Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raundi 3, ja deri kur bëhet pagesa e tarifës së aplikimit për Universitetin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raundi 3, ja deri kur bëhet pagesa e tarifës së aplikimit për Universitetin!
AktualitetShoqëri

Raundi 3, ja deri kur bëhet pagesa e tarifës së aplikimit për Universitetin!

Published: October 8, 2022
Shpërndaje

Maturantët që deri në përfundim të regjistrimeve të raundit të dytë nuk kanë mundur të regjistrohen në asnjë program studimi të universiteteve publike apo private në vend, do të mund të rikthehen në garë për studimet e larta, duke aplikuar për kuotat e lira të Raundit të tretë të pranimeve për vitin e ri akademik 2022-2023. Ky raund është edhe mundësia e fundit që maturantët kanë në dispozicion për të konkurruar edhe një herë për vijimin e studimeve të larta gjatë këtij viti.

Programet për të cilat maturantët do të mund të garojnë në raundin e tretë do të përfshijnë vetëm ato degë, në të cilat do të ketë kuota të lira nga përfundimi i regjistrimeve të raundit të dytë (i cili po vijon aktualisht). Çka do të thotë se gara në këtë raund do të jetë e fortë, për shkak të kërkesave të larta për studime, si dhe numrit të kufizuar të kuotave të lira të mbetura për pjesën dërrmuese të programeve të studimeve. Ndërkohë që ka disa degë, në të cilat nuk do të mund të garohet në këtë raund, pasi kuotat e tyre janë plotësuar që me regjistrimet e raundit të parë.

Kushti për maturantët që konkurrojnë për herë të parë!

- Publicitet -

Për të mos rrezikuar konkurrimin në këtë raund, maturantët dhe kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2,000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin “U-Albania”.

Pasi të shkarkoni faturën duhet të kryeni pagesën pranë strukturave të përcaktuara, teksa duhet të dorëzoni në shkollë mandatin e pagesës, si dhe të ruani me kujdes kodin e faturës, nëpërmjet të cilit do të mund të vijoni më pas, edhe procedurën e aplikimit për zgjedhjen e preferencave të reja të studimit. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 15 tetor në portalin “U-Albania”. Vetëm pasi të jetë bërë ky konfirmim, portali do të lejojë vijimin e plotësimit të Formularit A3 me dhjetë preferenca të reja konkurrimi.

Ndërsa për maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë aplikuar në dy raundet e realizuara deri më tani (dhe nuk janë shpallur, apo regjistruar si fitues), do të aplikojnë në raundin e tretë, bëhet e ditur se kjo kategori nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund.

Konkurrimi edhe për kuotat e raundit të tretë do të zhvillohet në të njëjtat afate, si për kandidatët që do të garojnë për strukturat publike universitare, ashtu edhe për ata që duan të vijojnë studimet në universitetet jopublike. Autoritetet e arsimit sqarojnë se është në këtë raund, gara do të zhvillohet me përzgjedhjen e 10 preferencave të reja gjatë plotësimit të formularit A3 nga maturantët. Këto preferenca duhet të përfshijnë degët që kanë kuota të lira.

Pjesë e konkurrimit për këtë raund kanë të drejtë që të bëhen të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk kanë arritur dot që të regjistrohen si fitues në dy raundet e mëparshme, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në dy raundet e shkuara dhe që nuk kanë arritur të regjistrohen për arsye të ndryshme, si dhe kandidatët që kanë bërë çregjistrimin si në raundin e parë, ashtu edhe në atë të dytë për të hyrë sërish në garë për të fituar një tjetër degë më të preferuar.

Sipas afateve të përcaktuara në urdhrin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit dhe RASH, përzgjedhja e preferencave gjatë plotësimit të formularit A3 do të jetë e mundur në datat 19, 20 dhe 21 tetor. Ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet në datën 26 tetor dhe dy ditë më pas do të nisë edhe regjistrimi i fituesve. Në ndryshim nga dy raundet e mëparshme, procesi i regjistrimeve për raundin e tretë do të jetë më i shkurtër. Fituesit do të regjistrohen në 3 faza 48-orëshe, çka do të thotë se edhe lista e fituesve të këtij raundi do të ndryshojë tre herë në varësi të kuotave që do të mbeten të parealizuara pas mbylljes së regjistrimeve për secilën fazë. Regjistrimet për fituesit e raundit të tretë do të zhvillohen ndërmjet datave 28 tetor deri në datën 2 nëntor. Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë sekretarisë mësimore (përkatëse) për t’u regjistruar në secilin program studimi ku jeni shpallur fitues duhet që të përfshijë: fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë), fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose e Dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA, si dhe deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit. Po ashtu në dosjen e regjistrimit duhet të paraqisni edhe dy fotografi personale në formatin e caktuar, si dhe mandatin e pagesës i tarifës së regjistrimit.

Ndryshimi i degës për fituesit e regjistruar në Raundin 2

Aktualisht po vijon procesi i regjistrimit të fituesve të Raundit të dytë. Sot përfundon faza e tretë e regjistrimit, teksa në datat 9-10, si dhe 11 dhe 12 tetor, do të zhvillohen dy fazat e fundit të regjistrimeve për Raundin e dytë. Pas kësaj date do të shpallen edhe kuotat e lira që do të jenë në dispozicion të maturantëve që do të garojnë në raundin e tretë.

Për të bërë ndryshimin e degës ku jeni regjistruar gjatë fazave të raundit të dytë, ju duhet që më parë të bëni procesin e çregjistrimit pranë fakultetit në të cilin jeni pranuar. Kështu, çdo kandidat pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse, ka të drejtë të çregjistrohet në datat 13-14 tetor duke paraqitur të plotësuar një kërkesë për çregjistrim, teksa do të mund të tërheqë edhe dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryeni këtë veprim brenda këtij afati të përcaktuar, ju nuk mund të ndryshoni programin e studimeve, çka do të thotë se për këtë vit mund të vijoni studimet e larta vetëm në këtë degë ku jeni regjistruar gjatë raundit të dytë, duke humbur shansin për të aplikuar sërish në garën e pranimeve për kuotat e raundit të tretë. Sekretaritë mësimore të secilit fakultet, pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit listën e kandidatëve të çregjistruar, duke i pasqyruar në sistemin online të dhënat e tyre. Vetëm pasi të kenë ndjekur këtë procedurë, këta kandidatë mund të vijojnë konkurrimin nga e para për kuotat e lira të raundit të tretë të pranimeve.

Për kuotat e raundit të tretë kanë të drejtë të aplikojnë:

  • Maturantë dhe çdo kandidat tjetër që nuk ka arritur dot që të regjistrohet si fitues në aplikimet e dy raundeve të mëparshme.
  • Maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues.
  • Maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë kryer procesin e aplikimit online në dy raundet e shkuara dhe që nuk kanë arritur të regjistrohen për arsye të ndryshme
  • Kandidatët që kanë bërë çregjistrimin si në raundin e parë, ashtu edhe në atë të dytë për të hyrë sërish në garë për kuotat e lira që do të plotësohen gjatë raundit të tretë.

Afatet e aplikimit për kuotat e Raundit 3

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?