Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nuk është çështja se hapen kapitujt, duhen mbyllur”. Rama largohet: “Më pret gjermani…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nuk është çështja se hapen kapitujt, duhen mbyllur”. Rama largohet: “Më pret gjermani…”
Politike

Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nuk është çështja se hapen kapitujt, duhen mbyllur”. Rama largohet: “Më pret gjermani…”

Published: September 28, 2026
Shpërndaje

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ka përcjellë një mesazh të qartë nga Tirana për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian se nuk mjafton hapja e kapitujve, por duhet përfundimi i tyre dhe zbatimi i reformave në praktikë.

Në fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë, por theksoi se vendi duhet të përqendrohet tashmë te përmbyllja e procesit.

“Shqipëria është një vend i bukur, me det dhe male. Dua të jap kontributin tim për të finalizuar këtë moment historik”, u shpreh Schieder.

- Publicitet -

Sipas tij, edhe pse procesi i integrimit ka zgjatur, ajo që ka rëndësi tani është objektivi dhe ritmi i reformave. Raportuesi europian tha se Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të avancuar drejt anëtarësimit në BE.

“Shqipëria është pararendëse e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE”, tha Schieder, duke iu referuar edhe vlerësimeve të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

Ai u ndal edhe te raporti i këtij viti për Shqipërinë, duke theksuar se procesi duhet të shoqërohet me vëmendje ndaj të gjitha fushave të reformave.

“Duhet të shohim të gjitha çështjet, shtetin e së drejtës, ku Shqipëria ndërmori procesin e vettingut”, tha ai.

Schieder përmendi gjithashtu sistemet sociale, sistemin shëndetësor dhe politikën e jashtme, duke vlerësuar se në këtë të fundit Shqipëria është në përputhje me qëndrimet e Bashkimit Europian.

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian theksoi se vendi ndodhet në fazën e fundit të procesit, por se ende ka kapituj që duhet të përmbyllen.

“Kryenegociatori është me ne këtu, tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Ka ende disa kapituj që duhen mbyllur. Shqipëria ka qenë eprore”, u shpreh Schieder.

Mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë se procesi nuk duhet të matet vetëm me numrin e kapitujve të hapur, por me përfundimin e tyre dhe me zbatimin konkret të reformave.

“Nuk është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Këto reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria. Duhet të formësohet e ardhmja e vendit”, deklaroi ai.

Schieder shtoi se Shqipëria ka ende kohë për të përmbushur hapat e mbetur, por theksoi se përfundimi i procesit nuk varet vetëm nga institucionet shqiptare. Sipas tij, rol të rëndësishëm ka edhe mënyra se si vetë Bashkimi Europian do ta trajtojë procesin e zgjerimit.

“Shqipëria meriton që të jetë anëtare e BE-së. Kemi parë që Shqipëria dhe Kuvendi e kanë ndërmarrë këtë sfidë mjaft të fortë, por në fund fare është çështje e BE-së se si e trajton. Nuk është thjesht çështje e Brukselit dhe e Shqipërisë”, përfundoi raportuesi europian.

Gjatë takimit pati një episod të pazakontë. Schieder sapo kishte nisur fjalën e tij, kur Rama iu afrua podiumit dhe e ndërpreu për t’i thënë se duhej të largohej për një takim me gjermanët.

“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët. Do më duhet të iki se nuk e lë dot gjermanin të më presë për aq gjatë dhe më kanë thënë që është gjerman shumë i rëndësishëm”, tha Rama.

Në sallë u panë reagime të habitura. Kurse vetë Schieder e priti me batutë largimin e kryeministrit.

“Aman, mos ia përmend Greqinë gjermanëve sot se humbën në futboll. Gjermania humbi 1-0 ndaj Greqisë dje”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    September 28, 2026 at 10:34 am

    Mbylljani me mut.Nuk e shikoni cfare behet?Jemi kthyer ne 1918.Hynj derri e dosa,,,horri e zuazari bejne ligjin ne kete vend.
    Mbylljani deren e BE fare,se do beheni pishman.Jeni ne metro ju te BE?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 28, 2026 at 11:29 am

    Nocionet ‘integral’e ‘integrim’..NUK Jane hapje e mbyllje kapitujdh por MIRQENJE-ZHVILLIM..!
    shQIp: Jo hapje bythe’ ndaj te huajve por SHTERNGIM!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 28, 2026 at 12:30 pm

    OK:
    -SI KA MUNDËSI QË KY EUROPIANI VLERËSON SHQIPËRINË PËR PUNË TË MIRË..PA PYETUR DALKUN?
    -PA PYETUR SALI NON GRATËN A MUNDET SHQIPËTARËT TË MARRIN FRYMË .?
    -NËSE E DËGJON SALIUN ÇPJERDH NGA GOJA NË SHQUP,RRUGË,SHPI,BRUKSEL,BEOGRAD(FAZLLIÇ),GREQI(BELERIN),ÇFAR DO NA THOTË MË TEJ KY..?
    -PA IKUR SALIU NGA POLITIKA A MUNDET TË FUTEMI NË BE.?
    -A E DI KY SE PSE U RIKTHYE SALIU NË PD,OPOZITË.?
    -PO TERRORISTI FREDI BELERI PSE U ZGJODH EURODEPUTET NGA MIÇO DHE OK TË SALIUT-KOTI.?
    -SI DO TË BËHET VOTIMI NGA 27 VËNDET E EUROPËS.. ME VETO.?
    -KUR SALIU TË HUMBI PËRSËRI ZGJEDHJET NË 2029..DO I PRANOJ TË 10-t RADHAZI HUMBJE DHE 99 % NGA 1992 ?
    -KUR PPE ( BELERISTËT)E BE DO I THOT SALIUT IKË NGA PD.?
    FLM DITA

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 28, 2026 at 1:58 pm

    Saliu ka vdek o ethem, rri ashtu si figure. Akoma e ke frike? Po ne fakt per ti pasur frike eshte se hale maloku luan me shume porta dhe pinjollet e bunkerave e kane xhan se gjygje per kafe firmosi.
    Gramoz cigares ja ndjeu bytha dhe si skile u hoq menjane jo pa nje shperblim te mire. Mut ps kak pd. Ja te rroje partia e pushtave, atdheu i tradhtareve vdekje shpitareve, kjo eshte moto e kesaj kohe.

    Reply
  • 666 says:
    September 28, 2026 at 4:54 pm

    Nuk pjerdh fare,, d m thene ka mbrojtje te forte,, por nga kush?

    Reply
  • !!? says:
    September 29, 2026 at 6:43 am

    Tani Edi Rama ka gjetur çelsin e artë për tu futur në BE, sofizmën bastarde të përgojimit non stop të fëmijve të Van der Leinit sikur të jen Zahua i tij. Nuk i shkoj me sofizmën bastarde të dhëndrrit Romeo moderrn që i lutet nuses Zhuljeta të BE, me thesin e kusaris në dorë ta pranoj në gjirin e saj të bëshëm mashalla të subvencioneve dhe investimeve që do t’ ja kalojn disa herë miljonave të vjedhura të subvencioneve të IPARD në bashkpunim me ambasadorin Zorreka dhe ndonjë Mogerini të një soji dhe gjaku me kusarokratin Rama.

    Tani ai ka marr rolin e bebes që do ti prish mëndjen nuses BE që ta pranoj të pij sis në gjirin e saj dhe me modelin e Herkulit bebe që la djepin dhe vodhi tufën e lopëve, të vjeth dhe ai miljardat e subvencioneve dhe investimeve të BE për anëtarët e saj, dhe hëëëëëëë…..,

    në qoftë se nusja BE do të guxoj që kusari bebe të mos futet në gjirin e saj, ai fëmiu Ballkanas, për inat, do të vrapoj, si vëllau i tij Vuçiç, të lëpij plot kënaqsi sisën edhe të tunxe Xi dhe sisën e tovarish Putinit.

    Tani që kusari i sofistikuar dhe dinak që po vdes të shtjer në dor miljonat e miljardat e BE i ka kërcënuar haptazi që do të pij sisën e Xi dhe Putin,ai shpreson që nusja budallaçkë BE do të vrapoj e alarmuar për të pranuar në gjiun e saj kusarin bebe Edi Rama dhe gostia do të filloj, do të ketë miljona edhe për Zorrekët dhe Marta Kosët e një soji dhe një gjaku me Edi Ramën në BE:

    Reply
  • Lafonten says:
    September 29, 2026 at 6:51 am

    Kryeministri hokatar!

    Nuk ja var njeri tashme ne takimet nderkombetare dhe po u ze prite atyre qe vijne ne Tirane!

    Vetem se nuk qeshin me me brockullat e tij por tallen.

    Reply
  • demo says:
    September 29, 2026 at 9:14 am

    Ka takim me Ron Jeffetin,qe eshte paisur edhe me pashaporte gjermane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  • Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?