Më 31 mars 2026, z. Asim Bedalli publikoi në gazetën Dita shkrimin me titull: “A është e mundur të ringremë nderin dhe dinjitetin e OVP të LANÇ-it?”. Një pyetje që në vetvete tingëllon shqetësuese, por që në përmbajtje rezulton e bazuar mbi keqinformim, mungesë kontakti me realitetin dhe, për fat të keq, mbi paragjykime.
Së pari, duhet sqaruar një e vërtetë themelore: nderi dhe dinjiteti i OVP të LANÇ-it nuk janë në krizë. Përkundrazi, ato qëndrojnë në lartësinë e misionit që kërkon koha. Çdo ditë, nga jugu në veri, anëtarët e kësaj organizate janë në terren – në përkujtim të formimit të brigadave e batalioneve partizane, në nderim të dëshmorëve dhe heronjve, në aktivitete që mbajnë gjallë kujtesën historike. Nga Saranda në Tropojë, nga Korça në Vlorë, kjo është puna jonë e përditshme, ky është dinjiteti ynë.
Së dyti, nuk i shkon për shtat një intelektuali që çështjet e brendshme të një organizate t’i kthejë në debat publik, në formën e një “pazari mediatik”. Kjo qasje nuk ndihmon zgjidhjen e problemeve; përkundrazi, i deformon ato, i ul në nivelin e polemikës dhe dëmton vetë etikën e komunikimit publik.
Së treti, z. Bedalli flet për një realitet ku nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm. Nuk ka marrë pjesë në aktivitetet tona, as në jug, as në veri, as në Tiranë. Nuk ka parë nga afër përkushtimin, punën vullnetare dhe sakrificat e anëtarëve. Të shkruash nga distanca, pa e njohur realitetin, është e lehtë; të gjykosh drejt kërkon prezencë dhe përgjegjësi. Flisni për një organizatë ku nuk keni qenë kurrë realisht pjesë. Nuk ju kemi parë në aktivitete, nuk ju kemi parë në terren, nuk ju kemi parë në përkujtimet që janë thelbi i punës sonë. Nuk keni marrë pjesë në mbledhje, nuk keni kontribuar, por kërkoni llogari. Kjo nuk është kritikë – është mungesë legjitimiteti.
Së katërti, mungesa e pjesëmarrjes në forumet drejtuese – në mbledhjet e Kryesisë apo të Komitetit Kombëtar – nuk mund të zëvendësohet me kritika publike. Kur nuk je pjesë e diskutimit dhe vendimmarrjes, humbet edhe legjitimitetin për të gjykuar punën e të tjerëve.. Kjo nuk është kritikë – është mungesë legjitimiteti.
Së pesti, është paradoksale që sot kërkohet të jepen leksione mbi dinjitetin e një organizate, ndërkohë që në të shkuarën nuk është mbrojtur as trashëgimia profesionale që vetë e ka ngritur figurën publike. Historia nuk mund të përdoret sipas interesit të momentit: ajo kërkon koherencë dhe përgjegjësi.Ju keni vite që mburreni si ish-gazetar i Zërit të Popullit, një gazetë që për dekada ishte tribunë e një epoke dhe që ju dha emër, status dhe identitet publik. Por kur ajo gazetë u godit, u mbyll dhe u la në mëshirë të fatit, ju heshtët. Asnjë reagim. Asnjë qëndrim. Asnjë përpjekje për ta mbrojtur. Asnjë fjalë kur u sulmua publikisht. Atëherë ishit i heshtur. Sot jeni i zëshëm. Atëherë kur duhej qëndrimi, munguat. Sot kur nuk duhet zhurma, flisni. Ky është kontrasti që ju rrëzon çdo moral për të dhënë leksione mbi “dinjitetin”.
Së gjashti, heshtja përballë veprimeve të diskutueshme dhe qëndrimeve që bien ndesh me parimet statutore nuk mund të zëvendësohet sot me qëndrime të forta në media. Integriteti matet me qëndrimet në kohën e duhur, jo me deklaratat e vonuara.
Së shtati, një organizatë vullnetare si OVP e LANÇ-it mbështetet mbi kontributin konkret të anëtarëve të saj. Pyetja që secili duhet t’i bëjë vetes është e thjeshtë: çfarë kam dhënë unë për këtë organizatë? Pa këtë reflektim, çdo kritikë mbetet e zbrazët.
Dhe së fundi, sulmet ndaj një organizate që jeton falë idealizmit të anëtarëve të saj nuk janë thjesht të padrejta – ato janë të dëmshme. OVP e LANÇ-it nuk është një strukturë që mund të lëkundet nga opinione të pabazuara. Ajo është një organizatë që ka mbijetuar falë vlerave, historisë dhe njerëzve që punojnë çdo ditë për të.
Në vend të fjalëve të rënda dhe gjykimeve nga larg, ftesa jonë është e thjeshtë: ejani në terren. Merrni pjesë në aktivitetet në Tepelenë, Konispol apo Vermosh. Vendosni një tufë lule në një lapidar, dëgjoni historitë e njerëzve dhe shihni nga afër punën që bëhet. Le ta themi pa ekuivok: nderi dhe dinjiteti i OVP të LANÇ-it nuk janë rrëzuar kurrë që të kenë nevojë të “ringrihen”. Ato jetojnë çdo ditë në aktivitetet që zhvillohen nga jugu në veri, në përkujtimin e brigadave partizane, në nderimin e dëshmorëve dhe në edukimin e brezave të rinj. Kjo është puna jonë. Ky është dinjiteti ynë. Jo retorika.
Sepse dinjiteti nuk ndërtohet me fjalë – ai dëshmohet me vepra.
Ju, z. Asim, këtë rol, domethënë të dorës së zgjatur përçarëse, e ke nisur shumë herët. Të kemi sqaruar 3 orë dhe bëre të çuditurën, dmth n’a dhe të drejtë. Por n’a dhe të drejtë kur ishe me Katjushën, me dhimbje! Se doje që të ishte e kundërta që të justifikoje paragjykimin tënd. Do të shkosh te përçarësit, te misionarët që bëjnë dëngla pazari për të uzurpuar organizatën për 5 lekë të qelbura. Do të vësh në kandarë Vera Tarifën, që ti dhe Tatjana jote e njihni mirë, me një pseudo-intelektual që e voli, e denigroi organizatën tonë?! Punë për ty. Por nuk është mirë për ty të përzihesh në çorbën e prishur. Ke qenë larg, nuk ke asnjë kontribut, ndërsa ne të tjerëve n’a bie bretku në çdo skaj të Shqipërisë. Rolin e të deleguarit nuk t’a pranojnë ata që kanë vite që sakrifikojnë për këtë organizatë. Ke përvojë, ndaj mos shkel për së dyti në dërrasë të kalbur. Nuk të bënë kush Kryetar. Një do jetë Kryetare. E zgjodhëm nga Familja më e mirë shqiptare. E zgjodhëm grua fisnike dhe që e promovuam me gjithë personalitetet dhe televizionet kombëtare. Çfarë kërkon ti, aq më shumë që nuk e ke lexuar me syrin e paparagjykuar raportin objektiv analitik, të cilin e pranuan 90 anëtarë të Komitetit Kombëtar, ish kryetar komitetesh ekzekutive, kryetar qarqesh e bashkie, ish anëtarë të KQ të Partisë, diplomatë të shquar, që ishin në mbledhje. Ti pa qenë në mbledhje fare, do bësh super të mençurin?! Bëj pak kujdes, nëse nuk je përfshirë në çorbën e prishur! Maskarallëqet e një pseudo-intelektuali që e heqin për hunde dy gra për karrierë, një Bashkim barkthari për 5 lekë dhe një “avokat” i ngujuar që nga fjalori (futu në fb e tij dhe dëgjoje) është larg standarteve, me mendjen e tyre do të shkosh ti? Mos mendo se nuk i njohim prapaskenat e fëlliqura të kësaj loje të rrezikshme, por janë bërë hesapet pa hanxhinë dhe kjo luftë nuk do ketë juve “fitimtarë”! Tërhiqu dhe qëndro njeri i drejtë dhe i ndershëm, mos të shkojmë tek të vjetrat, sepse nuk jemi më të rinj. Nuk do kursejmë askënd që po bënë rolin e Sali Karaxhiçit dhe Like Floririt, me vare e qysqira dhe me “foltore”!
Por ka edhe një të vërtetë që nuk mund të lihet pa u thënë.
Ju, z. Bedalli, nuk jeni lënë në errësirë. Përkundrazi, jeni thirrur dhe jeni sqaruar për orë të tëra mbi problematikat reale brenda organizatës. Ju është bërë e qartë se individë të caktuar, si Hulusi Hako, Bashkim Koçi, Anila Gjokoreci dhe Kastriot Haderi, kanë tentuar ta devijojnë organizatën drejt bashkimeve që bien ndesh me parimet dhe historinë e saj, deri në qëndrime që nuk njohin as data themelore si 29 Nëntori. Ju dëgjuat. Ju bëtë sikur u habitët. Por sot, duke parë qëndrimet tuaja publike, lind e drejta të dyshohet se ajo “habí” ishte thjesht një formë për të fshehur një mbështetje të heshtur.
Prandaj, mos flisni nga larg dhe mos gjykoni “me dylbi” një realitet që e njihni, por zgjidhni ta deformoni.
Një tjetër fakt i rëndësishëm që ju e anashkaloni: pas 68 vitesh, Komiteti Kombëtar i OVP të LANÇ-it zgjodhi në mënyrë unanime një grua në krye të organizatës – Vera Tarifen, një përfaqësuese e një familjeje me tradita atdhetare. Ky është një zhvillim historik për organizatën, një hap përpara në përfaqësim dhe në vlera. Ju nuk do jeni kurrë kryetar i kësaj organizate që po e fyeni në media. Hulusiu ju ka mashtruar. Kjo zgjedhje është bërë me votë, me konsensus dhe me përgjegjësi.
Prandaj, le ta themi qartë: drejtimi i kësaj organizate nuk merret me deklarata në media, as me vetëgjyqësi dhe as me mbështetje të heshtur ndaj veprimeve përçarëse. Ai fitohet me punë, me kontribut dhe mbi të gjitha me besimin e anëtarësisë. Dhe ky besim nuk ndërtohet duke sulmuar organizatën nga jashtë. Nëse nuk jeni pjesë e punës, nëse nuk jeni pjesë e përkushtimit, nëse qëndroni pranë atyre që e sulmojnë këtë organizatë, atëherë nuk mund të pretendoni të jeni pjesë e së ardhmes së saj. Ndaj, apeli ynë është i qartë: mos vazhdoni këtë linjë përçarëse në media. Mos përdorni gjuhë që cenon jo vetëm organizatën, por edhe kujtimin e dëshmorëve dhe vlerat e LANÇ-it.
Sepse për ne, këto nuk janë tema debati – janë themel.
OVP e LANÇ-it sot është e bashkuar, e vendosur dhe e qartë në rrugën e saj.
Dhe kështu do të vazhdojë. Dhe meqenëse e takon shpesh në kafene thuaji z. Hulusi Hako se kërkesa e tij në Gjykatë për të vazhduar detyrën deri në një moment të dytë u hodh poshtë nga gjykata dhe znj. Vera Tarifa do të vazhdojë detyrën si e zgjedhur në mënyrë unanime. Kryetar nuk bëhesh duke thyer dyer dhe brava por me votën e anëtarëve. Vota është e shenjtë. Ville çorbën e prishur z. Bedalli! Kryetar bëhesh me punë dhe jo me artikuj tinëzar dhe përçarës.
Kryesia e OVP së LANÇ-it

Tashme nuk duhet te kete dy shoqata veteranesh, por vetem 1-Pensionistet ushtarake (oficere dhe nenoficere) ne vitet 1945-2025, qe perbejne Organizaten Kombetare te Veteraneve te Ushtrise Shqiptare, nen vartesine e kujdesin e Ministrise se Mbrojtjes. Me qene se SHQUP-n e mori PD-jam Ministria e Mbrojtjes duhet te gjeje nje ndertese tjeter dinjitoze per ushtaraket pensioniste ne Tirane dhe qytetet kryesore te Shqiperise. [Keto mendime i kam te formuluara nga pervoja e veteraneve te ushtrise se SHBA-se, ku jetoj.
Pamje nga Korca.
Asim Bedalli duhet te jete i fundit qe duhet te shkruaje per OVP, sepse ka vetem tre vjet jete ne kete OVP, kur te tjere e te tjere kane nga njezet e kusur vjet. Zoti Bedalli tjerre fraza me kuptim e pa kuptim, por nuk qendron te çeshtjet themelore. E para, zoti Hulusi ka hedhur idene, dhe jo vetem idene, por ka bere edhe hapa, per bashkimin e OVP te LANÇ me OBVL, qe eshte organizate e Berishes! Jeni dakord ju, zoti Bedalli, me kete hap te Hulusiut? E dyta, Hulusiu ka kerkuar 5 milione leke nga buxheti i Organizates (nga kuotat e anetaresise), jeni dakord, ju zoti Bedalli? Po ky Hulusi ka kerkuar, me dokumente keto, nje milion e ca lek per te shkuar ne llixha! Jeni dakord, ju zoti Bedalli? Ndersa zhvilohej ceremonia historike ne Peze, Hulusiu ne vend qe te merrte perdore Vera Tarifen – nenkryetare e Komitetit Kombetar, mori Tattjana Perllakun, kryetaren e OBVL per te afishuar e promovuar bashkimin me kete Organizate qe nuk njeh LANÇ, qe nuk njeh 29 Nentorin si dite te çlirimit, qe nuk ka thene nje gjysme fjale per librat e Agron Tufes e te Çelos Hoxhes, libra qe denigrojne LANÇ, duke i quajtur kriminel disa nga Herionjte e Popullit!!! Ja, ne keto çeshtje themelore te qendronit dhe te jepnit ndonje pergjogje, zoti Bedalli dhe jo te vinit verdalle me “intelektualizma” boshe, qe si ha njeri.