…E ke per detyre ta argumentish arsyen perse…sepse perndryshe quhet SULLTANAT HARREM ku Sulltani I heq harremxhiet me nje levizje te dores…megjithese nuk ta kemi merakun as ty per ate levizje te dores sa lart poshte e sa majtas djathtas…

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 5, 2023 at 8:47 am

    VO:
    1.Fjalimi 90′ i E.Ramës i qëlluar me arritje e argumente bindëse për shpresë më të mira deri 2030.
    2.Nëse nuk binden sharlatanët ANONIM të Saliut të cilët hedhin vetëm balt,të dëgjojnë e shikojnë mirë arritjet në 3 mandate:
    •Shqipëria radhiten në vëndin e parë në botë në TURIZËM GJITHËPËRFSHIRËS.
    •Dhe kjo për punë të mira në INFRASTUKTURË Mjedisore,Rrugore,Kuilturore..!,Kështu,u përfunduan baipaset e Vlorës,Fierit,Tiranë -Elbasan,Aeroporti Kuksit,Stadiumi ARENA,Shkodrës,Elbasanit.Në mbarim tuneli Llogorasë,Rruga e Arbrit,Aeroporti Vlorës,etj më shumë se të gjitha qeverit e pas 1990-tës.
    3.Është i pari KM në 111 vite Shtet që nuk fut hundët te DREJTËSIA,Aipas direktivave të SHBA+BE..!
    4.Është i pari KM në Shqipëri që drejtoi OSBE dhe dy herë rresht KS OKB.
    5.Është i pari KM që organizoi SAMITIN E 27 VËNDEVE TË EUROPËS në Shqipëri..dhe Atë Berlinit në Tetor,etj,etj.
    -FLM DITA.

    Reply
  • Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:
    September 5, 2023 at 9:35 am

    Ethemke Lalaja, ke harruar ca tjere Rekorde te Ramsit –
    Merri shenoji qe ti hedhesh ne kopjen tjater :
    Eshte i pari KM qe shkon ne Beograd pas 70 vitesh.
    Eshte i pari KM qe Borxhin Publik e ka Rekord te gjithe qeverive paraardhese.
    Eshte i pari KM qe ka arritur qe ne 10 vite qeverisje te mbaje Rekord per kerkesa per Azil te shqiptareve ne vendet e BE.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 5, 2023 at 9:55 am

    Ethem Beu:

    Edhe intelektuali nuk ka si te bjere dakord me ty per keto levdata te ekzagjeruara ndaj Edi Rames qe duken si ajo kenga e rapsodit popullor ne Kohen e Qepes te Enverit me plot fabrika dhe uzina, por realisht me tollona dhe bunkere, kur Shqypnia kishte fituar Cmimin e Pare ne Bote per ushqimin:

    DY LUA O, DY LUA KA NE KETE BOTE
    NJERI NE AZI, E TJETRI NE EVROPE

    Edi Rama perpara se te levdohet dhe llastohet me “arritjet” e tij qe duken si ato te Enverit, duhet te perfundoje Rrugen e Kombit qe e la Saliu si nje turp dhe rezil i Shqypnise ne syte e Botes, pastaj te heqi dore nga bunkeret me shume kate qe po lejon papushim te ndertohen ne Tirane per te lare dhe shpelare parate e droges te mafies qe e mbeshtet ne cdo zgjedhje elektorale dhe gjeja me thelbesore qe do ta bente cdo lider shteteror per vendin e tij do te ishte:

    TE FILLOJE ME NE FUND TE MENDOJE PER RILINDJEN E PRODHIMIT KOMBETAR QE MATET ME GDP

    sepse:

    Per nga ky tregues prodhimi real nga statistikat e Bankes Boterore, Shqypnia e Rilindjes ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit me tollona dhe bunkere, e fundit ne Europe dhe shume afer fiseve te Afrikes Zulu, me nje eksport shume me te vogel se eksporti i fabrikave te intelektualit perpara se Enveri te sillte Morrat e Kuq jugosllave, sovjetike dhe kineze ne Shqypni qe perhapen Murtajen e Kuqe Bolshevike me pasoja qe i vuajne shqyptaret deri me sot.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 5, 2023 at 10:00 am

    PO:
    Në përgjigje të Berishistëve:
    1.I pari KM në Beograd që u tha troç..Të njihni Kosovën si Shtet të pavarur..dhe Vuçiç iku me bisht ndër Shalë inpari nga bodjumi..
    2.I pari KM që shkoi në Kremlin takimin me Lavrovin dhe i tha..” Ju jeni për luftë e jo paqe dhe keni ngelur në kohën e Stalinit 1953..!
    3.I pari KM që merr 3 mandate si KM në Shqipëri pas 90-tës.
    4.Në 2013 e mori buxhetin në ZERO dhe në 3 mandate 4.5 %.
    5.I pari KM që që zhduku plehrat kancerogjen në Tiranë,Elbasan,Fier,etj me landfillet që si kishte bër kush në 33 vite..!
    6.I pari KM që i ktheu qytetet në ambiente shlodhse,Argëtimi,Qytetërimi Europian të mbytur nga pisllëku dhe pallatet pa bojatisur që në kohën e E.Hoxhës..!
    7.I pari KM që kur del jashtë Atdheut dhe kur pret të huajt.. nuk mban nëpër gojë kundërshtarët politik si shpifsit opozitar në pushtet e opozitë në 33 vite..!
    8.I pari KM që nuk përgojon asnjë AMBASADOR të huaj,ku Saliu nga 8 Amb. Amerikan-7 prej tyre i telendisi..
    9.I pari KM që nuk akuzohet për vjedhje e vrasje me dosje e vidio me zë e figurë..
    10.Sa më shumë shpifs berishist ti K/Vihen E.Ramës aq më shumë do rrij në pushtet..!

    Reply
  • MeteH says:
    September 5, 2023 at 10:12 am

    Kapterr Hafije Lajaj, prapa ktheu e me hap rrjeshtor bythen marsh per ne katundin tend e te Poliagjentit te Enverit atje ne Corrush nje-dy, nje-dy, nje-dy …se Gomarica si ti nuk kuptoni as nga muzika sa nga politika.

    Reply
  • demo says:
    September 5, 2023 at 10:38 am

    paska ndrruar loekuren gjarperi.
    Po nuuk ju shtyp koka gjarperit,prape do helmoje.
    Arlind Qorri!
    Pregatitu te fitosh zgjedhjet e 2025!
    Zgjidh njerez te ndershem te qeverrisin,se me keta hajduter osht faaaa dynjaja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?