Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reuters reportazh për emigrantët në Shqipëri: Në kamp do strehohen rreth 3 mijë persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Reuters reportazh për emigrantët në Shqipëri: Në kamp do strehohen rreth 3 mijë persona
Lajmi i funditPolitike

Reuters reportazh për emigrantët në Shqipëri: Në kamp do strehohen rreth 3 mijë persona

Published: June 5, 2024
Shpërndaje

Marrëveshja mes Shqipërisë edhe Italisë për hapjen e qendrës pritëse të emigrantëve në Gjadër jo pak herë ka ngjallur reagime për mënyrën se si do të funksionojë. Media prestigjioze Reuters ka publikuar një artikull të gjatë me të gjitha detajet.

Marrëveshja, e rënë dakord për pesë vitet e para, parashikon strehimin e 36 mijë emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit, rreth 75 km në jug të kryeqytetit të vendit, Tiranës.

Ata do të qëndrojnë në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila mund të strehojë deri 3000 njerëz. Të dy objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të realizohet nga rojet shqiptare.

- Publicitet -

Disa banorë të zonës, që janë intervistuar nga gazetarët e Reuters, mbështesin ndërtimin e qendrës në këtë zonë.

“Unë mendoj se është një gjest humanitar që duhet bërë. Dikush tjetër na ka nderuar më parë, dhe ne sot duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Qeveritë ndoshta mendojnë ndryshe, mirëpo njerëzit duhet të bëjnë gjeste të mira.”

Në kamp nuk do të jetë vetëm emigrantë nga vende që Italia i konsideron të sigurta por edhe nga 21 vende të tjera, duke përfshirë Bangladeshin, Egjiptin, Bregun e Fildishtë dhe Tunizinë.

Sipas një raporti të përgatitur nga parlamenti dhe shërbimi i buxhetit të shtetit, mund të shkojë afro 610 milionë euro midis 2024 dhe 2028.

Por si do të funksionojë? Sic raporton reuters, emigrantët e përzgjedhur do të dërgohen direkt në Shqipëri pasi të jenë kapur nga autoritetet italiane.
Zyrtarët do të përpiqen të shqyrtojnë kërkesat për azil brenda 28 ditëve, shumë më shpejt se muajt që duhen aktualisht në Itali.

Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë emigrantët konsiderohen të sigurta, gjë që kufizon automatikisht hapësirën për marrjen e azilit.
Sipas mediave italiane emigrantët e parë nuk do të mbërrinin deri në nëntor.

Duke ndihmuar Melonin, qeveria në Tiranë po siguron një mbështetje të rëndësishme teksa synon të bëhet anëtare e BE-së. Kjo po i tregon gjithashtu pjesës tjetër të Evropës se është e gatshme të ndihmojë bllokun 27-vendesh që të përballet me një nga problemet e tij më të vështira të viteve të fundit.

Shqiptarët kanë thënë gjithashtu se kjo është një mënyrë për të falënderuar Italinë, e cila pranoi mijëra shqiptarë që u larguan pas rënies së komunizmit në 1991.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Spak says:
    June 5, 2024 at 11:19 am

    Po nuk do Saliu! Si do t’ja bejme,nga ballkoni ai na tregon rrugen e drejte per ta bere Shqiperine narko shtet!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 5, 2024 at 11:45 am

    V.F.L.P.
    VDEKJE FASHIZMIT
    LIRI PD ME NË KRYE LULZIM BASHËN!

    Reply
  • demo says:
    June 5, 2024 at 12:08 pm

    Ore Reuters! Ku i gjete banoret e zones,,roje ne Kryeministri?
    Cfare te paskan thene ty banoret e zones? Gjest i madh humanitar???????????Ja kemi borxh Italise,se na ka ndihmuar!
    Po pse Mua bbanoret e Zones me thone llafe te tjera?
    Pasket qene delenxhij,o Reuters,,Ju mbanim per burra te mire,.
    Edhe ju e dridhni si pun e kadiut?
    Kadiut,po t`i tregosh Parane/Ters e vertit Sheriane.

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      June 5, 2024 at 1:34 pm

      O Demo, ik ore se ti nuk ke brek ne by.the, jo te shkosh te bisedosh me banoret.
      Ik ore pi ndonje kafe 30 lekshe tek zgjyra, mos u hiq si mendimtar i madh, sikur vijne te japin mendim, ti je nje surratpalare,

      Reply
  • Fjale me vend says:
    June 5, 2024 at 12:28 pm

    Bah sa reaksionar dhe obskurantist që është ky Demo !!!

    Nuk bëhet njeri ky o jooooo edhe 120 vite të bëhet !!!

    Reply
  • mali says:
    June 5, 2024 at 2:02 pm

    Prec Ulaj degjo dicka interesante.
    Nastradini vendosi te shiste shtepine .Pas shume ujdi ia shiti njerit por me nje kusht te ligjeruar ne kontrate shitje qe te vendoste nje gozhde ne mur te dhome se pritjes si permalluar qe ta prekte nganjehere.
    Kontrata u be dhe Nastradini java 7 ai 8 shkonte dhe varte nga nga nje rrobe ne gozhde.
    Ariti deri atje sa I zoti I shtepise e braktis shtepine.
    Keshtu I dashur eshte kontrata me italianken.
    Kur te te dale narkoza ty e ka marre fera uraten.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 6, 2024 at 5:43 am

    Rueters eshte nje medie private, qe i sherben axhendes se pronareve te saj. Po te thosha se kush jane pronaret e Reuters. do me quanin konspiracionist dhe antisemit. Megjithate thote disa te verteta. Si psh, shumica e azikerkuesve do te rrefuzohen. Pra eshte nje plan i parapergatitur i cili nuk ka lidhje fare me ndihmen per Italine dhe apo ceshtje humanitare. Lind pyetja. Ata qe rrefuzohen, do te kthehen ne vendin e origjines, apo do te akomodohen neper qytetet Shqiptare? Ky eshte nje pushtim i kamufluar i Shqiperise, per te ri-populluar dhe zevendesuar Shqiptaret me rraca Afrikano-Aziatike.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 6, 2024 at 6:11 am

    Kete qe po ben kryetradhetari dhe i shituri Edi Rama ndaj Shqiptareve dhe Shqiperise, nuk e ka bere askush ne Histori. Tradheti e larte kunder vendit dhe njerezve. E ashtequajtura opozite nuk ndihet fare, sepse jane te gjithe ne nje thes per tradhetine madhore kunder vendit e njerezve. Thjesht merren me teater politik, per te corjentuar dhe shperqendruar Shqiptaret, qe mos te fokusohen dhe kuptojne se c’fare po ndodh realisht.

    Reply
  • Lasgushi says:
    June 6, 2024 at 6:47 am

    O Edi,boll me këtë qëndrim prej Rajaje,ndal italanëve,se po na e shpif.Nuk janë të këqij,si grekët e sërbët,pir ama na kanë pushtuat një kohë,vrarë e bërë krime.
    Ore Edo,sikur ke patur një të afërt fare ti,i cili është vrarë,në kohën e luftës dë dytë,e shpallur,Dëshmor i atdheut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë
  • SHBA feston 4 Korrikun: nga historia, te tradita dhe festimet
  • Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro
  • VIDEO: Nisin homazhet për Ali Khamenein, miliona njerëz mbushin rrugët e Teheranit
  • 4 Korrik 2026

Komentet e Fundit

  1. Oso Shkodrani on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  2. Anonymous on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  3. Ganua on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Era on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  5. 下载陪陪我交友平台软件 on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?