Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti, Rënie drastike e lindshmërisë në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti, Rënie drastike e lindshmërisë në botë
AktualitetBote

Raporti, Rënie drastike e lindshmërisë në botë

Published: March 21, 2024
Shpërndaje

Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve amerikanë, niveli i lindjeve në rang global pritet të bjerë ndjeshëm deri në vitin 2100. Madje që nga viti 2050, në mbi tre të katërtat e vendeve nuk do të lindin mjaftueshëm fëmijë për të mbështetur popullsinë e tyre. Nga ana tjetër, rritja e popullsisë do të mbështetet nga lindjet më të larta në vendet me të ardhurat më të ulëta, përgjithësisht në Afrikën perëndimore dhe Nën-Sahariane.

Raporti i ri tregon se rëniet më të mëdha të lindjeve janë në vendet e zhvilluara evropiane dhe aziatike, si Serbia, Japonia dhe Koreja e Jugut. Raporti u hartua nga studiuesit e shëndetit të popullsisë në Universitetin e Uashingtonit dhe u publikua në revistën Lancet.

Studiuesit i nxorën konkluzionet pasi shqyrtuan të dhënat e 204 vendeve. Ata panë tendencat nga viti 1950 deri më tani për të parashikuar të ardhmen.

- Publicitet -

Krahas teknikave të modeleve statistikore, studiuesit shqyrtuan edhe faktorët që mund të ndikojnë tek lindjet, si niveli arsimor i nënave, mundësia e tyre financiare për të patur kujdestarë për fëmijën, apo qasja tek kontraceptivët.

Studiuesit i prodhojnë këto lloj raportesh demografike për të vlerësuar kërkesën në të ardhmen për shërbimet si kujdesi shëndetësor, si dhe burimet natyrore.

Profesorja Melinda Mills drejton Qendrën për Shkencat Demografike në Universitetin e Oksfordit. Ajo thotë se kostoja e lartë e jetesës, kostoja e kujdesit për fëmijët dhe shqetësimet për ecurinë e karrierës po i shtyjnë gratë në shumë vende të mos kenë fëmijë.

Profesorja Mills, e cila nuk ishte pjesë e këtij studimi të Universitetit të Uashingtonit, thotë se parashikimet përputhen me ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“E shohim në vende si Japonia, ku kemi rritje të moshës kur nënat lindin fëmijë për herë të parë në 32 vjeç, si në Itali. Pra, kjo do të thotë se njerëzit po bëjnë fëmijë më vonë dhe ka rënë ndjeshëm numri total i fëmijëve. Është mbiquajtur greva e bebeve. Pra, gratë thjesht nuk dëshirojnë të kujdesen për familjen e tyre, për prindërit e tyre dhe të kenë edhe një punë. Këto janë llojet e arsyeve përse tashmë kemi nivele më të larta fertiliteti në Afrikën Nën-Sahariane, Indonezi, Pakistan, Bangladesh”, thotë profesorja Mills.

Studiuesit e Uashingtonit përdorën nivelin e fertilitetit për të përllogaritur popullsinë. Ata thonë se globalisht niveli ka rënë nga pesë fëmijë për çdo grua në vitin 1950, në 2.2 fëmijë në vitin 2021.

Studiuesit thonë se rënia është veçanërisht e theksuar në vende si Koreja e Jugut dhe Serbia, ku niveli është nën 1.1 fëmijë për çdo grua.

Në vendet e Afrikës Nën-Sahariane niveli gjatë vitit 2021 vazhdoi të ishte katër fëmijë për çdo grua, me Çadin që ishte vendi me nivelin më të lartë, me shtatë fëmijë për çdo grua.

Profesorja Miles thotë se niveli i lartë i vdekshmërisë së foshnjave mund të jetë një faktor i rëndësishëm në këto rajone.

“Ka të bëjë patjetër niveli i vdekshmërisë dhe mbijetesës së foshnjave. Njerëzit bëjnë më shumë fëmijë, pasi ka nivel më të lartë vdekshmërie të foshnjave. Pra, ky është gjithnjë një faktor. Por mendoj se nuk është vetëm për shkak të të drejtave për riprodhimin në vetvete, por edhe për qasjen tek dija. Qasjen tek kontraceptivët. Dëshira për të patur kontroll ndaj fertilitetit tënd, ta kesh fuqinë për ta bërë këtë, por edhe të kesh njohurinë e duhur”, thotë ajo.

Por profesorja Mills paralajmëron që të mos shpejtohet për të dalë në konkluzione të forta bazuar tek ky raport. Ajo vë në dukje se megjithë këtë përqëndrim të vëmendjes tek niveli i lartë i lindjeve në Afrikën Nën-Sahariane, parashikimet e Kombeve të Bashkuara për vitin 2050 vazhdojnë të vlerësojnë se popullsia më e lartë do të jetë në vende si India, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Ajo thotë se ka shumë faktorë që nuk i merr parasysh raporti.

“Mendoni për ndryshimin klimatik. Mendoni për luftën. Mendoni për pandeminë. Këto mund të ndikojnë tek lindshmëria. Pra demografët përpiqen të bëjnë parashikimet e tyre, por do të jenë gjithnjë edhe këto aspekte. Mendoni për parashikimet ekonomike. Ka gjithnjë gjëra të papritura”, thotë ajo.

Profesorja Mills thotë se disa vende kanë filluar tashmë të dalin me zgjidhje teknologjike për plakjen e popullsisë dhe thotë se madje kjo ka shtruar ndonjëherë me të drejtë edhe pyetjen, a është domosdoshmërisht një gjë e keqe tkurrja e popullsisë?

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. X on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  3. Po on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  4. Zdromsi on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?