Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Republikanët fitojnë shumicën në Senat; Dhoma e Përfaqësuesve ende e paqartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Republikanët fitojnë shumicën në Senat; Dhoma e Përfaqësuesve ende e paqartë
AktualitetBote

Republikanët fitojnë shumicën në Senat; Dhoma e Përfaqësuesve ende e paqartë

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Në zgjedhjet e së martës, republikanët fituan shumicën në Senat, duke siguruar të paktën 52 nga 100 vendet. Kjo do t’u japë republikanëve mundësinë të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.

Republikani Bernie Moreno fitoi ndaj senatorit demokrat të Ohajos Sherrod Brown. Zoti Moreno, një biznesmen, e quajti senatorin Brown, i cili kërkonte mandatin e tretë si senator, një politikan shumë liberal për shtetin konservator të Ohajos, duke e lidhur atë me politikat e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris.

- Publicitet -

Republikanët përmbysën edhe garat për Senat në Nebraska dhe Virxhinian Perëndimore.

Ndërkohë rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve, e cila tani kontrollohet nga republikanët, ende nuk është i qartë. Rezultatet e garave për 100 vende të Dhomës së Përfaqësuesve ende nuk janë shpallur. Deri të mërkurën në mëngjes nuk pati rezultate të papritura, me republikanët që kanë siguruar 198 vende dhe demokratët 180. Për sigurimin e shumicës duhet fitorja e 218 nga 435 vendet që ka Dhoma e Përfaqësuesve.

Vëmendja është përqendruar në Nju Jork dhe Kaliforni, ku demokratët po përpiqen të përmbysin rezultatin në rreth 10 gara ku republikanët shënuan fitore befasuese në zgjedhjet e fundit për në Kongres para dy vjetësh, shkruan VOA.

Për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët duhet të përmbysin katër vende të republikanëve dhe të mos humbin asnjë prej vendet që kishin para zgjedhjeve, që mund të jetë një detyrë e vështirë veçanërisht në zonat, ku ka fituar zoti Trump.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  • Kostoja ekonomike e El Niño-s, si e prek Shqipërinë
  • Horoskopi 1 Gusht 2026, parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut
  • Temperatura përvëluese, sot deri në 38°C, moti për sot
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. Noc Rroku on Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  2. Hari on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. ANA on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Katiu on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Trapajane hesapi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?