Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të hënën se në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë samitin e NATO-s.
Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës së ambasadorëve, që po mbahet në Tiranë. Rama tha para ambasadorëve se diplomacia shqiptare tashmë ka hyrë në një dinamikë të re.
“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mirëpresë liderët e 44 shteteve evropiane – nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi – në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më 2027 do të kemi mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë – që Shqipëria të bëhej një pikë referimi e t’i besoheshin të tilla role”, deklaroi Rama.
Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga NATO-ja në lidhje me njoftimin e Ramës, por nuk mori përgjigje. Samiti i sivjetmë i NATO-s është mbajtur nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Kryeministri Rama tha se objektivi i Qeverisë që drejton është që më 2030, Shqipëria duhet të jetë gati për t’u ulur në tryezën e BE-së. Ai theksoi se “për këtë roli i ambasadorëve është tepër i rëndësishëm dhe duhet të ngrihet në një nivel të ri”.
Sa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e rajonit, Rama tha se është bërë i qartë vizioni i Qeverisë që drejton për të parë drejt së ardhmes dhe për të mos u kthyer te problemet e së shkuarës.
“Leximi i së ardhmes me sytë e së shkuarës nuk na takon. Kjo është qasja e pika kyç, mbi të cilat ngremë marrëdhëniet e ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë e Greqinë. Së shpejti duhet t’i çelim dyert e Ambasadës në Bosnje Hercegovinë”, tha kryeministri Rama.
Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, Rama tha se është detyrë e Shqipërisë për ta mbështetur “formësimin përfundimtar të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.
Kreu i Qeverisë shqiptare kërkoi nga ambasadorët t’i kushtojnë më shumë vëmendje diplomacisë ekonomike. Për këtë ai kërkoi që marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit të mos përqendrohen vetëm te vendet e Bashkimit Evropian, por të zgjerohen edhe me Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Azerbajxhanin, Kuvajtin, etj.
Në lidhje me dy shtetet e tjera, Indonezinë dhe Filipinet, kryeministri Rama tha se të gjitha vendet e BE-së janë në kërkim të fuqisë punëtore, ndaj edhe Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë. Konferenca tre ditore “Tirana Diplo 2024” po zhvillohet në kohën kur Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në ligjin për shërbimin e jashtëm. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, tha se ndryshimet janë në përputhje me sfidat e diplomacisë shqiptare. Në konferencë marrin pjesë ambasadorë dhe konsuj të Shqipërisë në botë. E pranishme është edhe zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon, gjithashtu ministre e Jashtme.
REL
EH,TI EDVIN NUK I MERR DOT EVROPIANËT NË 2027!
NGAQË DO TË JETË L.BASHA!7×7=42!
Rames i kane ikur me kohë “dhentë”… dhe fakti i keteyre evenimmenteve nderkombetare, tashme ne modë, ne vendin me pensionet me te ulta e me nivel varferie me te lartin se vendet e pjesemarrseve, i ben ata bashkegjynafqare te ketij realiteti. Siguria e bukes te gojes eshte primarie dhe para çdo sigurie tjeter.
Fat i madh të shtrosh drekë për pjesëmarrësit në këtë mbledhje.
MORA RRUGEN PER JANINE
Hajdutet i duan te gjithe neper tavolina.Jane Ynyra dhe krypa muhabetit,por asnje nuk i qas ne shtepi!
Ka te forta Edi neper Samite.Drejtorat e Botes lejne bisedat per Fatet e Njerezimit dhe afrohen per te degjuar qyfyret e Edit.
Ky ju tregon si fut ato ganxhat si matrapik buldozi ne buxhetin e shqiptareve,si ju merr taxat,tatimet naften,ishujt,gadishujt,,fondet e BE,.Po kur ju tregonte si u mori shqipotareve 600 miljon euro per Inceneratoret qe e kane terbuar Opoziten..?Nxjerr celularin ju tregon Sali Berishen qe therret nga dritarja..Ay Peter Stano,qe eshte pak si axhami i parrahur me Jeten,e pyeti:-Po ne fakt Inceneratort egzistojne?
-Po ketu eshte e Forta,qe Inceneratore nuk EGZISTOJNEEE! Faareee!
Plasi gazi si Ndreke Lluca tek batuta:Komisari ishte Lojeeee!
Po kur i tregonte teze Angelines dhe Makaronit si cpiku koncessionin e shurres dhe i mori shqiptareve 120 miljon Euro?
Teze Merloni e pyeti:-Po te pakten u bene Analizat e urines?
-Gjysma e burrave dolen me barre!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Ha ha ha ha !!Plasi gazi ne Samit,Teze Angela Merkel shkoi me vrap ne WC se i shpetoi shurra ne breket.U afrua edhe ay matufi Borreli,pyeste:Cfare ju tha,Cfare ju tha,te qesh edhe Une,.
-Eshte e rrezikshme per ty-i tha Macroni,se ti je me prostate,do na shurrosh Samitin!
Te gjithe mbretllaret e Botes e duan.Deri tek dera rruges,.Pastaj ja perplasin deren ne ftyre ,nuk e ftojne ne shtepi.
Ja Samitin e Fundit te gjithe brohorisnin Edi,Edi,.Edi me gishtat si kallama gardhi bente si dirigjent..
Epoo,U kry!E pranuan Edin ne BE.
Dje Ajo zonja e Pare e Evropes Von der Layen dergoi pastruesen e BE Tanja Fajon ti thote Ministrit te Jashtem,qe Dera e BE eshte e mbyllur per Edin deri ne 2030.
-Edhe parate per Estradat i ka marre-tha Tanja Fajon ne emer te von der Layen.
Mosmirenjohes! 12 vjet te mbash Samitet me Humor,si Carli Caplini tek filmi Jete Qeni,,kjo quhet MOSMIRENJOHJE,.
Nuk vlejne as 200 miljone te ndihmave te Bujqesise,qe u hodhen Darovitje per cfaqjen.
Ay Kadri Hasbiu vetem budalla s`ka qene.Kur e ftoi kryeminister Memeti per gjah kohet e fundit kur ja kendoi Enveri Fermanin,u pergjigj:-Harro mushke Valarene se Ali pashen e prene.
Shih o Edi mos gjen gjekundi ate mushken e Valarese,se Ajo e di Rrugen per Janine,
Dergo njehere ate komisarin ,te birin e Lefter Cipes mos e gjen gjekundi,se nuk lene ata hajdutet e Tepelenes,.Mos e kane derguar per sallam ne Itali!
Rruga per Janine te ben pune tani,se Ajo Rruga per Bruksel mender u dhie ne 2030.;
O malok Gjeke Gjoke Gjekmarku..
Duhen 7 breza me guna e me sherqe,7 me pardesy,qe te shkruash fejtone.
Nuk shkruhen fejtonet pardesy,veta pare,numri njejes.