Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rënia e regjimit të Bashar al-Assad, Rusia tërheq pajisjet ushtarake prej Sirisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rënia e regjimit të Bashar al-Assad, Rusia tërheq pajisjet ushtarake prej Sirisë
BoteLajmi i fundit

Rënia e regjimit të Bashar al-Assad, Rusia tërheq pajisjet ushtarake prej Sirisë

Published: December 14, 2024
Shpërndaje

Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë, dhe është raportuar të jetë drejtuar kah Libisë, teksa Moska vazhdon zbehjen e prezencës në territorin e aleates kryesore rajonale.

Duke cituar një zyrtar sirian që monitoron bazën, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa aeroplanë tjerë transportues pritet të largohen nga baza në ditët në vijim, në kuadër të evakuimit, pas rrëzimit të regjimit të liderit sirian, Bashar al-Assad.

Në disa imazhe satelitore të 13 dhjetorit të kompanisë së teknologjisë hapësinore, Maxar, është parë se Rusia po përgatitet për tërheqje të pajisjeve ushtarake prej bazës Hmeimim.

- Publicitet -

Në fotografi janë parë të paktën dy aeroplanë rusë të mallrave, Antonov An-124. Burimi i Reutersit nuk e ka përmendur modelin e aeroplanit që është larguar nga baza, më 14 dhjetor.

Reuters ka raportuar se në mëngjesin e 14 dhjetorit, një aeroplan mallrash Il-76 është parë në bazë, derisa disa helikopterë janë parë brenda perimetrit të bazës, e cila ka qenë thelbësore për strategjinë e Rusisë sa u ka ofruar ndihmë forcave të Assadit dhe aletëve të saj në luftën civile siriane.

Intervenimi i Rusisë në luftë, më 2015, i ka ndihmuar Assadit të qëndrojë në pushtet, mirëpo regjimi i tij është rrëzuar javën e kaluar, teksa organizata Hayar Tahrir al-Sham – e shpallur terroriste nga Shtetet Bashkuara – si dhe disa organizata tjera, disa të lidhura edhe me Turqinë, e kanë rrëzuar regjimin përmes një ofensive të shpejtë.

Rusia i ka ndihmuar Assadit që të largohet nga shteti dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka garantuar azilin. Rusia ka personel ushtarak edhe në bazën ajrore Al-Jufra në Libi.

Një numër mediash perëndimore janë duke raportuar se Rusia është duke i tërhequr forcat ushtarake dhe asetet që ka prej Sirisë, pas rrëzimit të Assadit nga pushteti. Sipas ekspertëve, kjo situatë është “shuplakë në fytyrë” për Rusinë.

Moska e ka shfrytëzuar faktin se ka qenë mbështetësja kryesore e Assadit, dhe kështu e ka shtrirë ndikimin në Lindje të Mesme dhe më gjerë, duke e paraqitur veten si kundërpeshë e Perëndimit.

Tani, rënia e Assadit dhe largimi rus prej Sirisë, rrezikon ndikimin e Moskës, jo vetëm në Damask, por edhe në rajon.

Në raportimet e mëhershme është thënë se Rusia po negocion me autoritetet e reja në Damask, që t’i mbajë bazat ushtarake në Siri. Përveç Hmeimimit, Rusia e ka edhe një bazë detare në Tartus të Sirisë./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?