Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
AktualitetPolitike

Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Published: June 28, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe ka replikuar me Florjan Haçkën, pas debatit të krijuar për deklaratën e tij “F*ck You” në intervistën me “Financial Times”, duke u shprehur se fjala nuk i ishte drejtuar qytetarëve shqiptarë, por atyre që, sipas tij, e kanë sulmuar prej vitesh.

Në përgjigje, Rama, që e identifikon djalin si “demokrat 24 karatë”, shprehet se nuk ishte një frazë drejtuar popullit shqiptar, por atyre që e akuzojnë pa pasur asnjë provë.

“Më çuan videon e këtij djalit dhe, përpara se të dëgjoja sharjet, ndjeva sëkëlldinë e tij. Pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar, profesionist me të cilin më lidh respekti i ndërsjellë. Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve kurrsesi atë fjalë. Duket qartë edhe në artikull.

- Publicitet -

Kur gazetari më ka pyetur si u përgjigjesh atyre që të akuzojnë se je kumbari i qeverisë, i thashë shkurt fjalën që meriton kush në fakt më akuzon papushim, vite e vite, dhe s’ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur dhe varrosur, por kurrë asnjë provë.Nga një orë bisedë e lirë, ai zgjodhi pikërisht atë fjali. Po unë nuk jam pishman”, tha Rama.

Në reagimin e para disa ditësh, Florjan Haçka e akuzon kryeministrin si shkaktarin e rënies së nivelit të shëndetësisë, që e detyroi babain e tij të kurohej jashtë sepse në Shqipëri e trajtonin për ulcer, por më pas ndërroi jetë.

Rama thotë se sipas verifikimeve, babai i djalit është kuruar jashtë dhe s’ka shkelur në asnjë spital të Shqipërisë.

“Djali ka shkuar larg bashkë me valën e revolucionit imagjinar të bulevardit, urrejtja politike dhe furia e algoritmit e kanë bërë të më fajësojë mua publikisht. Pas dhjetë vjetësh, kur i ati nuk u shërua dot në Tiranë nga kanceri i mëlçisë dhe ndërroi jetë në Vjenë kthehet në skenë për tu përdorur si “mish për top”.

Këtu shkon edhe më tutje djali, i bën mijëra e mijëra shqiptarët që, sipas tij, vdesin rrugëve të botës, sepse këto 13 vite shëndetësinë e paskam kthyer unë në pikën e vdekjes, ndërkohë që transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal, më i madh se i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura sëbashku, e këtë s’e them unë, por faktet, ndërsa unë them, po shëndetësia ka nevojë për shumë më shumë akoma”, shprehet Rama.

Haçka ndër të tjera ka ngritur pretendimin se Rama dhe drejtuesit e shtetit përdorin mundësi për t’u kuruar jashtë vendit, që qytetarët nuk i kanë.

“Ti i hip helikopterit, ti dhe familja jote. E kush janë njerëzit si puna jote? Drejtuesit e shtetit i hipin avionit dhe kurohen jashtë. Kështu që mbylleni gojën. Të paktën mos kaloni në këtë gradë, sepse do e ktheni personale me çdo njeri që është aty”, është shprehur Haçka.

Në përgjigje, Rama ka mohuar që ai apo familja e tij të kenë përdorur mjete apo fonde shtetërore për udhëtime apo shërbime private.

“Kushedi me kë më ngatërron, por unë personalisht jam shtruar dy herë dhe kam bërë dy ndërhyrje në trupin tim në spitalin shtetëror, ndërkohë që familja ime kurrë, kurrë, kurrë s’ka përdorur as helikopterë, as avionë, as fonde të shtetit, as për hall e as për qejf, çdo udhëtim privat i yni është i paguar nga buxheti familjar, gjithmonë në ekonomik”, thotë Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • AXHENDA: Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë
  • Padia e Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative
  • Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi
  • GRAFIKU: Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën
  • Shmangni vendimet e nxituara, çfarë thotë parashikimi i horoskopit për sot

Komentet e Fundit

  1. realisti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. Kombi on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  3. K R on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  4. K R on VIDEO: Gaz lotsjellës edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  5. K R on Përplasja te Parlamenti: Shoqërohen me forcë aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?