Dr. Jorgji Kote
Si çdo botim i mëparshëm, edhe libri “Rusët po vijnë“ i Mjeshtrit të Madh Shaban Murati përbën ngjarje me jehonë në jetën politike dhe diplomatike të vendit dhe më gjerë. Kjo falë aktualitetit dhe zhvillimeve ulëritëse politike, sidomos tri muajt e fundit; por dhe se autori është gazetar veteran i kësaj fushe me gati 50 vjet përvojë, diplomat dhe Ambasador “par excellence“, publicist i mirënjohur me mbi 20 libra, qindra shkrime dinjitoze, etj.
Vështirë të ketë ngjarje dhe sfidë gjeopolitike që nuk ka kaluar në lupën e analizave të tij, me sugjerimet dhe rekomandimet përkatëse. Dhe i shkruar me një stil tërheqës, informues dhe argumentues, me tituj te goditur, me plot figura të pasura letrare deri te ironia dhe sarkazma politike!
Në fakt, t’i hysh zbërthimit dhe komenteve të 100 shkrimeve pjesë e këtij libri, një enciklopedi vërtet e rrallë e kësaj fushe me axhenda të ngjeshura, sidomos të 8 viteve të fundit, ca më tepër kur bëhet fjalë për një fuqi të madhe problematike si Rusia, është mision tejet i vështirë.
Ndaj, bashkë me urimet dhe përgëzimet më të mira për autorin, me të cilin krahas bashkëpunimit më shumë kam mësuar prej tij për vite të tëra në shërbimin diplomatik pas viteve 90, më poshtë po ndalem me aq sa e lejon vendi, në reflektime të natyrës diplomatike, të shoqëruara me disa përfundime dhe konstatime konkrete.
Së pari, Shaban Murati ka paralajmëruar me kohë, me fakte dhe argumente të shumëfishta karakterin e vërtetë të rregjimit të Putinit, reminishencat perandorake dhe komuniste, dhimbjen e tij të pashërueshme për shpërbërjen e BS-së dhe synimet hegjemoniste. Kjo fillon qysh te libri i mëparshëm “Rusia Ballkanike“ që mbulon periudhën 1998-2014 dhe vazhdon te “Rusët po vijnë“, titullin e së cilës, siç pohon vetë mjeshtri i analizës e ka përdorur për herë të parë në vitin 1998.
Së dyti, Rusia ka kërkuar në vazhdimësi riformatimin e rendit botëror. Kjo shtjellohet hollësisht në shkrimin “Ideja e rinegociimit të Luftës së Ftohtë“ më 2016 dhe më 2020 me “Drejt një Jalte të re….“ deri në dhjetorin e kaluar, kur Putini e rikërkoi në formë ultimative në letrën që i dërgoi SHBA-ve. Autori përmend dhe propozimin e tij për një takim të pesë fuqive të mëdha antare të përhershme të KS të OKB-së. Me këtë rast, argumentohet bindshëm nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare absurditeti dhe pamundësia e realizimit të një ideje të tillë regresive.
Pastaj, kurkush nuk ia pati fajin ish BS-së dhe Lindjes për dështimin e sistemit të tyre totalitar!. Imagjinoni se çdo të ndodhte sikur të gjitha fuqitë e tjera të rivendikonin rishikimin dhe kthimin prapa të historisë!
Së treti, Rusia ka bërë demarshe dhe tentativa të shumta për të defaktorizuar dhe nxjerrë “jashtë loje“ organizatat ndërkombëtare, veçanërisht BE-në dhe NATO-në. Autori përshkruan në vazhdimësi se ajo ka përdorur të gjitha format tashmë të njohura, nga jashtë dhe nga brenda, nëpërmjet përçarjeve, dizinformacionit, ndërhyrjes në fushata zgjedhore etj. Së fundmi, në prag të agresionit ndaj Ukrainës, kërkesa e saj ultimative dhjetorin e kaluar ishte largimi i BE-së dhe NATO-s nga këto vende, nga Ballkani dhe vendet e ish-lindjes komuniste.
Rusia ka treguar hapur dhe me brutalitet pas lëvizjeve demokratike paqësore në Ukrainë më 2004 dhe 2014 dhe në Gjeorgji më 2008 se nuk do të lejonte kursesi që ato t‘i bashkoheshin BE-së dhe NATO-s.
Më tej, si alternativë zëvendësuese ndaj tyre, Rusia ka venë në zbatim Bashkimin Euroaziatik, të shoqëruar me traktate ekonomike dhe ushtarake me ish republikat sovjetike, etj. Kësisoj, ajo synon të këtë punë vetëm me SHBA-ve, duke qenë në pozita të barabarta me to; mirëpo, kjo e fundit, ndryshe nga sa shpresonte Putini, në rastin e agresionit rus ndaj Ukrainës veproi në bashkëpunim të ngushtë më partnerët perendimorë, duke bërë të dështojnë planet ruse.
Së katërti, në libër del qartë synimi i kahhershëm rus për të ndërhyrë dhe rivendosur hegjemoninë në Ballkan, si një rajon me interesa të mëdha strategjike. Në disa shkrime dhe analiza, Shaban Murati përshkruan me shqetësim kritik përpjekjet e shtuara ruse për subversion në këtë rajon, në çdo vend, pa përjashtim, me skena dhe skenarë nga më të rrezikshmit, me “soft dhe hard power“. Ai vlerëson paralajmërimin e fortë të ish Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Mars 2015 kur theksoi se “përsa i takon Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë, ato janë në vijën zjarrit rus“. Por që nuk u vlerësua sa duhej nga BE-ja dhe vendet ballkanike.
Për këtë qëllim, krahas ndërhyrjeve tashmë të njohura në Mal të Zi, Sloveni, Bullgari, Bosnie, Maqedoninë e Veriut dhe gjetkë, autori dëshmon se Rusia ka kërkuar që Ballkani të jetë “Neutral“, ndonëse e ka shpallur atë “zonë të influencës ruse“, duke vazhduar të armatosë deri në dhëmbë Serbinë në çdo aspekt, deri te krijimi i ushtrisë kazake ballkanike etj. Gjithashtu, në vend të antarësimit të tyre në BE, Moska u ka ofruar “integrimin rus“. Për rrjedhojë, ajo ka sugjeruar që Ballkani të ndjekë modelin e një “federate ruse“. Këto strategji analizohen me objektivitet dhe shqetësim politik dhe në shkrimin “Ballkani me ëndra, Serbia me raketa“
Në përgjithësi, këto e të tjera dukuri autori i ka shpjeguar me shumë vërtetësi në shkrimin “Kundërrevolucioni i heshtur në Ballkan“ Në rastin e vendit tonë, sidomos pas shpalljes si vend jo miqësor nga Rusia, krahas të tjerash, autori kërkon me ngulm anullimin e Traktatit të Miqësisë me Rusinë, të sigluar më 8 Dhjetor 2004 në Tiranë, nga vetë Lavrovi dhe ish ministri ynë i jashtëm.
Së pesti, Kosova përbën një synim tjetër strategjik të Putinit. Këtu përparësi ka shtyrja në kalendat greke e njohjes dhe ndikimi në vende të tjera për ta çnjohur atë, shtyrja dhe krijimi i ngërçeve në dialogun me Beogradin, zgjidhja e të cilit e tremb pa masë Moskën dhe mbështetja vetëm e një marrëveshjeje përfundimtare që përmbush interesat ruse dhe serbe! Autori ka trajtuar të gjithë problematikën përkatëse, deri te pohimi më i fundit i Putinit, i cili njohu drejtësinë e vendimit të GJND për Kosovën, që krijoi shumë telashe në Beograd.
Në libër analizohet gjerësisht dhe bindshëm se Rusia mund ta njihte pavarësinë e Kosovës, POR, me kusht që ajo të konsiderohej ndërkombëtarisht, si “rast/ precedent universal“ dhe jo “sui generis“. Autori është ndalur gjatë në argumentimin e këtij qëndrimi rus, i cili synon justifikimin e pavarësinë nën hyqmin e saj të rajoneve në Transdnistria, Nagorni Karabak, Abkazi, Osetinë e Jugut, etj.
Tashmë njihet botërisht se Kosova përbën një “rast të veçantë“ ose “sui generis“ krejt ndryshe nga të gjitha “konfliktet e ngrira“ të lartpërmendura. Ajo nuk ka lidhje fare me Tajvanin, Qipron, Katalonjën, etj, ndaj dhe mosnjohja e Kosovës nga 5 vende antare të BE-së dhe Kina është fare e pabazuar.
Në vijim, me shumë të drejtë, Shaban Murati fshikullon edhe qëndrimet e gabuara europiane për dialogun me Beogradin, duke e lënë për në fund njohjen e Kosovës. Ai gjithmonë ngre pyetjen asgjënsuese se si mund të ulet Serbia në një tryezë bisedimesh për 12 vite rresht, kur ajo nuk denjon ta njohë Kosovën si shtet! Në vijim, autori përshëndet angazhimin e shtuar dhe vendosmërinë e SHBA-ve, në veçanti thirjen e Presidentit Biden ndaj Vuçiç për të njohur sa më shpejt Kosovën.
Mirëpo politika serbe, siç u përmend më lart nuk ka as dëshirën dhe as vullnetin për një dialog të vërtetë, sepse është nën hyqmin e Rusisë. Ajo ndjek parimin “tërhiq e mos e këput“ dhe abuzon me çdo lëshim të Perëndimit, i cili duhet të nxjerrë sa më shpejt mësimet e duhura nga gabimet dhe vonesat e tij sistematike me Serbinë.
Ndërkohë, ai nuk heziton të kritikojë edhe lidershipet e Kosovës për disa qëndrime dhe propozime të gabuara, si ajo për një Konferencë Ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, kur kjo çështje është zgjidhur me kohë dhe se vetëm do te ngatërronte punët dhe veprime të tjera të gabuara!
Së gjashti, për realizimin e kësaj strategjie, Rusia bashkë me Kinën ka në Ballkanin Perendimor një aleate besnike të madhe si Serbinë; ndonëse e quan vehten aleate e BE-së dhe SHBA-ve, vitet e fundit ajo qëndron e ulur shumë më tepër në karriken politike të Rusisë dhe Kinës! Dhe tani Beogradi po bën çmos për të ruajtur të paprekur këtë miqësi.
Këto dukuri ai i ka shprehur dhe në shkrimin “Putini emëron Presidentin Vuçiç!“ etj. Ndaj, janë të kota orvatjet për ta marrë me të mirë Beogradin, për ta përkëdhelur dhe për t‘i bërë qejfin, me mendimin e gabuar që ta shkëpusim nga Rusia dhe Kina.
Së shtati, dhe që lidhet ngushtë me Serbinë, Shaban Murati ndalet shumë dhe me të drejtë te “ Ballkan i Hapur ose “i Kapur“ siç e quan me të drejtë. Dhe në këtë libër ai jep argumenta dhe referenca pa fund, të cilat e dëshmojnë atë si nismë të mirëfilltë politiko-ekonomike ruso-serbe, siç e ka pohuar dhe vetë Vuçiç me 2017. Vetëm disa ditë pas botimit të këtij libri, më 5 Qershor, Lavrovi e pohoi qartë këtë fakt në konferencën e shtypit pas ndalimit për të fluturuar në Beograd dhe vetëm 2 ditë përpara samitit të radhës të “Ballkan i Hapur“ në Ohër; madje akuzoi BE-në dhe NATO-n, se duan “Ballkan të Mbyllur”.
Dy muaj pas krijimit të parardhësit të tij “Minishengeni ballkanik“ Shaban Murati e denoncoi atë me shkrimin “Avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan“ më 25 Dhjetor 2019. Bashkë me shumë ekspertë dhe vëzhgues të tjerë, përfshirë autorin e këtyre radhëve, ai ka shprehur çudinë indinjuese të ligjshme se si mund të bëhen veprime të tilla diplomatike nga ana jonë, duke i bërë karshillëk të hapur BE-së, e cila në të gjitha dokumentat zyrtare e ka thënë Jo-në e saj me diplomaci, pa e përmendur as si emër këtë nismë. Si nuk e shohin se Serbia është vëzhguese e Bashkimit Euro-Aziatik, si nuk e kuptojnë se sidomos pas agresionit rus teoria se ekonomia dhe paraja zgjidhin problemet politike ka dështuar dhe se e kundërta mund të ndodhë me pasoja të pallogaritshme, kur i “bën hesapet pa hanxhinë“!
Mbi të gjitha, Ballkani i Hapur është mbivendosje e panevojshme, mbasi BE-ja dhe Gjermania, si aktorët më të interesuar mbështetin rajonin tonë me Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar nga të 6 vendet e rajonit, të cilin e drejton BE-ja; për këtë qëllim ajo ka akorduar 29 miliard Euro deri në vitin 2027.
Së teti, te “Rusët po vijnë“ autori argumenton me fakte të dhimbëshme se orvatjet për realizimin e këtyre synimeve të mprapshta i ka inkurajuar dhe strategjia e gabuar e Perëndimit ndaj Rusisë; sepse ajo deri vonë ka konsistuar kryesisht në ruajtjen e stabilitetit dhe stuskuosë në dëm të demokracisë. Me fjalë të thjeshta, vendet kryesore perendimore janë munduar ta kenë sa më mirë me Putinin, pa telashe, për të mos e zemëruar atë, dhe duke iu referuar në çdo rast diplomacisë dhe ekonomisë, duke lenë mënjanë armët dhe ushtrinë. Gjermania zyrtare, për shkak të kaluarës naziste, ra preh e pacifizmit absurd dhe e euforisë pas shembjes së Murit të Berlinit.
Ajo mendonte se ishte më me interes të përfitohej nga dividenti i paqes se sa të shpenzohej për mbrojtjen. Madje, u hoq dorë dhe nga parimi i mëparshëm “dialog dhe dekurajim“ që është rivendosur vetëm tani së fundi.
Vlen të theksohet se qysh në vitin 2015, Shaban Murati ka kërkuar me të madhe abrogimin e aktit të bashkëpunimit NATO – Rusi, çka u realizua vetëm në fillim të këtij viti, kur Rusia po bëhej gati për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës!.
Së nënti, Vendet e BE-së ranë viktima të globalizmit naiv dhe e idesë së gabuar se krijimi i një tregu të madh dhe partneriteti ekonomiko- tregtar, duke përfshirë dhe Rusinë do të mundësonte realizimin dhe të objektivave të tjerë politikë dhe ushtarakë. Ndërtimi i dy gazsjellësve gjigandë “Nord Stream“ përkundrejt kundërshtimit të vazhdueshëm nga SHBA-të ishin dëshmia më tronditëse e krijimit të vartësisë nga gazi rus, në emër të leverdishmërisë ekonomike! Por që tani të gjithë po e paguajmë këtë leverdi si “frëngu pulën“.
Deri në fund, liderët gjermanë e mbrojtën Nord Stream II demek si “projekt privat, jo politik, si ura e vetme lidhëse me Rusinë“, por më në fund e pranuan gabimin trashanik dhe u tërhoqën minutën e fundit!
Së dhjeti, Shaban Murati e ka quajtur me të drejtë aneksimin e Krimesë më 2014 nga Rusia si “11 Shtatori i marrëdhënieve ndërkombëtare“! Por, sërish, reagimi perendimor u reduktua në disa paketa të lehta sanksionesh, që nuk ishin problem për Rusinë. Sërish kjo në emër të stabilitetit, që të mos egërsohej “ariu rus“ se demek përshkallëzohej situata po të tregoheshinn më të ashpër, se gjithçka duhej zgjidhur jo duke e përjashtuar, por duke e angazhuar Rusinë!
Ishin këto qëndrime të Perëndimit që kritikohen ashpër në “Rusët po vijnë“ të cilat i dhanë zemër Putinit, krahas përçarjeve të njohura në kampin perendimor bashkë me krizat e shumta politike, ekonomike dhe financiare brenda BE-së dhe NATO-s. Sërish gjithçka u reduktua në demarshe diplomatike dhe me dy marrëveshje të Minskut, të cilat nuk gjetën asnjëherë zbatim dhe që në fakt favorizonin.
Në fund, libri “Rusët po vijnë“ mbyllet me nota të moderuara optimizmi duke pohuar se SHBA-të dhe Europa po reflektojnë pozivisht, madje po bëjnë revolucion në politikat e jashtme dhe të sigurisë, sidomos Gjermania. Më e rëndësishmja, në Samitin e BE-së më 23/24 Qershor dhe në vijim, pritet të merren vendime të rëndësishme, me theks të veçantë në ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj Rusisë dhe për të ardhmen europiane të Ballkanit Perendimor, Ukrainës, Gjeogjisë, Moldavisë, etj.
I gjori Shaban ! sapo te vijne Russet ,eshte i pari ne listen k.g.b dota arrestojne e direkt ne Gulagun snezhnij polja ne Siberi. Bubu ku te shpie mushka oi gjori Murat. Kerkoj Erdoganit te nderhyje sa me urgent.
Une shkruajta nje koment per kete artikull dhe ai u cfaq ketu, kurse tani ai eshte zhdukur. Si ndodhi kjo?! Ju nuk keni te drejte te censuroni komentet e lexuesve ne se pretendoni te jeni shtyp i lire demokratik. Ne se ju doni te mos kete refleksione per cfare ju shkruani ne kete gazete, mos harroni se zeri i lexuesve per ju mund ta shfaqet ne ndonje vend tjeter dhe imazhi juaj mund te zbehet me akte te tilla absurde. Megjithate, do te jete ne nderin e redaksise suaj te beni sqarimin e duhur per kete incident. Ju edhe mund te mos e beni, por kjo do te ishte nje shgenjim shume i madh per nje nga lexuesit tuaj afatgjate dhe nje turp per ju.
NJË PËRMBLEDHEJE ESENCIALE, PËR NJË LIBËR TË MADH.
LIBRI I FUNDIT I PROFESOR SHABAN MURATIT, ËSHTË NJË MANUAL I VËRTETË PËR POLITIKËN E JASHTME, PËR VETË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE.
PËRGËZIME TË DYVE: AUTORIT TË KËTIJ SHKRIMI, E DOEMOS EDHE AMBASADORIT TONË TË SHQUAR, PËR KËTË KONTRIBUT MADHOR, NË NDIHMË TË KOMBIT SHQIPTAR!
Kemi nje fakt te njohur boterisht:
Ekonomia e Rusise eshte rreth 5% te ekonomise se SHBA-se dhe BE-se.
Ne keto kushte ato nuk mund te konkurojne me perendimin, ne ate nivel qe konkurojne nga ana ushtarake dhe duhet te mesojne nga to dhe te ndjehen te qete, se ky proces ka qene i vazhdushem qe ne kohen e Greqise se vjeter e deri sot. Aq me teper ato kane nje kapacitet te fuqishem individesh me baza te fuqishme ne Matematike, Fizike, ne formulime algoritmesh te fuqishem, etj
Qe pas luftes se ftohte, besoj se Rusia, ka dashur qe te kete nje bashkepunim te fuqishem me BE-ne dhe Ameriken, per shume aresye:
Kush jane keto:
1. Territoret e BE-së i ka shume afer dhe shpenzimet per transportin jane me te vogla.
2. Cilesia e produkteve te BE-se dhe SHBA-se kane nje cilesie shume te larte.
3. Deshirat per te udhetuar per te pare bukurite e Europes eshte e madhe dhe me kosto te ulet.
4. Nga ana kulturore, jane te integruar me Europen, ne literature, muzike, pikture, futboll e sporte te tjera, e me shume se me çdo shtet tjeter.
5. Besoj se edhe ne ruajtejen e stabilitetit boteror, jane te interesuar te bashkepunojne. Ketu mund te inkludojme aktet e “Terroristeve Islamike” qe i ka me shumice ne territoret jugore dhe jane problematike per te gjithe, edhe ato qe mund ti perkrahin ne momente te caktuara.
6. Ne piken e mesiperme ato kane gjetur mirekuptim te plote me vendet Euro-Atlantike, etj.
Por ato kane nje problem, ne vleresimin e maredhenieve me perendimin, bazuar ne faktin se dyshojne, se Europa dhe Amerika, mund te kene synime, qe ato te jene imponuse ne shume drejtime ndaj Rusise. Kjo mund te konsiderohet si frika se, “Sovraniteti i tyre do jete i kufizuar”, ne raport me kohen e Bashkimit Sovjetik.
Po te kem te drejte, “ato po harrojne”: Cila ishte aresyeja qe, ” E Shkërmoqi Bashkimin Sovjetik”?
Pergjigja eshte e thjeshte:
1. Ekonomija, industria e lehte, bujqesia ishin ne nje gjendje per te ardhur keq.
2. Popullata ishte e lidhur komplet me shtetin, me nje lloj “”bujkroberie” te klases puntore dhe fshatarsise”.
3. Nje pjese e madhe e intelektualve, nuk u inkuadruan ne zhvillimet ekonomike.
“Ish disidentet” e shumte, vazhduan pas viti 1990, zakonin e vjeter, te jene perseri, “Dididente”.
4. Ne vend qe te kontribonin ne perputhje me talentet dhe kualifikimet e ndryshme qe kishin, ndejten pasive. Nuk kontribuan ne rritjen e ekonomise, ne prodhimine patentave, per modernizimin ne cdo drejtim por vetem sulmonin, kritikonin qeverine.
5. Ato filluan te kerkojne sponsorizime nga te huajt per ta çuar perpara Rusine, per te drejtat e njeriut, etj.
6. Tamam si ne kohete vjetra te BS-se, kur ato nuk kerkonin modifikimin e sistemit, lenien e inisiatives se lire private, futjeve te metodave kapitaliste, drejt nje shoqerie qe shume probleme mund ti zgjidhe vete, por jo te prese nga shteti. Pra koncepti i “moderuar i bujkroberise”, bshkejetonte ne mendjen e tyre.
7. Nuk i marin ne dore “fatet, jeten e tyre e tyre”, por presin ti vije nga qeveria qe, “e shajne, kritikojne dite e nate”
8. E zgjata shume ne pikat e mesiperme, sepse ato qe permenda, jane te praishme ne Shqiperi edhe sot e kerkojne zgjidhje urgjende. Te gjithe denojne regjimin, pavaresisht se kush parti eshte ne fuqi dhe emri i kryeministrit dhe vete “rine pasive”, nuk marin “inisiativa personale” dhe kerkojne te kene, “nje status te shquar intelektual” dhe “sovranitet te plote” ne veprimet e tyre qe perfundojnë ne “Rrahjen e ujit ne havan” apo “shtyje edhe nje here si perhere”
Frika qe ka “Rusia” nga “Perendimi” mund ti ulet “Intensiteti” duke gjetur rruge “bashkepunimi ekonomik”
qe do pasqyrohet ne “Konceptin e Zonave te hapura te Influences” ku ai qe ka krijuar infrastrukturen e urave, rrugeve, qyteteve, rrjetave te energjise, telefonike, te internetit ka nje prioritet me investimet qe pala tjeter i gjen gati, si dhe per shkak te gjakut qe ka derdhur ne shekuj, per ti mirembajtur, mbrojtur keto zona.
Konkluzioni im eshte, se si “kolonive te dikureshme” ashtu dhe “zonave hermetikete te interesit, apo zonave te influences te kesaj natyre , i ka kaluar koha, dhe nepermjet te nje interpretimi te ri te shume faktoreve te tjere, me ne fund mund te realizohet nje “bashke-egzistence produktive”