Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i KiE: Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve, më shumë se gjysma e tyre…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i KiE: Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve, më shumë se gjysma e tyre…
AktualitetKronike

Raporti i KiE: Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve, më shumë se gjysma e tyre…

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Sipas raportit të Këshillit të Europës për vitin 2022, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 176 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit edhe të parët në rajon.

Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 155 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 117 të burgosuar për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin 2021 vihet re një rritje e numrit të të burgosurve në Shqipëri për 100 mijë banorë me 8.2%. Lihtenshtejni renditet vendi me normën më të ulët të të burgosurve për 100 mijë banorë.

Ndër të tjera, nga të dhënat konkludojmë se Shqipëria është e treta mes 47-të vende të Europës, e cila ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të të burgosurve nga viti 2005 deri në vitin 2022, me 61%. Ndërkohë numri i të burgosurve në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përgjatë kësaj periudhe, paraqitet me rënie.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, një shifër mjaft interesante që na vendos ndër të parët në rajon, por për mirë, është ai i përqindjes së femrave të burgosura.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të ulët të femrave të dënuara. Femrat zënë 1.2% të të burgosurve në vendin tonë për vitin 2022.

Një tregues tjetër interesant në këtë raport lidhet me përqindjen e të burgosurve të huaj në burgje. Sipas shifrave të Këshillit të Europës, Shqipëria pozicionohet mes vendeve me përqindjen më të ulët. Të dhënat për vitin 2022 flasin për një peshë prej 2.1% të burgosurve të huaj në vendin tonë.

Por si paraqitet Shqipëria në renditje sa i përket normës së të burgosurve të cilët nuk vuajnë dënimin përfundimtar? Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’, Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë sa i përket të burgosurve që nuk e vuajnë deri në fund dënimin e dhënë nga gjykata. Norma për Shqipërinë për vitin 2022 llogaritet në 58%, pra më shumë se gjysma nuk e vuajnë dënimin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?