Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
Aktualitet

Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara

Published: September 10, 2026
Shpërndaje

Strehimi pritet të marrë një tjetër qasje nga qeveria. Programi i ri Kombëtar i Strehimit parashikon gjashtë skema të reja, me fokus te familjet e reja dhe të rinjtë që hasin vështirësi për të siguruar një banesë.

Gjatë prezantimit, Kryeministri Edi Rama tha se programi nuk është thjesht një skemë financiare, por mishërimi i një reforme strukturore, e cila synon t’u përgjigjet vështirësive në rritje që familjet e reja dhe të rinjtë hasin për të siguruar një banesë.

Kryeministri bëri të ditur se reforma do të mbështetet në gjashtë programe të reja, ndërsa i pari që do të vihet në zbatim është programi i banesave sociale me qira.

- Publicitet -

Sipas Ramës, skema do të zgjerohet përtej modelit tradicional të ndërtimit të banesave të reja. Për sigurimin e stokut të banesave sociale do të përdoren disa instrumente, mes tyre blerja e drejtpërdrejtë e banesave në treg, përshtatja e objekteve shtetërore apo e objekteve të konfiskuara, bonusi i qirasë dhe partneritetet publik-private.

“Dhënia e banesave sociale me qira do të jetë një program që do të bëhet më kompleks. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara”, deklaroi Rama.

Ai theksoi gjithashtu se objektet e konfiskuara për shkak të shkeljeve të lejeve të ndërtimit mund të përdoren në kuadër të programit të ri të strehimit.

Rama e cilësoi strehimin si një problem që nuk prek vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera europiane, duke argumentuar se rritja e kostove dhe vështirësitë për të siguruar një banesë kanë ndryshuar mënyrën se si të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre.

Drafti i reformës, sipas kryeministrit, është tashmë në përgatitje dhe pritet të kalojë së shpejti në konsultim publik, përpara se të dërgohet në Kuvend.

“Janë pjekur kushtet pas një pune intensive njëvjeçare për të bërë publike piketat kryesore të programit të ri kombëtar të strehimit”, tha Rama, duke shtuar se synimi është “të ndryshojë qasja ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme”.

Programi i ri pritet të adresojë në mënyrë të integruar nevojat për strehim, përmes gjashtë programeve që qeveria synon t’i zbatojë si pjesë e një reforme tërësore të sektorit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spiropali sfidon Ramën: Të hapet gara për kreun e PS-së pas 17 vitesh
  • Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
  • Qeveria shton dhe 40 milionë Euro në koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, totali shkon 380 milionë Euro
  • Sot samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus integrimi evropian
  • U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, kapen dy shqiptarë në Angli

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  2. realisti on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar
  3. anti25642654censurë on Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  4. info analitike on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  5. KRAKEN зеркала Tor on JAZËK ZOTI KRYEMINISTËR!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?