Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > RAPORTI: Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
AktualitetEkonomi

RAPORTI: Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Published: July 9, 2026
Shpërndaje

Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipërisë, ndërsa numri i vendeve të lira po rritet shpejt.

Popullsia e vendit ra me rreth 430,000 banorë ndërmjet viteve 2011 dhe 2023. Tkurrja prej afro 14% e çoi popullsinë rezidente në rreth 2.4 milionë banorë, një rënie që raporti i OECD-së, “Indeksi i Politikave për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2026 – Profili Ekonomik i Shqipërisë”, e lidh me emigrimin e vazhdueshëm dhe normat e ulëta të lindshmërisë.

Raporti, i cili vlerëson politikat dhe kushtet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, nënvizon se presioni mbi tregun e punës shkon përtej numrit të banorëve që janë larguar.

- Publicitet -

Numri i shqiptarëve që jetonin jashtë vendit vlerësohej në më shumë se 1.2 milionë në vitin 2024, ose mbi 230,000 persona më shumë se në vitin 2015. Norma e emigrimit arriti në 31.1%, e dyta më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Prirja mund të vazhdojë. Një anketë e vitit 2023 tregoi se pothuajse dy të tretat e popullsisë në moshë pune (rreth 67%) do ta konsideronin emigrimin nëse do t’u jepej mundësia, ndërsa rreth 13% deklaruan se kishte gjasa të largoheshin në vitet e ardhshme.

Largimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te punonjësit me kualifikime të larta, duke rritur presionin mbi kompanitë që kërkojnë staf të specializuar. Rreth 95% e bizneseve të anketuara kërkuan veprime më të forta nga qeveria për të mbajtur talentet në vend dhe për të trajtuar boshllëqet në tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, popullsia që mbetet në Shqipëri po plaket me shpejtësi. Mosha mediane u rrit nga 35.5 vjeç në vitin 2011 në 44.3 vjeç në vitin 2024.

Një në pesë banorë është tashmë 65 vjeç ose më i moshuar. Vetëm ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, numri i banorëve mbi 65 vjeç u shtua me më shumë se 21,000 persona. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të rinjve të moshës 15-29 vjeç ra me më shumë se 18,000.  Kombinimi i emigrimit dhe plakjes ka bërë që popullsia në moshë pune të tkurret me 18.3% që nga viti 2011, duke ngushtuar bazën nga e cila bizneset mund të rekrutojnë punonjës.

Rikualifikimi i punonjësve

Nga ana tjetër, ritmi i rikualifikimit të fuqisë punëtore mbetet i ulët. Vetëm 1.6% e personave të moshës 25-64 vjeç morën pjesë në arsim ose trajnim gjatë vitit 2024.

Kjo përqindje ishte vetëm 12% e mesatares së Bashkimit Europian, ku pjesëmarrja arriti në 13.3%. Hendeku me BE-në po zgjerohet. Pjesëmarrja në arsimin e të rriturve në Shqipëri është rritur me vetëm 0.5 pikë përqindjeje që nga viti 2016, ndërsa në Bashkimin Europian treguesi është rritur me më shumë se tri pikë përqindjeje gjatë së njëjtës periudhë.

Pjesëmarrja e ulët në trajnim po bëhet më problematike ndërsa kërkesa për punonjës rritet. Shqipëria regjistroi më shumë se 61,000 vende të lira pune në vitin 2023, një rritje prej 54% krahasuar me një vit më parë. Rreth 75% e tyre ishin pozicione të sapokrijuara.

Rritja e vendeve të lira nuk u shoqërua me një ulje të ngjashme të papunësisë. Norma e papunësisë mbeti në 9.4% në vitin 2024, ndërsa papunësia afatgjatë ishte 6.6%, kundrejt 1.9% në Bashkimin Europian. Industria përbënte 33.8% të vendeve të lira, tregtia 14.6%, ndërsa akomodimi dhe shërbimet ushqimore 14.2%.

Sipas OECD-së, kombinimi i një numri të lartë vendesh të lira me papunësi të vazhdueshme tregon se problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e punëkërkuesve. Ai pasqyron një mospërputhje strukturore ndërmjet aftësive që kërkojnë punëdhënësit dhe atyre që ofron forca ekzistuese e punës.

Pa zgjerimin e programeve të rikualifikimit dhe trajnimit, veçanërisht në sektorët që po krijojnë më shumë vende pune, raporti paralajmëron se ky hendek mund të vazhdojë ose të zgjerohet, duke kufizuar si rritjen ekonomike, ashtu edhe rezultatet e punësimit.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Erdogan iu dhuron liderëve të NATO-s nga një pistoletë të personalizuar. Starmer detyrohet ta lërë në Ankara
  • RAPORTI: Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
  • The Guardian: Qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike, Rama duhet t’i dëgjojë
  • Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë nga janari 2024, nga ushqimi e qiratë
  • Një gjest i vogël mund të forcojë lidhjen me personin e zemrës, horoskopi për sot

Komentet e Fundit

  1. Shen Albani on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  2. niko kalemi on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  3. Dashi on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  4. Lexuesi on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  5. realisti on Një “quiz” për qytetarin shqiptar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?