Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma e pensioneve do rishikohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Reforma e pensioneve do rishikohet
EkonomiLajmi i fundit

Reforma e pensioneve do rishikohet

Published: November 8, 2023
Shpërndaje

Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me qëllim që të gjendjet një qasje, e cila të sheshojë diferencat e indeksimit vjetor të pensioneve.

Lajmin e dha Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2024.

Mete tha se ndryshimet janë në fazën e konsultimit me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar dhe po marrin në konsiderate ndryshimet demografike dhe efektet që do krijojnë në ecurinë e numrit të kontribuuesve dhe përfituesve në vijim. Ministri tha se po punohet për një qasje që amortizon diferencat.

- Publicitet -

Burimet e Monitor, pohuan se po punohet për ndryshime kryesore që janë në fazën e konsultimit.

  • Së pari po punohet për një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta. Aktualisht indeksimi aplikohet në përqindje të inflacionit të pensionisteve. Këtë vit u aplikua 8.6 %, por e përkthyer në vlerë përfitimi është shumë i vogël për pensionet e ulëta se ato të larta. Psh një pensionist në fshat që paguhet 10,000 lekë në muaj, mori rritje në tetor 2023 vetëm 860 lekë, ndërsa një pensionit paguhet me 30 mijë lekë në muaj përfitoi një shtesë 2,560 lekë ose tre herë më të lartë.
  • E dyta kë të bëjë me ndërhyrjen në vendosjen e limiteve për përfitimet në skemat suplementare, pasi rritja e tyre me ritmet aktuale parashikohet të rëndojë më shumë skemën në afat të gjatë. Psh në të ardhmen dalja në pension e punonjësve të sistemit të drejtësie mund t’i kushtojë skemës publike të pensioneve.

Aktualisht skema publike e pensioneve është nën presionin e rritjes së numrit të përfituesve për shkak se këtë dekadë del në pension brezi i bumit të lindjeve në vitet 1970, dhe nga ana tjetër numri i kontribuuesve do të maturohet prej rënies së grup -moshave të reja të popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë.

Teksa pagat janë rritur në sektorin publik dhe privat, duke u bërë edhe shkak për rritjen e mëtejshëm të çmimet, të ardhurat e pensionistëve jo vetëm që nuk u rriten, por ato u bënë viktimat kryesorë të inflacionit.

Në vitin 2018 pensioni mesatar ishte sa 31 për qind e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6 mujorin e parë 2023 ky raport arriti në 25%.

Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Në qershor 2023 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënin 50% të totalit të pensioneve të pleqërisë nga 45% me 2021. Ndërsa pensionet e reja që u lidhen me 2023 ishin 11% më të ulëta se pensioni mesatar. Pensionet e pleqërisë janë 50 % me të ulëta se mesatarja Rajonale.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?