Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga skena e ngritur për eventin, duke shkruar se “stadiumi i koncertit është gati” dhe se kjo ngjarje do të vendosë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të adhuruesve të muzikës.
“GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës. Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është MARKETING GLOBAL PËR SHQIPËRINË. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës.
Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar!”, shkruan ndër të tjera Rama.
j.l./ dita
