Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: Me paratë që grabisin online, hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > OKB: Me paratë që grabisin online, hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
BoteKryesore

OKB: Me paratë që grabisin online, hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Un-it. Paratë që ata fitojnë duke grabitur online shkojnë për armët atomike dhe programin atomik të sundimtarit të Koresë së Veriut.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut ka fituar vitin e kaluar nga kriminaliteti kibernetik më shumë se vitet e tjera, pikërisht me minimumin e 630 milionë dollarëve amerikanë. Kjo tregon se viti 2022 ka qenë atje “vit me rezultate rekord në vjedhjen e pasurive virtuale”, thuhet në një raport ekspertësh të OKB-së, bërë publik vetëm për njerëz të besuar, raport që ka mundur ta ketë dorë edhe agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Gjashtë vitet e kaluara, hakerat e futur në lojë nga qeveria kanë grabitur online gjithsej 1,2 miliardë dollarë. Paratë, që shpesh ruhen në mënyrë anonime si monedhë kripto, përdoren për financimin e armëve atomike dhe programit të raketave të Koresë së Veriut, të cilin sundimtari Kim Jong Un, ka vazhduar ta zhvillojë më tej.

- Publicitet -

Duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ky vend i izoluar ndërkombëtarisht, ka lëshuar në vitin 2022 të paktën 73 raketa balistike, 42 prej të cilave në katër muajt e fundit të vitit.

Po ashtu janë vazhduar punimet në impiantin nëntokësor atomik në Punggye.

Gjithnjë të sofistikuar

Sulmet kibernetike të Koresë së Veriut bëhen mes të tjerash nga grupi shtetëror i hakerave “Lazarus” dhe nëngrupet e tij. Gjithnjë vërehen sulme të sofistikuara ransomwar. Gjatë këtyre sulmeve hakerat ndërhyjnë në sistemet kompjuterike, marrin në duar kontrollin dhe bllokojnë përdoruesit e ligjshëm.

Zakonisht bëhet kodimi i të dhënave dhe pasi paguhet një shumë e caktuar parash, ato lihen sërish të lira.

Sipas raportit të OKB, një metodë tjetër që përdorin hakerat është infektimi me software dëmtues i organizatave që janë aktive në biznesin me kripto-monedhat, për të arritur në kapjen e transferimit të parave.

Përveç kësaj grupi i hakerave ka regjistruar në kuadër të fushatës, domains të falsifikuar që imitojnë bankat me emër dhe firmat e kapitalit sipërmarrës, thuhet më tej. Koreja e Veriut ka bërë po ashtu përpjekje që të vjedhë nëpërmjet sulmeve phishing, të ashtuquajturat NFTs (“Non-fungible Token”).

Me anë të tyre, përmbajtjet digjitale mund të pajisen me një çertifikatë të këmbyeshme dhe të markohen si përmbajtje origjinale, gjë që bën që vlera e tyre të rritet shumë. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit
  • Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës
  • Vendimi për ish-krerët e UÇK, si e përcollën mediat ndërkombëtare
  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, arbitrazhi i Londrës i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  • Paul Williams: Qeveria e Kosovës ta zhbëjë gjykatën, po dënohen viktimat

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?