Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë
KryesorePolitike

Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë

Published: 17 Tetor, 2022
Shpërndaje

Partia Socialiste do të nisë një dialog me bashkitë dhe komunitetit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore në 2023. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama, nga selia e PS-së, tha se është diskutuar për projektbuxhjetin e vitit 2023, ku bëri me dije se qeveria do të vijojë që të këmbngul tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Rama u shpreh besimplotë se do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.

‘Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Urojmë të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi jemi shumë të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në import. Por gjithsesi do të vijojmë që të dalim. Jemi besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.’- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë, në prononcimin e shkurtër për gazetarët nga selia rozë u ndal edhe tek opozita, për të cilën tha se premton vetëm izolim nga bota. Kryesocialisti teksa luante me fjalët për ‘opozitën e rublave që mban erë’ paralajmëroi se ‘ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur’. I pyetur se çfarë di më tepër, Rama nuk pranoi që të komentojë.

- Publicitet -

‘Çështja është që në këtë epokë të kërcënimit të madh ku Shqipëria nuk bën përjashtim, ku na duhet të përballemi me pasojat e gjithçkaje që vjen jashtë nesh. Duhet të jemi të qartë të vendosur dhe të bashkuar, dhe sa më të lidhur me partnerë dhe aletë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë të rrinte mirë në këtë kontektst. Po për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota. Është një opozitë e zhytur në thesin e rublave. Edhe veprimtaria edhe mënyra si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.’- tha Rama.

Komunikimi i plotë i Ramës me mediat:

Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar intensivisht me të gjitha komunitetet, qoftë për qeverisje vendore, qoftë për sfidat e përbashkëta. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa, ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen nga një agresion në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë, përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

Është një Inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së njw diktatori si Vladimir Putin, por nga ana tjetër edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon qeverisë, i takon shumicës qeverisëse qw të bëjë gjithçka për të lehtësuar sa të jetë e mundur peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe patjetër edhe mbi shpatullat e familjeve.

Për këtë arsye, kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013, çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të së ardhmes së vendit, por patjetër ky dyfishim i buxhetit është mbi të gjitha i bazuar tek domosdoshmëria për të vazhduar të mbështesim që të gjithë sa të jetë e mundur.

Patjetër që do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Urojmë që të kemi edhe shiun e nevojshëm pasi dihet që ne jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje shiu, kemi më pak nevojë për të dalë në import që gjithsesi do vazhdojmë të dalim sepse në asnjë rast, edhe sikur të kemi plot e përplot hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmbushur të gjitha nevojat dhe jemi shumë besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Sigurisht do të jetë dimër i vështirë, por masat që kemi marrë dhe mbështetja masive që do vazhdojmë t’i japim të gjitha kategorive, besoj se do ta lehtësojnë dimrin në mënyrë te arsyeshme.

-Kur e morët këtë mandat zoti Rama thatë që nuk kishit kohë të humbisnit me kudwrshtarwt ? ndërkohë që lajmëruat dje që pjesë e diskutimeve me qytetarët do të jetë dhe opozita
Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Edi Rama: Jo, nuk është çështja, “pjesë e diskutimit me qytetarët që do jetë dhe opozita”, çështja është që në këtë epokë kërcënimi të madh kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga gjithë ky kontekst kërcënues dhe kur na duhet të përballemi me pasojat e diçkaje që është jashtë nesh dhe që vjen edhe tek ne, njësoj siç erdhi tërmeti, njësoj siç erdhi pandemia, na duhet sigurisht që tw jemi sa më të qartë, sa më të vendosur, sa më të bashkuar dhe sa më të lidhur me partnerët dhe me aleatë të fuqishëm. Dhe sigurisht që do të ishte mirë të kishim një opozitë, e cila të rrinte mirë në këtë kontekst, por për fat të keq kemi një opozitë, e cila premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në thesin e rublave. Është praktikisht fatkeqësi dhe, edhe veprimtaria, edhe mënyra sesi vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë dhe ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Komente
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. thotë:
    17 Tetor, 2022 te 4:46 pm

    Kete CEO te interneceratorev, PPP, i Oligarkeve te ndertimit, i kar-buranteve etj SPAK duhet t’a marre ne pyetje dhe prej zyrave saj te dale vetem me pranga ne duar.

    Përgjigjiuni
  • Toni thotë:
    17 Tetor, 2022 te 4:53 pm

    Sfidës së Luzim Bashës Prokurorisë që të bëjë publike letërporositë e mbërritura nga SHBA në lidhje me lobimet,Prokuroria e Tiranës doli me një qëndrim publik,ku deklaroi se ka prova për lobim një shumë prej 650 mijë $.Por çështja u mbyll nga Kryeministri Rama mbas marrveshjeve të fshehta me Bashën për shkatrrimin e PD-s dhe largimin e Berishës.Por edhe Rama ka paguar për një foto me Obamën.Bilali është një biznesmen shqiptaro- amerikon që morri përsipër para do vitesh ti “OFROJE”një foto Ramës me Obamën sipas kërkesës së Ramës. Sigurisht fotoja me Presidentin Amerikan ka një faturë. Ka faturë të kripur. Por Bilali e kish marrë përsipër. Pagoi Bilali i gjorë një shifër që sthuhet, dhe hop i erdhi ftesa çift nga Presidenti i SHBA: Bilalit dhe Gruaja. Po Rama ku ishte? Ku do hynte? Problem! Ateherë mafia e gjeti zgjidhjen. Ne vend të Gruas së Bilalit do të shkojë Edi Rama. Dhe keshtu u bë. Rama vuri kurorë ditore, i fut krahun Bilalit dhe mbritën në takim.Bilal Shehu dhe nje tjeter shtetas amerikan janë dënuar,Edi Rama akoma jo,sepse ka imunitet si funksionarë i lartë.Kur të zbythet nga karrikja e Kryeministri do të arrestohet menjëherë.

    Përgjigjiuni
  • Fatmir Lohja thotë:
    18 Tetor, 2022 te 1:01 pm

    Sulltanpiktori tre pune ka:1.Me e sha M me liber shtepije kush e kundershon si vendas,apo nderkombetare.2.Me cu parate lel me lek te ppp-te.3.Me trullos elektoratin per ti rrembyer voten domomosdoshmerishtSatalitet priten te qendrojne ne hava!?

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem bashkë me familjen
  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re
  • “Formësojmë të ardhmen tonë Evropiane”, Samiti i SEECP, Tirana pret sot krerët e 13 shteteve
  • FOTO: Arrestohet autori i vrasjes së kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj, dalin pamjet
  • Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime

Komentet e Fundit

  1. Ali baba me 40 hajdutet në Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  2. Mohikani në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. Kola në Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  4. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  5. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?