Vëzhgimi përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, të cilat mbështeten me asistencë financiare nga Bashkimi Europian nëpërmjet programeve që nxisin integrimin e këtyre vendeve.
Të gjithë grafikët e prodhuar nga sondazhi i kryer në popullsinë e këtyre vendeve gjatë viteve 2022-2024, e nxjerrin Shqipërinë në krye të perceptimit për korrupsionin e lartë, nivelin e ryshfetit dhe mungesën e besimit se korrupsioni mund të mundej.
Kurba e perceptimit të korrupsionit për Shqipërinë qëndron në të njëjtin nivel me atë të një dekade më parë, ndërsa vendet fqinje tregojnë një tendencë në rënie në vitet e fundit.
“Në 2023/2024, shqiptarët ishin më të cenuarit nga korrupsioni, pasi 80% e popullsisë shqiptare është e prirur për të pranuar ose ofruar ryshfet,” konstatohet në raport.
Me përjashtim të Kosovës dhe Malit të Zi, përqindja e individëve që raportojnë se u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve publikë është afërsisht në nivelin e një dekade më parë edhe në vendet e tjera.
Shqiptarët shfaqen mungesë besimi me rënien në 20% të optimizmit në luftën anti-korrupsion në kontrast me vendet e tjera, ku shënohet një rritje e lehtë e besimit se korrupsioni mund të luftohet.
Sipas SELDI-it, të dhënat tregojnë se “politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm”.
Të dhënat e survejimit u diskutuan të enjten në Forumin Rajonal mbi Qeverisjen e Mirë me temë “Politikat Kundër Korrupsionit dhe kapjes së shtetit – Progresi drejt anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, apeloi për gjetjen e mekanizmave për ndryshimin e kësaj situate duke i cilësuar të dhënat për vendet e përfshira në studim si “shumë më të larta se mesatarja e BE-së”.
Duke iu referuar Shqipërisë, ai tha se “presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia”.
Ndërsa në një mesazh për gjithë rajonin ai theksoi se ishte e rëndësishme që të mos minoheshin përpjekjet e bëra kundër korrupsionit.
“Është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion,” u shpreh ai.
Ambasadori vuri theksin tek forcimi dhe pavarësia e shoqërisë civile dhe përfshirja e saj aktive konsultimet për formësimin e politikave antikorrupsion dhe monitorimin e tyre.
I ftuar në takim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kategorizoi përpjekjet e vendeve të rajonit në këtë drejtim në tre etapa, ndërtimi i strukturave të posaçme anti-korrupsion, krijimi i një legjislacioni të mirë që u garanton pavarësinë dhe krijimi i kushteve teknike, mjetet dhe teknologjinë për të punuar këtyre strukturave.
Duke iu referuar punës së strukturës që ai drejton, Dumani tha se ka shënuar suksese në 5 vitet e jetës dhe se ka kapacitetet dhe aftësitë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj subjekteve të ndryshme. pavarësisht profilit të tyre politik apo publik dhe profileve të larta të krimit të organizuar.
Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është sfidë institucionale vetëm e SPAK-ut, por kërkon angazhim të veçantë të të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në veçanti.
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali e ftuar për të përshëndetur foli për përkushtim dhe vullnet të mazhorancës që po qeveris që prej një dekade vendin për të mbështetur institucionet anti-korrupsion, pa komentuar gjetjet e vëzhgimit.
Ndërsa ministrja e shtetit për Administratën dhe Anti-korrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi një sërë hapash ligjorë e mekanizmash veprimi, që sipas saj, qeveria po i ndërmerr për të minimizuar hapësirat për korrupsion.
Por, përfaqësuesja e opozitës, Jorida Tabaku, u tregua kritike ndaj angazhimeve qeveritare duke iu referuar vëzhgimit të SELDI-it si shqetësues për situatën e korrupsionit në vend.
Ajo tha se në parlament kanë kaluar ligje të porositura që tregojnë ‘kapjen e shtetit” dhe se dokumenti negociues i qeverisë për anëtarësim në BE nuk parashikon masa reale për anti-korrupsionin.
“Këtë duhet të ndryshojë qeverisja dhe jo të hartojë procese integrimi në letër dhe strategji anti-korrupsioni në letër,” shtoi Tabaku.
Vëzhgimi i prezantuar në forum vë theksin tek mosefikasiteti i politikave anti-korrupsion dhe asistencës financiare të Bashkimit Europian ndaj këtyre vendeve.
“Prevalenca e ryshfetit për mbi 20 vjet dhe gjetjet e fundit të tij tregojnë se arritjet në kontrollin e korrupsionit kanë qenë zhgënjyese,” konkludon ai.
BIRN

Ka dicka qe nuk shkon fare, po fare, ne kete raportimin tuaj Dita, aq sa mund te quheni letesisht “Nata” jo dita.
Ju thoni, apo i beni jehone nje sondazhit te SELDIT, sipas shkrimit te BIRN, se Shqiptaret jan te Korruptuar. Ju nuk beni asnje koment editorial ndaj shkrimit te BIRN…
Ju thoni/Deklaroni (dmth BIRN komenton dhe ju se kundershtoni), se 80% e shqiptarve pranojne rryshfet…!!!!!!
Dreqi e mori, ne cilin planet jetoni ju..?????? Ku gjenden keta shqiptar, qe qenkan 80% e popullsis qe pranokan rryshfet, ne cfar rrethanash imagjinare do ta pranojne rryshfetin??
Le te themi qe Fshati im, atje lart ne qafen e Derrases, ka 100 banor…Kush dreqin do tju jap atyre rrushfet(80 prej tyre)???!!! Per cfar arsyeje??
E kuptoni qe me kete lloj interpretimi te sondazhit ju beni Bashkefajtor gjith shoqerin Shqiptare per Korrupsionin endemik ne Shqiperi.
Qe Shqiptaret japin rryshfet, kjo eshte e pa diskutueshme, dhe jo 80% por 100%.
Dhe nuk japin rryshfet nga deshira, apo se jan te Korruptuar, por se Sistemi eshte ndertuar i till, keto 30 vitet e fundit, nga te korruptuarit ne strukturat shteterore qe te detyrojne te pagush nen dore per te marr Sherbimin qe te takon.
Asnje shqiptar nuk ka deshir te paguaj ne spitale, por nuk te vjen radha pa paguar tek Onkologjiku, tek kardiologjia, tek…. dhe te vjen vdekja ne pritje
Korrupsioni po e vret Shqiperine, pasi te gjith te Korruptuarit jane ber bashke kunder Shqiptarve dhe SPAK.
Te korruptuarit, jane lehtesisht te shantazhueshem, si nga individ e grupe kriminale, ashtu dhe nga aktore jo shteteror e shteteror duke domtuar interesat Kombetare.
Per te Dalluar te Korruptuarit, qe zptrojne sot shqiperine, beni nje test/verifikim te thjesht:
-Vezhgoni te gjith ata qe sot sulmojne SPAK, ne menyre te hapur apo te fshehte(me gjasme Reformim te SPAK)- Jane te gjith te superkorruptuar, se bashku me rrethin e dyte dhe te trete te tyre, biologjik dhe politik.
Allbania urupiane histori suseksi për drogaxhinjtë
Ska mundesi mbas 12 vjetesh we drejton ai qe eshte 10 hapa para…
Shqiptaret jane popull i korruptuar ndyresirat rama, berisha, meta, basha etj jane pjelle e tyre
Zonja Tabaku e PD-së thotë që duhet të ndryshohet Qeveria që të zhduket korrupsioni!!! Korrupsionin në Shqipëri e sollën Berishistët që nga me brekë u bënë me vila dhe shtëpi në qytetet kryesore të Europës dhe ndrimi i Qeverisë me PD-istët nuk sjell uljen e korrupsionit, por përkundrazi thellimin e korrupsionit. Sa kohë që Berisha dhe pas tij të tjerët nuk do të dënohen, korrupsioni në Shqipëri nuk do të përmirsohet. Problemi është tek politikanët dhe tek media që “pompojnë” çdo ditë morralin pervers në popull dhe jo tek masa e shqiptarëve që BIRN paska nxjerrë 80% të korruptuar. Shprehje e saktë është që: Shqipëria është vëndi ku politikanët pasurohen me rroga publike, si asnjë vënd tjetër, dhe këtu futet edhe Zonja Tabaku që përfaqson PD-në e saj.
Gënjeshtër e madhe.Çfae shkruajnë MEDJET E SALIUT 100 % 2005,SHKRUAN BILD..GHERMANE KUNDËR E.RAMËS 5 VITE.
Ky Gonzato mos eshte Arben Tashko ?
Nuk e di shkollen qe ka bere ky Gonzato por me diplomen qe ka te fshije bythen.
A ka mundesi teorike qe nje shtet ku mungon demokracia ,ku ne 34 vjet ne politike permenden vetem 2 emra
RAMA-SALI BERISHA dhe kemi vjedhjet katastrofike te paimagjinushme nga qeveritare qe I kane kthyer ne pasuri private t’u thuash atyre mos vidh?
Edi Rama tall bythen me kete Gonzato.
Mire ben sepse vete BE e ushqen korupsionin me parate qe I jep Rames.
Kane te drejte per kete ! Ka bere gjene me te mire me e- albania Rama se shume gjera i marrim pa dhene leke dhe kursejme kohe Do ishte mire qe edhe leket e pensionit mos ja lere ne dore te postave! Ne poster nr 8 jane nja tre punonjse qe te kerkojne lek kur merr pensionin! Nuk te thone se me jep por menyra se si sullen ta shpifin! Kjo eshte ne deshiren tuaj etj ! Hiqjani kete mundesi ketyre zhabave qe vjedhin!
Rushfetin e kemi trashegim nga Turk e m`Diin
Jim I shkreti Jim.
Nuk behet fjale per nje kafe qe le ne pensionin.
Kudo ne bote ndodh kjo kush terheq pension nga arka e pensioneve.
Nuk ka lidhje me korupsion por eshte nje shfaqje gezimi I pensionistit qe arketari eshte I pari nga mer parate e pensionit.
Pour-buar eshte e njohur ne europe.
Tips eshte e njohur ne amerike.
Keto nuk kane lidhje me korupsionin.
Parate qe jane filmuara te gangos Meta si korupsion ,nuk po shohim te dale ne drite. Kjo eshte kemi goditur kokat e korupsionit o z.SPAK.
E kam thene qe sekuestrimi I pronave te te burgosurve te droges ne europe nuk perben sukses.
Tre persona ke o z.SPAK nga amerika detyre t’i nxjerresh jashte loje :Edi Rama,Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Do ti a nuk do per arsye te ndryshme ,kjo pune qe vendos amerika do te behet.