Xhemil Zeqiri
Z, Agim Gjakova!
Këto ditë e dëgjova një intervistë dhënë gazetarit me damkë titiste, Veton Surroit.
Ke kaluar çdo kufi duke shpjeguar së prapthi disa ngjarje historike.
Mjaft me shtrembërimin e historisë dhe baltosjen e figurave të rezistencës shqiptare!
Për një intelektual dhe për më tepër një ish-disident kundër regjimit titist i cili në vitet e rënda të robërisë u detyrua të ikë nga vendlindja, të kalojë në pjesën tjetër të atdheut të lirë, në RPSSH, është e papranueshme që sot, pas gjithë asaj që kemi kaluar si komb, të vazhdojmë të dëgjojmë tani, zëra të mekur si të Agim Gjakovës, që me një papërgjegjësi të frikshme, arrin sajojë narrativë të rreme mbi ngjarjet më të ndjeshme të historisë sonë, duke hedhur baltë mbi figura të shquara të rezistencës kombëtare, si Haki Taha dhe Adem Demaçi.
Agim Gjakova, shpifë dhe trillon të pavërteta për vrasjen e Miladin Popoviqit.
-Duke pretenduar si shumë demonë-kratë të sotëm zhurmaxhinj sipas historianëve të ca kurseve “të plepave” të Sali Berishës, që betohen në dhijo-kraci se, Miladini, u vra nga atdhetari, Haki Taha.
Kësaj, anekdote politike i thuhet:
“Eja babë, ti kallxoj arat”!!!
(Populli).
-E, kjo çfarë ju pretendoni, faktikisht, nuk është hiç e vërtetë.
-Miladinin e ka vrarë dora gjakatare serbo-çetnike, e serbit Dushan Mugosha, i veshur në uniformën partizane të Titos.
-Këtë e ka pohuar me një rast, vet nëna e Miladinit e cila pa dorashka tha: “Djalin tim e vrau OZNA, konkretisht dora e zezë e Dushan Mugoshës”, të cilin nuk e pranoi pjesëmarrës në ditën e varrimit të Miladinit.
Kështu, shkruan në kujtimet e tij, udhëheqësi i LANÇ-re, Enver Hoxha.
-Akademiku i shquar, historiani, Hakif Bajrami me një rast ka deklaruar: “Po, atë ditë, nga UDB-ja, është vrarë Serveti, Haki Taha në në ora 9-të, ndërsa, Miladini u vra në ora 11-të .
-Prandaj, me të drejtë historiani ynë shtron pyetjen: si është e mundur i vdekuri, Haki Taha, të çohet dhe të vret Miladinin në ora 11-të, po të njëjtën ditë”?!!!
-Tani, shpifjet vazhdojnë me të madhe, kinse, Haki Taha e ka vrarë Miladin Popoviqin, për tradhti ndaj Kosovës?!
-Këto shpifje janë krejt të pavërteta, posi, këtë çështje e ka shpjeguar në mënyrë brilante – Akademiku dhe historiani, Hakif Bajrami i cili më tej vazhdon: “Pretendimi se, Haki Taha e ka vrarë Miladin Popoviçin, është një shpifje e rëndë dhe një rishkrim i turpshëm i historisë, që bie ndesh me burimet serioze dhe me të vërtetën e njohur publikisht: vrasja e Miladin Popoviqit, ishte rezultat i përplasjeve të brendshme brenda aparatit jugosllav, me gjasë kjo vrasje u krye nga dora e Dushan Mugoshës, apo segmentëve të tjerë të UDB-së”.
-Të përpiqesh t’i faturosh një veprim të tillë një patrioti të mirënjohur si Haki Taha, është një akt i ulët, që ka vetëm një qëllim: të njolloset rezistenca shqiptare dhe të amnistohet roli shtypës i udhëheqësve shovinistë, të ideologëve jugosllavë.
Kur jemi në këtë temë dua të theksoj faktin që, Miladin Popoviqi ishte një komunist i vërtetë malazez, atij ia kishin shpëtuar jetën guerilasit e Enver Hoxhës, kur ai ishte kapur nga fashistët në Mitrovicë dhe ishte dërguar në burgun e Peqinit. Me një aksion të rrufeshëm, guerilasit komunistë e kishin thyer burgun fashist, me ç’rast e kishin liruar nga burgu komunistin malazez, Miladin Popoviqin.
Për këtë akt heroik, Miladini ishte shumë mirënjohës dhe bëri gjithçka që t’i ndihmojë shqiptarët në LANÇ-re. Miladini, jetoi dhe veproi tri vite në Shqipëri.
-Është e vërtetë që e ka dhënë ndihmën e tij të sinqertë, të pakursyer dhe shumë të dobishme në themelimin e PKSH.
Ndërsa, Dushan Mugosha “ndihmën” e kushte me pabesi. Prandaj, Enveri pas disa mospajtimeve me të, e ndoqi nga Shqipëria.
-Pastaj, me kërkesën e PKJ-së, të kriminelit Tito, Miladini detyrohet të kthehet në Jugosllavi.
Vlen të theksohet këtu fakti që, ka dokumente historike që, vetëm disa muaj para se të vritej, Miladini në një Konferencë të LKJ -së në Beograd, deklarohet qartë, pa ekuivokë deklaroi: “Kosovës, prej nesh, (PKJ-së), duhet t’i njihet e drejta e kombeve për VETËVENDOSJE.
Në Kosovë, duhet të mbahet një Referendum, ku populli i saj me Vise të tjera shqiptare, të përcaktohen qartë, sipas vullnetit të tyre në tre variante për të ardhmen e tij:
1.
Dëshirojnë t’i ribashkohen Shqipërisë.
2.
Dëshirojnë të kenë Republikën e vet,
“Punëtore dhe fshatare” – siç e quante ai dhe
3.
Dëshirojnë t’i bashkohen Jugosllavisë?!
-Po në atë Konferencë, kundër reagoi delegacioni serb në veçanti, çetniku i maskuar në uniformën partizane me librezën e gjakpirësve të LKJ-së, Dushan Mugosha.
-Faktikisht, Serbia duke parë rrezikun që Kosova po i dilte nga duart, Dushani me bandat e tij terroriste në Kosovë, vendosi ta vret udhëheqësin komunist, mikun e madh të shqiptarëve, Miladin Popoviqin. Por, tragjedia po atë ditë morti, nuk do të përfundonte me ca viktima të cekura më lart, -po atë ditë Serbia në Prishtinë bëri masakër të paparë, me ç’rast i vrau mbi njëqind shqiptarë “nacionalistë”, “irredentistë”, të cilët kinse, paskan dorë në vrasjen e Miladinit.
-Në Prishtinë, është një vend, ku quhet “Tauk Bashqe”, dikur dhe sot e sot, populli rrëfen se, aty mund të jetë një varr masiv i shqiptarëve, që fashistët serbë i kanë hedhur trupat e vdekur.
Shqetëson fakti që, në këtë intervistë të Agim Gjakovës, skandali nuk mbaron aty.
Agim Gjakova, merr guximin, prej “historiani” de fakto, prej zhurmaxhiu, që të hedhë baltë mbi figurën madhështore të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi.
Ademit, i cili qe një personalitet që tërë jetën e tij e sakrifikoi për komb e atdhe. Ky simbol i pathyeshëm, në vitet e errëta të robërisë.
-Sulmet e paskrupullta ndaj Demaçit, nuk janë thjesht shpifje ndaj një individi, por janë dhe një atentat ndaj vetë, ndërgjegjes sonë kombëtare.
Agim Gjakova dhe sojnikët si ky, duhet ta dijë mirë se, historia nuk mund të retushohet, të deformohet sipas orekseve të njëanshme ideologjike… Shqiptarët, e dinë fort mirë, kush ishte Miladin Popoviçi, kush ishin Haki Taha dhe kush ishte, Adem Demaçi.
-E dinë fort mirë, kush i ka shërbyer lirisë, dhe kush robërisë.
-E dinë fort mirë, kush qëndroi përballë rreziqeve, për ta bërë adheun e lirë, por edhe kush iku nga Kosova, ku i dihet pse “i ndjekur” nga regjimi jugosllav, si Kapllan Resuli i cili u strehua si “disident” në RPSSH, por, pastaj u dënua për veprimtari politike si armik i popullit shqiptar.
Jo! Nuk do të lejojmë që emrat e atyre që dhanë jetën për këtë vend të njollosen nga pseudo-intelektualët që kërkojnë të përfitojnë nga mjegullat e injorancës politike, apo nostalgjia për pushtetet e huaja.
-Mjaft më me manipulime!…
Mjaft më me shpifje!… Populli shqiptar e ka kaluar rrufeshëm, me rezistencë errësirën, prandaj, sot më shumë se kurrë ka nevojë për të vërtetën dhe të drejtën legjitime për të mbrojtur figurat e tij të ndritura, për të çuar përpara trashëgiminë e atyre që nuk u përkulën para pushtuesve.
Është për të ardhur keq “Sa poshtë ka rënë katundi”, nga një servilizëm, që iu bëhet disa eksponentëve të njohur me damkë si reaksionarë.
Ish-disidenti i djeshëm, Agim Gjakova bie në prehërin e propogandës titiste të Beogradit, Prishtinës dhe të Tiranës?!!!
Tani shtrohet çështja: çfarë nënkuptojmë me këtë servilizëm të mjerë?
Mendoj, në këtë rast që, qëndrimi nënshtrues dhe përulës ndaj autoriteteve politike të kohës, ndodh shpesh për përfitime personale ose për të ruajtur pozitat në shoqëri, apo në institucione.
Kjo ka qenë dhe ende është aktuale në vendet, në “tranzicione” në sistemin feudal-kapitalist, një praktikë e shëmtuar ku artistët dhe “intelektualët” pakurrizorët, shpesh ju duhet të pajtohen me ideologjinë zyrtare të “demokracisë” kapitaliste.
Si duket, pa pikë dyshimi, Agim Gjakova ka rënë në këto humnera të kësaj kohe të pakohë, që, vërtet zor e ka me dalë me faqe të bardhë.
-Them kështu, sepse Agim Gjakova, ka rënë nën kthetrat e propagandës titiste-rugoviste & Co, të vijës më të errët UDB-iste.
Si duket, ky nuk e din, apo përpiqet ta fshehë faktin që, Miladin Popoviçi e ndihmoi fuqishëm, PKSH-n dhe Enver Hoxhën.
Ai, ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Kjo është e vërteta. Pikërisht për këtë serbët e OZNA-s, me urdhër të krye-çetnikut, Dushan Mugosha, e vranë në Prishtinë, sepse, ai me Enver Hoxhën ishin ata që organizuan Konferencën e Bujanit.
Pra, Miladini ishte për VETËVENDOSJEN e popullit të Kosovës. Ishte për bashkimin Shqiptar.
Emri, Milladin Popoviçit është besnikëri e denjë prej shqiptari.
Ndërsa, këto paçavuret politike që dolën si kërpudhat pas shiut në vitin 1989 e këtej, duke shpifur ndaj shqiptarëve përparimtarë dhe kundër strategut Enver Hoxha dhe Miladin Kelmendasit, duke mos thënë as një fjalë për udbashen, Milica Obranoviçin, vjehrra e Sali Berishës, e cila e ndërroi mbiemrin nga Milica në Vera.
Më qartë se kushdo tjetër e ka thënë troç anti-shqiptari Milovan Gjilasi, ish-funksionar i Federatës Jugosllave, në TV Sarajevën, kur deklaroi:
“Po, Koçi Xoxi ka qenë agjenti ynë, ne e kishim atë përkrahës; për atë e vrau PKSH-ja; ashtu, siç ka qenë Miladin Popuviçi, agjent i Enver Hoxhës”.
-Historia, nuk shkruhet sipas tekeve e shpifjeve, por me fakte,
Ndaj dhe titistët Enverin gjithmonë e kanë trajtuar si armikun më të madh të jugosllavëve.
Ztr, të etur pas lakmive dhe pasurive, po hyni në “Vreshta të huaja” që nuk ju takojnë!… Lexoni historinë e vërtetë, e jo të bazoheni në thashethemet titiste, që në këto tri dekada, altoparlantët e borgjezisë reaksionare vetëm shpifin dhe trillojnë ndaj Shqiptarit më të madh Enver Hoxha.
Shpifni dhe fabrikoni kot së koti, gënjeshtra ju nga reaksioni “kombëtar” dhe ndërkombëtar, kundër Enver Hoxhës.
“Enver Hoxha, është si toka, toka nuk rrëzohet”.
-Kështu, ka thënë me të drejtë, Imer Halili, ish-i burgosur politik.
Lavdi Enver Hoxhës!