Nga udhëtimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE deri te marrëveshja për emigrantët me Italinë, si edhe polemikat e brendshme për një projekt turistik të kundërshtuar nga “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri shqiptar Edi Rama trajtoi çështjet kryesore politike që lidhen me Tiranën dhe marrëdhëniet e saj me Europën në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë së lajmeve Italpress.
Sa i përket rrugëtimit europian të Shqipërisë, Rama e përshkroi procesin si të pakthyeshëm
“Siç thoshte Winston Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra për të mësuar, për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.
Rama u rikthye gjithashtu te marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, e cila muajt e fundit ka qenë në qendër të debatit të ashpër politik.
“U bë shumë zhurmë për diçka që, në fund të fundit, nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e bërë me mirëbesim, një tentativë për të gjetur një drejtim dhe zgjidhje. Fakti që sot kjo është pranuar nuk është një fitore, por një shembull tjetër i kohës së humbur në beteja që shpesh nuk janë as beteja të vërteta, por përplasje të kota në arenën publike”, theksoi Rama.
“Koha e humbur para se të arrihet në një qëndrim të përbashkët është problemi i vërtetë që duhet të adresojmë”, shton ai.
Kryeministri u ndal edhe te protestat e “Revolucionit të Flamingove”, të cilat kundërshtojnë projektin në Zvërnec.
Ai hodhi poshtë akuzat dhe tha se ato po dëmtojnë imazhin e vendit.
“Prej vitesh jam akuzuar për gjithçka të mundshme. Nuk e di nëse ka mbetur ende diçka që nuk më është atribuar”, tha ai, duke shtuar se kjo situatë “më shkakton një dhimbje të thellë sepse në këtë pikë nuk bëhet më fjalë vetëm për mua, por për Shqipërinë”
Sipas tij, “rreth kësaj çështjeje është ndërtuar një narrativë pa baza”.
“Si mund të përgjigjesh? Kemi arritur në pikën ku duket se është përmbysur një parim themelor: duhet të jenë ata që bëjnë akuza që të sjellin prova, jo i akuzuari që duhet të provojë vazhdimisht pafajësinë e tij.
Ky i ashtuquajtur “Revolucion i Flamingove” në fillim dukej pothuajse si skenari i një filmi. Sot më duket se protesta ka marrë drejtime të tjera dhe është zhvendosur në çështje të tjera”, tha kryeministri.
“Nëse më akuzojnë se ua kam dorëzuar këto toka dikujt ose se kam dëmtuar një pjesë të bukur të bregdetit shqiptar, atëherë le të sjellin prova. Deri tani, nuk është paraqitur asnjë provë. Askush, deri më sot, nuk ka vërtetuar asgjë. Nuk ka prova sepse procesi është ende në zhvillim”, thekson Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se “ende nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje sepse negociatat nuk kanë përfunduar.”
Për sa i përket zhvillimit tjetër, në një tokë private, ai theksoi se “shteti dhe qeveria nuk kanë asnjë lidhje me të. Ende nuk ka leje ndërtimi dhe procedura është në vazhdim”.
“Kemi arritur në një situatë paradoksale”, tha Rama dhe shtoi se megjithatë i kuptonte arsyet e atyre që kishin dalë në protestë, por kritikoi mënyrën se si çështja ishte çuar në arenën ndërkombëtare.
“Duke thënë këtë, i kuptoj plotësisht ata që dolën të protestojnë. E kam thënë publikisht: nëse do të isha mes tyre dhe do të dëgjoja gjithçka që thuhej, ndoshta do të ndjeja të njëjtin zemërim dhe të njëjtën indinjatë. Por nëse më pas do të dëgjoja palën tjetër, në këtë rast qeverinë, që më thoshte: ‘Eja, do të të tregoj se nuk ka asgjë nga ato që të kanë thënë, nuk ka prova’, do të ndihesha i qetësuar dhe do të kthehesha në shtëpi”, theksoi kryeministri.
“Fatkeqësisht, sot çështja ka shkuar përtej kësaj dhe njerëzit nuk po flasin më as për flamingot. Flamingot janë bërë një simbol i dobishëm për ata që duan ta çojnë këtë histori në skenën ndërkombëtare. Nëse në nivel lokal bëhet fjalë për një çështje që përfshin grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë opozitën, në nivel ndërkombëtar ajo shndërrohet në një betejë kundër Donald Trumpit”, përfundoi Rama.
j.l./ dita

Ky kryeminister megalloman, fodull dhe injorant, pa shkolle dhe pa dipllome, me baba KILLER te Enverit si ASNJE kryeminister tjeter ne Bote nuk e kupton se Shteti Demokratik funksionon me Ligje dhe me Institucione dhe prandaj nuk mund t’u kerkoje gazetareve te tregojne PROVA me dokumenta shteterore qe i ka firmosur vete:
ESHTE I PARI AI, EDI RAMA QE DUHET TE TREGOJE PROVAT, LEJET E NDERTIMIT DHE DOKUMENTAT E SHTETIT, KUR RRETHON ME TELA ME GJEMBA PLAZHIN E ZVERNECIT DHE PRONA TE TJERA QE JA KA FALUR MAFIES SE TIJ, AI ESHTE I PARI QE DUHET TE JAPE SPJEGIME SI JA KA DHURUAR TOKEN NJE NARKO-TRAFIKANTI SI ARTUR SHEHU, QE I DHUROI GJENERILIT TE KORRUPTUAR ITALIAN LISSI DHJETRA HEKTARE.
ndryshe:
Do te perserisim historine e HAJDUTERISE me inceneratorin FANTAZEM te Tiranes qe SPAK po kerkon provat ne MULLARIN me kashte te Edi Rames dhe po ky kryeminister gangster enverist i bulizon: “Kerko o SPAK-OTURAK kerko!”
Ore KK kur ske firmosur as gje dhe ska projekt nga dolen keto 4mld
Po ti the qe donaldi eshte rrezik per boten e fatkeqsi per ameriken. Hajde mos me te thon pastaj pidhrobsh dhe e ke pak.
Kur Protestuesit i shkuan tek Gardhi Zvernecit dhe i kerkuon STOP Projektit te Zvernecit,doli shpejt tek podkasti tij dhe deklaroi:Nuk ka Projekt per Zvernecin! Kur e akuzon Evropa per betonizimin e nje zone te mbrojtur natyrore ne Zvernec llomotit me lojra fjalesh qe nuk egziston nje gje e tille.Kur kthehet ne Pleniumet e Shtabit socialist ju thote:Projekti i Zvernecit do te vazhdoje,megjithese gjithe Bota ka degjuar,qe nuk ka Projeklt ne Zvernec.Deklaron qe eshte Prone private,,SPAK ka provuar qe eshte prone e vjedhur zonave te mbrojtura shteterore me dokumenta fallco.
Me keto pehlivanlleqe jo Zvernecin por ky maskara i ka humbur Shtetit shqiptar miljareda euro me Arbitrazhet Nderkombetare. I kapur me duar ne thes ky hajdut ordiner i thote gazetareve:-Provoni Ju akuzat ndaj Projektit ne Zvernec.
Ketij shejtan budallai i duhet care koka e semure t`i kerresh projektin e fshehur,se nuk e tregon.
Cfare shohin vizitoret ne Zvernec jane fadromat,buldozet,dherat dhe betonet qe kane bllokuar kanalet qe lidhin Lagunen me detin dhe daljen e Vjoses. Demi eshte bere ne zvernec.
Z Rama Pse rethon token me tela Kur nuk ke vendos gje?
Po pse moj Ela , kryeministri i rrethon tokat me tela ?!
– Sillni deshmitaren!
-I pe?
-I pashe.
-Si i pe?
-Sip mbi sip.
-Ke prova?
-Ku di une e shkreta!?.Prova ishte brenda.
-Deshmitarja ben kallzim te rreme. Nuk ka prova!
Nje situate te tille ja krijoi edhe Kosoves ne kulmin e presioneve nderkombetare per ndarjen e Kosoves.
Edi Rama,pa ja kerkuiar kush,sulmoi Kosoven me nje PROJEKT fantastik coptimi te Kosoves me Zajednica Serbe..
Me Urgjence,pa u thare boja e dergoi kete PROJEKT tek Makroni.E shpalosi ne tavoline si Strateg triumfator tek Van der Laja,Borreli,Lajcaku..edhe kancelarit Sholc ja tregoi.Vetem Kosoves nuk ja tregoi. Botes shqiptare i deklaroi:Nuk kam asnje projekt! Analistet politike vrisnin mendjen te gjenin,cfare enigmash mrekullimtare fshihte Projekti i Lyderit Global?
Vetem Albin Kurti ruajti qetesine dhe as cfaqi interes te mesonte cfare permbante Projekti cudiberes i Edi Rames per coptimin e Kosoves.Enigma u zgjidh shume shpejt.Edi Rama me kurorat e Negociatorit te certifikuar te Ballkanit Perendimor shkoi ne Prishtine,.Ju drejtua zyres se kryeministrit Kurti.Kryeministri Kurti doli nga zyra dhe ja perplasi deren ne turi Lyderit Global. Shefi i Administrates u detyrua ta percillte Lyderin Global,qe mbeti si i dhjere me berdungllen ne gjithe ate koke goxille.Qe atehere u shkri si kripa ne uje Projekti fantastik i Edi Rames per Kosoven,Nuk u kujtuan me analistet iunvestigative te hamendesonin per Projektin e Rames.
Sot ky Projekti i Mrekulliberesit zhvillues te Zvernecit e do nje dere kokes ose nje plumb kokes qe te rrezohet enigma x,kersheria,MYSTERI,qe ka perfshire boten mediatike,analitike..NUK PO GJINDET PROJEKTI! Ka hedhur budallai projektin ne lume,100 “te mencur” nuk po e gjene dot. Kollaj fare.Ua tregoi Albin Kurti:Hidhni budallain ne Lume.