Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht, do shfryjnë mbi vajzat dhe gratë shqiptare…” Rama, ‘në pozitë’ me Melonin: “M’u desh ta sqaroja”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht, do shfryjnë mbi vajzat dhe gratë shqiptare…” Rama, ‘në pozitë’ me Melonin: “M’u desh ta sqaroja”
Lajmi i funditPolitike

“Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht, do shfryjnë mbi vajzat dhe gratë shqiptare…” Rama, ‘në pozitë’ me Melonin: “M’u desh ta sqaroja”

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë mbi marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Në Forumin e Medias për Europën Juglindore, Rama tha se kjo marrëveshje është raportuar ndryshe nga sa është e vërteta, duke iu referuar këtu raportimeve se në Shqipëri do vijnë vetëm burra.

Sipas Ramës, kjo nuk është e vërtetë, duke sqaruar në emër të Melonit deklaratën e saj se “gratë shtatzëna dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program”.

- Publicitet -

“Edhe tani nuk e di pas sa ditësh që në bëmë publike këtë marrëveshje me qeverinë italiane për emigrantët më duhet ti përgjigjem pyetjes për rrezikun që mund ti vijë Shqipërisë duke sjellë këtu 3 mijë meshkuj afrikanë, që nuk ka qenë kështu.

Kur kryeministrja italiane e shpjegoi marrëveshjen, tha që gratë shtatzënë dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program, për shkak të gjendjes së tyre. Do të merren e do çohen menjëherë aty ku u jepet ndihma e menjëhershme.

Lajmi që u përcoll këtu ishte që asnjë grua dhe fëmijë, vetëm burra afrikanë do vijnë! Më është dashur ta sqaroj (Melonin).

Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht dhe pastaj zoti e di se cdo të ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një dite tek gratë dhe vajzat shqiptare…

Deri në këtë pikë arritët. Kështu është, është çmenduri! Liria e shtrirjes së informacionit e ka tejkaluar lirinë e fjalës dhe ajo çfarë më shqetëson më shumë është se nuk ka më dialog, ka llogore” – tha Rama.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vlora 97 says:
    November 15, 2023 at 1:00 am

    Ca thua
    Po edhe ne hallin se tu merzit ty Meloni kemi

    Reply
  • Vlora says:
    November 15, 2023 at 3:08 am

    VEC NJE POPULL DELE
    KETO I DURON
    KUR I PARI VENDIN
    GJUHEN SE KAFSHON

    KUR FLET KUTURU
    MJERE TI SHQIPERI
    SA POSHTE KE RENE
    KU JE PERENDI

    Reply
  • Arben Tashko says:
    November 15, 2023 at 3:39 am

    Ka personalitetin e nje “individi te droguar”, po te jete e vertete se nuk kupton pasojat e veprimeve impulsive. Nuk ka konsiderate per asnje nga “bashke kombesit” e tij. Vepron jashte cdo lloj llogjike elementare. Nuk pranon te mare asnje pergjegjesi per veprimet e tija.
    A shkaktohen keto qendrime “nga ndjenjat e nje madheshtie te jashtezakoneshme”,
    Apo nje lloj marrezie qe “ka leshuar rrenje ne trurin e tij”?
    Ne fund te fundit dyja keto komplekse, gjenerojne njera tjetren. Eshte me te vertete per te ardhur keq.
    Por fatkeqsia me e madhe eshte se Ai po prezanton negativisht popullin shqipatar dhe sidomos votusit e tij.
    Ai duhet te largohet, por personazhe te tjera qe mund ta bejne kete jane te friksuara dhe presin nje nderhyrje nga nje faktor tjeter qe nuk eshte atje, ndermjet tyre. Sepse te gjithe ato jane ne mosmarveshje me njeri tjetrin dhe nuk mund te gjejne nje qendrim te perbashket. Ne keto kushte, personazhet B,M,R vazhdojne te levrijne dhe eshte pergjegjesia e SPAKUT te kontriboje per nje te ardheshme me te mire, per shqiptaret, te mos kontrrollohen nga keta “Bashibozuke Moderne”

    Reply
  • intelektuali says:
    November 15, 2023 at 6:37 am

    “HUMANIZMI” I EDI RAMES ME EMIGRANTET NUK MBULON DOT PERFSHIRJEN E TIJ NE KARTELIN E DROGES SINALOA

    Ja cfare shkruan shtypi kanadez keto dite:

    “…Gazeta kanadeze La Presse zbulon dëshmi nga dosja gjyqesore. “Gjithçka tregon se Luftar HYSA depërtoi në rezervimin indian Kahnawake për të lehtësuar aktivitetet e pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan Sinaloa, si dhe për llogari të tij,- thotë një hetues policie në një denoncim nën betim të paraqitur në gjykatën e Montrealit, në denoncimin e paraqitur para gjykatës, Xhandarmëria përmend se një pjesë e fondeve të transaktuara nga Magic Palace duket se rrëshqasin në të çara. “Qendra e Analizës së Transaksioneve Financiare dhe Raporteve të Kanadasë (FINTRAC), ngriti një flamur të kuq në mars 2023 në lidhje me “aktivitetet e mundshme” të pastrimit të parave, veçanërisht në Rezervën Indiane Kahnawake. Një raport nga ky institucion targeton Luftar Hysën, por edhe kompaninë e tij të ndërtimit në Shqipëri, Valona Konstruksion, si dhe sipërmarrësin Mohaëk Stanley Myioë, i cili paraqitet si pronar i Pallatit Magjik,” vijon shkrimi i La Presse. Sipas gazetës, raporti i FINTRAC përmend një sërë transaksionesh që konsiderohen të dyshimta ku përfshihen dhe transferta drejt Shqipërisë, përfshirë drejt kompanisë Valona Konstruksion, për të cilën institucioni kundër pastrimit të parave në Kanada thotë se është e zotit Hysa. Valona Konstruksion është një kompani e themeluar në vitin 2002 me pronar biznesmenin Besnik Lulaj. Kjo kompani përfiton tendera publikë në Shqipëri te favorizuara nga kryeministri, Edi Rama dhe zotëron licenca kazinoje në Shqipëri. Restoranti Mirela, të cilin Hysa thotë se e zotëron, dërgoi 28 milionë dollarë në Shqipëri, Meksikë, Britani të Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Itali në më pak se një vit, nga viti 2019 deri në vitin 2020. Stanley Myiow dhe kompania e ndërtimit të familjes Hysa në Shqipëri përmenden në “më shumë se 50 raporte të aktiviteteve të dyshimta” nga FINTRAC, me një vlerë totale prej 28 milionë dollarësh kanadezë,” citon gazeta raportin e FINTRAC. Gazeta la Presse thotë se tentoi të kontaktonte me zotin Hysa, por nuk arriti të merrte dot një përgjigje nga ai për akuzat e ngritura nga Xhandarmëria Mbretërore.

    Zhurma në Shqipëri

    Në Shqipëri emri i zotit Hysa u bë publik në shtator të vitit të kaluar, kur një gazetë meksikane publikoi një artikull, që e lidhte atë me kartelin e Sinaloas. Pas publikimit të shkrimit edhe në mediat shqiptare, televizioni MCN publikoi fotot ekskluzive ku zoti Hysa shfaqej duke dalë nga zyra e kryeministrit Edi Rama së bashku me ish deputetin e CDU-CSU Mark Hapuman, biznesmenin Besnik Lulaj dhe ish këshilltarin e kryeministrit Dorian Duçka. Menjëherë pas publikimit të fotove, opozita akuzoi publikisht kryeministrin Edi Rama për lidhje me kartelet e drogës meksikane. Por kryeministri reagoi duke e quajtur shkrimin e gazetës meksikane si një copë e neveritshme letre….”

    Reply
  • K R says:
    November 15, 2023 at 9:45 am

    ARBRN TASHKO, SUPER I SAKTE KOMENTI JUAJ!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  3. Anonymous on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?