Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
Politike

Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Në një reagim direkt përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama ka folur sërish për pagat e gjyqësorit ku thotë se atmosfera e krijuar është tepër shqetësuese.

Ai thotë se pavarësia e gjyqësorit ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri.

Burimi është “kuturisja” për të marrë një vendim arbitrar për pagat e gjyqësorit duke kërkuar që Thesari i Shtetit të hapë derën, tha Rama.

- Publicitet -

“Dy shëmbëlltyrat e anës së errët të medaljes së reformës në drejtësi, dy trupa të mbingarkuara me njerëz, paga, shpenzime, por me një produktivitet që lë shumë për të dëshiruar në aspektin e misionit që kanë si trupa qeverisëse të sistemit të drejtësisë që është i pavarur, jo më në letër, por në realitetin faktik të Shqipërisë ku pavarësia aq sa ka sjellë të mira, aq edhe ka sjellë sfidën e madhe të rrëshqitjes në papërgjegjshmëri, por nuk dua të hyj në këtë temë. Është temë komplekse, është e duhura, koha në dispozicion për të transformuar rrënjësisht dhe ngritur një sistem drejtësie, ka qenë e shkurtër sepse këto janë ndryshime epokale dhe ky ndryshim epokal ka nisur.

Dua të them vetëm sesa shqetësuese, sa e shëmtuar, sa vulgare është atmosfera e krijuar nga një konflikt pushtetesh dhe nga një barrikadim i atij pushteti të pavarur, kushtetues që duhet të garantojë barazinë para ligjit për të gjithë e mbi të gjitha mbi vetveten, e mbi të gjitha përtej gërmës së ligjit të garantojë një shembull. Kur vjen puna që del nga salla e gjyqit dhe është i organizuar në shoqata për t’i dhënë zë shqetësimeve të trupës në publik. Këtu flasim për një tjetër dimension dhe është i rëndësishëm për shembullin që jepet. Janë një palë që kanë këtë interes.

Dua ta nis aty ku e fillova, te këto dy trupa këshillash, dy maja, një majë me dy trupa të piramidës së gjyqësorit. Këta burra dhe gra që paguhen jo pak dhe që janë aty për të administruar punët e gjyqësorit, jo për të bërë drejtësi, për të administruar proceset që deri dje i administronte kuvendi, politika dhe tani janë në pavarësinë e tyre të plotë. Si mundet që gjëja e parë që bëmë u kuturisëm të marrim një vendim në mes të verës dhe të nxjerrim një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti, pagat janë këto dhe Thesari i Shtetit të hapë derën. Le të themi se kanë të drejtë, por le të themi, kjo është mënyra, rruga, shembulli, këtë ju mësojmë ne, të tërë së bashku, njerëzit e drejtësisë, qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Në mënyrë të njëanshme? Pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë? ne jemi përfaqësues apo 3 shtete në konflikt? Çfarë është Shqipëria? Çfarë janë këto pushtete? Çfarë ndodh këtu? Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal? Kërkohet një kontakt, ulet njeriu në tavolinë, njerëzit që jetojnë me përgjegjësinë e një shteti”, shprehet kryeministri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • K R says:
    September 13, 2026 at 1:04 pm

    Po korrupsjoni yt ca eshte?
    Pergjegjshmeri?

    Reply
  • Socialpis i nershëm... says:
    September 13, 2026 at 2:00 pm

    Gjithshka sa shpjegon duket se ka bazë llogjike. Vetëm një gjë dëshmon haptazi se kërkon të shfajësohet për dështimin e pseudoreformës kur dejlsron se “koha në dispozicion për të transformuar rrënjësisht dhe ngritur një sistem drejtësie, ka qenë e shkurtër”. Po dhe sa epoka do presin shqiptarët që të vihet drejtësia ligjore e mungusr prej shekujsh? Nëse për realizimin e premtimit të 2013-ës nuk i kanë mjaftuar 4 mandate, atëhere kur? Më 36 gusht?

    Kanë të drejtë protestuesit kur kërkojnë dhe brohorasin në kor dorëheqje.

    Reply
  • 5 says:
    September 13, 2026 at 11:54 pm

    Me ke te ulet njeriu ne tavoline!!?? Ja u ul por…… ju nuk e degjoni se thoni ketu jam une e vendos keshtu! Kur ju leverdis e levdoni punen e drejtesise ,kur ju del kunder atehere ndryshon vallja. Po behet 10 vjet qe do bejme keshtu dhe ashtu,do kemi shtet ligjor ,shtet te se drejtes por deri me sot azgje nuk duket per me mire. Pagat e gjyqtareve po u takojne te jepen dhe per kete te vendose Kuvendi sikurse vendosi per rrogat tuaja qe i ngritet 150 % kurse pensionisteve ju dhe nga nje pakete cigare ne muaj…..!!!Nga EMIGRANTI NE USA!!!

    Reply
  • 5EMIGRANTI NE USA says:
    September 13, 2026 at 11:56 pm

    Me ke te ulet njeriu ne tavoline!!?? Ja u ul por…… ju nuk e degjoni se thoni ketu jam une e vendos keshtu! Kur ju leverdis e levdoni punen e drejtesise ,kur ju del kunder atehere ndryshon vallja. Po behet 10 vjet qe do bejme keshtu dhe ashtu,do kemi shtet ligjor ,shtet te se drejtes por deri me sot azgje nuk duket per me mire. Pagat e gjyqtareve po u takojne te jepen dhe per kete te vendose Kuvendi sikurse vendosi per rrogat tuaja qe i ngritet 150 % kurse pensionisteve ju dhe nga nje pakete cigare ne muaj…..!!!Nga EMIGRANTI NE USA!!!

    Reply
  • i lir says:
    September 15, 2026 at 5:11 pm

    Ka te drejte pronari Shqiperise, cfar kerkojne keta gjyqtaret, tja ulim te ardhurat Ron Yaffet ??? Meazallah . Shteti nuk po ja jep pensionistave, dashkan edhe gjyqtaret ! Jo, jo. Vetem cifuteve tja u jape.

    Reply
  • demo says:
    September 15, 2026 at 9:07 pm

    Kjo ceshtja e rrogave te gjyqtareve,prokuroreve eshte nje fiasko e radhes per te shmangur vemendjen nga shitja Atdheut,Dhurimi i Tokave Mafias boterore,prgjimet e Yeffetit,qe realisht eshte Drejtues i egzekutivit,si Jakomoni ne qeverrine e Zogut.,Protesta ka nje Bosht Qendror:Shqipria nuk eshte ne shitje. Edi Rama mbledh strukturat perdite me Besa me Besnike,me Pasqyra dhe i trondit me fjalime programatike,qe te permiresojne sherbimet ndaj popullit,Te degjojne zerin e mases,se populli kerkon sherbime edhe me te mira!!!!!!!!!!!!!!!!!Ku i rref popullit,ku e kruan ky?!
    Qumesh ka ne dyqan-thoshte Fadil Hasa,por eshte organizimi keq i punes. Prandaj hajt te ndrroje nje dore ministra,te emeroje nje dore tjeter,por shiriti derrit nuk ckulet.Shiriti derrit eshte Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?