Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
Politike

Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni

Published: September 4, 2026
Shpërndaje

Përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe demokratëve evropianë vijon në rrjetet sociale, pas debatit mbi kufizimin e disa llogarive të opozitës dhe aktivistëve në platformat sociale.

Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Evropiane (EDP), Sandro Gozi, Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X”, duke kundërshtuar qëndrimin e demokratëve evropianë.

Rama u ndal veçanërisht te ajo që e cilësoi si një “aludim të paturpshëm vizual”, duke akuzuar palën tjetër se po shmang trajtimin e kësaj çështjeje.

- Publicitet -
“Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, shkroi Rama.

Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Gozi kishte mohuar publikisht se EDP-ja kishte akuzuar qeverinë shqiptare për pezullimin e llogarive në rrjetet sociale.

Gozi deklaroi se demokratët evropianë kishin kërkuar transparencë nga Meta dhe shqyrtimin e situatës nga Komisioni Evropian, duke theksuar se shqetësimi i tyre lidhej me kufizimin ose çaktivizimin e disa llogarive të opozitës dhe aktivistëve.

Reagimi i Gozit:

“Kryeministër Edi Rama, fyerjet nuk u japin përgjigje pyetjeve”, kishte shkruar Gozi në reagimin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i EDP-së argumentoi gjithashtu se kërkimi i sqarimeve nuk mund të konsiderohet “agjitacion” dhe se demokratët evropianë do të vijojnë të mbështesin pluralizmin politik dhe lirinë e shprehjes.

Nga ana tjetër, Rama ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të qeverisë shqiptare në kufizimin e llogarive, duke deklaruar se institucionet shqiptare nuk kanë as lidhje dhe as kapacitet teknik për të ndërhyrë në platformat sociale.

Kryeministri ka akuzuar më herët kritikët për propagandë dhe ka ngritur dyshime se situata mund të jetë e lidhur me “të njëjtat burime dashakeqe” që, sipas tij, nxitën edhe të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo”.

Polemika vijon tashmë në distancë, me Ramën dhe demokratët evropianë që mbajnë qëndrime të kundërta lidhur me kufizimin e llogarive në rrjetet sociale dhe përgjegjësinë për situatën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Vlora 97 says:
    September 4, 2026 at 8:29 am

    Mos harroni që mbrojtja e pluralizmit politik është kushti kryesor për integrimin evropian. Nëse zyrtarët e BE-së ngrenë pikëpyetje, ato duhet të sqarohen me argumente teknike dhe ligjore, jo me ironi e polemika në rrjete sociale.

    Reply
  • Katnari anonim says:
    September 4, 2026 at 8:33 am

    Nuk e njoh Gozin por rendesi ka shprehja: “Fyerjet nuk u japin përgjigje pyetjeve”. Shohim si opinion publik që sa herë që kapet ngushtë me pyetje konkrete, reagimi i vetëm i kryeministrit është sulmi verbal ndaj kritikve.
    Normale nuk eshte
    Me sh dinjitet z.kryeminister
    Je dhe djal qyteti

    Reply
  • Dursakja says:
    September 4, 2026 at 8:40 am

    Kjo situatë e vështirë në përgjithësi në Europë e në të tjera vende po e gjen vendin tonë në një gjendje katastrofe,
    pa ushtri dhe me mungesë në të gjithë fushat e ekonomisë, industri, bujqësi, në shëndetësi, arësim dhe më kryesorja me një shoqëri të dobët në marrëdhënie me nivelin e bashkëpunimit si rezultat i
    një mungese dinjiteti dhe karakteri jo të konsoliduar, kjo arësye ie formimit të dobët kulturor.
    Arsimim, arsimim dhe vetëm arsimim armë për një dinjitet të konsoliduar!

    Reply
    • Leshi i Marisé says:
      September 4, 2026 at 6:10 pm

      @Durrsakja. Kjo situaté e véshtiré né europé? Jo moj jo,,,situatén e véshtiré , né fund té pusetés dhe deri né qafé né fekale, e kané shqiptarét, ky éshté realiteti. Lére europén se aty, duan té fluturojné té gjithé. E kupton? Jemi luané ne shqiptarét, deri té niset trageti, autobuzi apo avioni, pastaj kthjellohemi dhe e kuptojmé se atje ku po shkojmé jemi askushét.
      Popull kot.

      Reply
  • Beu Shurrelit says:
    September 4, 2026 at 8:41 am

    Në vend që kryeministri të mbajë një qëndrim institucional e diplomatik, kalon menjëherë te gjuha e ashpër dhe fyerjet personale në Twitter.

    Rama funksionon nepermjet konfliktit dhe llogores nuk di ndryshe

    Nuk i ka hije drejtuesit të një shteti që pretendon të hyjë në BE

    Reply
  • Viki says:
    September 4, 2026 at 9:10 am

    Asnjëra palë nuk po thotë të vërtetën e plotë. Njëra anë e përdor çdo bllokim teknik si përndjekje politike, ndërsa ana tjetër refuzon të dëgjojë shqetësimet reale për lirinë e medias. Viktima e vetme këtu është publiku.

    Reply
  • Labi says:
    September 4, 2026 at 9:14 am

    ka më shumë orë pune në rrjete sociale se sa një influencer 19-vjeçar.
    çdo ditë në ekran e rrjete sociale duke u sherrosur me gjith dynjan… O popull, po punën e kryeministrit kur e bën ky, pas mesnate apo me me kohë të pjesshme?!

    Reply
    • xxx says:
      September 4, 2026 at 10:50 am

      Fiks.
      “Km” influencer.

      Reply
    • Troç says:
      September 4, 2026 at 11:43 am

      Punën e kryeministrit ky e bën para ose para “pasqyrës” duke i bërtitur vetes “besa-besë”, ose natën gjatë protestës. Herën e fundit u kyç brenda dhe vrojtonte fshehurazi pas perdes se deri ku do avanconin protestuesit. Kur pa që një grusht prej tyre po i afroheshin derës, i çoi sinjal katundarëve të veshur me uniforma që të arrestonin protestuesit paqësorë, “ata më të rrezikshmit”. Punë, jo llafe…

      Reply
  • One11 says:
    September 4, 2026 at 9:15 am

    Komentusi Labi ka te drejt
    Edhe kur flet me zyrtarët e BE-së, flet sikur është te kafja e lagjes duke bërë “llapa-llapa” me shokët. Nuk e kupton që është kryeministër i një vendi e jo analist te panelat e mbrëmjes.
    Duket sikur Synimi i vetëm i ditës se tij është kush do e ketë fjalën e fundit në rrjete sociale, jo se si po jetojnë shqiptarët.

    Reply
    • protestusi says:
      September 4, 2026 at 9:17 am

      ky ka marrë përsipër vetëm pjesën e show-it, zënkave virtuale dhe monologjeve pafund. Një shtet i tërë në drejtim automatik ndërsa timonieri bën “live” në rrjete sociale.

      Reply
  • Pellazg says:
    September 4, 2026 at 9:27 am

    Ca prisni nga nje I degraduar. Nuk e shikoni qe eshte bere identik si Elton Ilirjan I nga surrati? Ndoshta e ka idhull Eltonin dhe mundohet ta imitoje. Tek e fundit edhe krieministri njeri si gjithe te tjeret eshte..

    Reply
  • demo says:
    September 4, 2026 at 9:29 am

    Keta Demokratet evropiane kane perfaqesues ne Parlamentin evropian.Te bllokojne Procesin e antaresimit te Rames ne BE.Ky person duhet perjashtuar edhe nga NATO,se edhe Ata i genjen paftyresisht me investimet per Mbrojtjen dhe kontributet per NATON.INSTTUCIONET NDERKOMBETARE te vleresojne faktet dhe jo pallavrat e hyajdutit,qe i ka rene Shteti ne dore.

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    September 4, 2026 at 9:36 am

    Eja pra merr mesime or Sekretari europian,
    te njohesh ca demokracine e Rames Sulltan,

    eja merr ca eksperiencen patronazhiste ketu,
    qe tja tregosh si etalon atje njerezve te tu,

    dhe ata gojehapur do te te degjojne me kersheri,
    e atehere do kuptojne kete te Rames demokraci

    Reply
  • Emonomusti pensionist says:
    September 4, 2026 at 9:44 am

    O Ramomavrija e ke humber trurin si xhafa semiten ,e Saluku qeleshen !Qetedohu!Je piktor,pra nuk je as jurist e as ekonomist.Duke bere kinse te fortin ben sherre cdo dite!Po me juristet pse e hape konfliktin ne vapen e gushtit!?Edhe juristet jane me analgabet se ti,por kane nje vendim te gjykates mushtetute be dire per oagan e tyre!

    Reply
  • Emigranti says:
    September 4, 2026 at 10:56 am

    Në një regjim autokratik, sic eshte Albanistani, kontrolli i medias nuk është thjesht kufizim i një të drejte individuale; ai është një mekanizëm për ruajtjen e pushtetit.
    Kapja e mediave nga regjimet autokrate mund të vendosin nën kontroll televizionet publike, të favorizojnë pronarë mediatikë miqësorë me pushtetin.
    Censura dhe frikësimi kundrejt gazetarëve që hetojnë korrupsionin, abuzimin me pushtetin ose shkeljet e të drejtave të njeriut, ata përballen me gjoba, procese gjyqësore, arrestime, kërcënime apo edhe dhunë.
    Vetëcensura është kur gazetari e di se një artikull kritik mund t’i kushtojë vendin e punës, lirinë ose sigurinë personale.
    Kontrolli në internet dhe rrjetet sociale, bllokimi i faqeve, filtrimi i përmbajtjeve, mbikëqyrja digjitale dhe ndëshkimi i qytetarëve për postime kritike.
    Kufizimi i medias ekziston edhe ne demokraci si presion politik, përqendrim të pronësisë mediatike, procese gjyqësore abuzive ose sulme ndaj gazetarëve.
    Bllokimi i lirisë së medias është një nga shenjat më të qarta të konsolidimit të autokracisë. Ky pushtet eshte ne Shqiperi qe nuk toleron pyetjet, kritikat dhe informacionin ndryshe nga autokrati; ai kërkon të kontrollojë cdo gje.

    Reply
  • Antiprotestuesi ! says:
    September 4, 2026 at 11:44 am

    PA PASUR ASNJE Simpati per Ramen dhe gjithe Banden e Politikaneve qe na Qeverisin keto 35-vite..nje gje e them me plote Bindje:As edhe keta Shkerdhatat e “Revolucjonit Flamingo”…nuk Hahen me ASGJE.. dhe pse:
    1-Zjarrit te Protestes i Fryne BIA-Serbe…..dhe po te shikojme se kush e Filloj Protesten athere ai qe ka mende ne koke e Kupton..
    2-Erdhen Shqipetaret qe na u bene Greke , nga Greqia me Autobuse, te Protestonin per Token e tyre….dhe per C´udi keta u Larguan….dhe na Del nje Arben Kola, qe gjithe diten rri me Brekushe, dhe na ve nje Qylafe te Bardhe ne koke, dhe “Proteston” ne Tirane, shikojme Islamike nga Maqedonia, Islamike nga Kosova…dhe kemi edhe “Keshilltare ” nga Mali i Zi, qe Ofrojne Assistence Teknike??
    3-Zgjatja e kesaj Proteste pa Koke , pa Plane, qe eshte bere “Bjeri ti biem”…qe na ka Sllogane:Rama ne Burge dhe Berisha ne Burge….me shume se Protestues jane Anarkiste -Destabilizues, qe i kane bere nje dem te madhe Shqiperise..
    4-Ne Greqi u krijuan mbi 2000-mije Fake-Seite-ne Interenet, me Propagande ANTISHQIPETARE, dhe ne “Mbeshtetje”..te “Falmingove”????????C´udi…te gjithe ata qe kerkonin “Token ne Zvernnec” jane Rehatuar ne Greqi, se ne Shqiperi..na dalin “Heronjte” e Falmingove..si dhe na del perseri ne Skene Sali Lushaj, lolo i Berishes….si dhe Dritan Goxhaj , qe me shume se per Flamingot, eshte bere KUNDERSHTARE I Rames….
    5-Vetm nje Kakice e voge jane vertet te Interesuar, per Shqiperine….shume jane te PAGUAR…dhe sot Shqiperia eshte ne Gjendje kur Dy Burrat e KOMBIT…Isa Boletini i thote Islamil Qemalit:Jemi te Percare ashtu sikur se na do Hasmi….
    Distancohem nga Antishqipetaret qe paguhen,per SHKATERRIMIN E Shqiperise…dhe keta qe Protestojne shume apo pake kane Pjesen e tyre ne Destabilizimin e Shqiperise……………………………TURPE…

    Reply
    • RETROSPEKTIVE says:
      September 4, 2026 at 2:36 pm

      Pa protesta fare e provoi ky popull per 47 vjet, nga 1944-1991 deri kur mesyu anijet e malet per ti ikur asaj jete pa protesta.
      Edhe ne ato protestat e para atehere u tha se jane skenare Serbie e Greqie per te destabilizu nje Shqiperi nen tallona..
      Armiku jashtem nxites protestash – kjo shprehje aq e dashur e epokes Ram Alise po kerkohet te jete akoma prezente prej sejmeneve te Ram marrezise (te kerkuar der ne Iran tashme).
      Vetem se shqiptaret kane bredhur bote tashme e nuk mund ti kandise askush me dokrra te tilla, sa kohe kane perballe nje pushtet te korruptuar qe i ka sjelle vecse varferi e shpopullim ne vatra, nuk e genjejne dot me perralla me protesta te stisura nga Armiku jashtem.

      Reply
  • Edi says:
    September 4, 2026 at 3:59 pm

    Epo shyqyr qe doli nje me mend ne koke si puna jote o Antiprotestuesi !

    Reply
    • Tellalli says:
      September 4, 2026 at 9:18 pm

      Ti Edi mund ta thuash me ironi po antiprotestuesi ka plotësisht të drejtë .

      Reply
  • Dursakja says:
    September 5, 2026 at 3:21 am

    Është mirë zoti Rama të shohim paturpësitë tona, pastaj të të tjerëve se vetëm kështu mund të ecim për së mbari!
    Nuk shkohet në Europë me mbyllje kapitujsh por me një realitet ku të shihet gjithnjë në rritje mirëqenia e qytetarëve.

    Reply
  • Mentori says:
    September 5, 2026 at 4:05 am

    Tani ne jemi në situatën e vitit ’90kur thonim aman të largojmë Ramiz Alinë por më më pas më mirë do të bëhet. Por kjo nuk është e vërtetë se gjërat duhet të bëhen të matura, me mëndje në kokë sepse përfundojmë përsëri në situatë pararadoksale,.
    Përse ndodh kështu?
    Kjo ndosh sepse ne i kemi lënë gjërat të agravojnë deri në atë masë që na ka humbur durimi, por në këtë situatë kur nxitosh, mundësia më e madhe është të thyesh qafën, prandaj më me qetësi, duhet të shfrytëzojmë përvojën e hidhur së kaluarës, e donim demokracinë por si erdhi ajo?
    E morrën në dorë pseudo_komunistët, ata që i shërbyen atij sistemi dhe tashmë hodhën testën e Partisë së punës dhe u futën në PD. dhe PS ngulë rrënjë prej 36vitesh,ja ku jemi.
    A mund të përsëritet historia?
    Mund kjo situatë, të pakënaqësisë ekstreme (realiteti) të shfrytëzohet nga grupe penetruese që shfrytëzojnë realitetin e hidhur në të cilën ndodhemi. Në Çeki e drejtoi Haveli(i persekutuar nga sistemi, ja ku është Çekia, në gjithë vendet ish_komuniste nuk ka asnjë udhëheqës politik të asaj kohe, ne luftuam kultin dhe vazhdojmë përsëri i thurim lavdi kultit.
    Deri kur kështu?
    Situata duhet të merret në dorë nga intelektualë demokratë që ti prijnë protestës duke qenë të besuar për misionin historik që po ndërrmarin se në të kundërt biem në humnerën e hapur për36vite.
    Në krye të mënçurit atdhedashës dhe jo prijës për interesat personale!
    Protestës i uroj suksese për realizimin e misionit të saj!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?