Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Revista e njohur franceze: Imazhi i ri i Tiranës, një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Revista e njohur franceze: Imazhi i ri i Tiranës, një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar
AktualitetLifestyle

Revista e njohur franceze: Imazhi i ri i Tiranës, një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar

Published: May 27, 2024
Shpërndaje

Revista e njohur franceze “Voyageurs” i ka dedikuar një hapësirë të veçantë kryeqytetit shqiptar. Në shkrimin e saj, Revista sjell në vëmendje historinë dhe kulturën e Tiranës, për të evokuar më pas aspektet moderne të një kryeqyteti në lulëzim të plotë. Tirana vjen për lexuesit si një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar. Revista fton udhëtarët të zbulojnë tablonë unike të Tiranës dhe të joshen nga sharmi i saj autentik e modern.

*Përkthimi i plotë:*

Nga sheshi “Skënderbej”, tek mali i Dajtit, duke kaluar përmes Muzeut Kombëtar, zbuloni aktivitetet që mund të bëni në Tiranë dhe historinë e këtij destinacioni (ende) të paprekur nga turizmi masiv.

- Publicitet -

Tirana, një përzierje unike e kulturave dhe historisë

Historia e Tiranës duket se ka filluar në vitin 1418. Në fakt, pikërisht në atë vit emri i këtij qyteti përmendet për herë të parë në një dokument venecian. Dy shekuj më vonë, nën pushtimin osman që mori fund në vitin 1912, gjenerali osman Sulejman Bargjini ndërtoi atje një xhami, banja turke dhe një furrë buke, me qëllimin për ta bërë atë më tërheqës për kolonët. Por plani i tij nuk pati sukses, pasi duke nisur që nga shekulli i 20-të, në qytet pati një zhvillim të vërtetë industrial dhe demografik dhe kjo i dedikohet pjesërisht ardhjes së shqiptarëve nga veriu. Duhet përmendur gjithashtu, se në vitin 1920, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. I çliruar nga pushtimi i ushtrive italiane dhe më pas gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore, vendi kaloi më pas një periudhë të errët për shkak të regjimit komunist të vendosur nga Enver Hoxha. Edhe pse ky i fundit vdiq në vitin 1985, do të duhej të vinte viti 1991, për të parë rënien e diktaturës dhe fillimet e demokracisë.

E gjithë kjo histori dhe ndikimet që ka përjetuar Shqipëria, sot e bëjnë Tiranën një qytet mikpritës, ku një mori traditash kulturore dhe fetare bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.

Zhytuni në emocionet e Tiranës, kryeqytetit në lulëzim të plotë

Me qëllimin për të modernizuar hapësirën e tij publike, kryeqyteti shqiptar mundi të përfitonte nga financimi i Bankës Evropiane të Investimeve për një projekt që synon, ndër të tjera, pastrimin e lumit Lana dhe menaxhimin e infrastrukturës urbane.

Gjithashtu, në vitin 2007, Aeroporti Ndërkombëtar u rikonstruktua. Duhet përmendur fakti se para katër vitesh, në vitin 2003, “Architecture-Studio” iu ngarkua detyra e rinovimit të sheshit Skënderbej, një shesh së cilit i është dhënë ky emër, në nder të heroit kombëtar që i rezistoi pushtimit osman. Në vitin 2017, ekipi francez nxori në pah një dizajn modern dhe më “evropian” për hapësirën në qendër të Tiranës.

Jetoni përvojën e kryeqytetit shqiptar, mes modernitetit dhe traditave të së kaluarës

Për udhëtimin tuaj në Shqipëri, shijoni të gjitha nuancat e kryeqytetit të saj dinamik i cili konsiderohet njëkohësisht si qyteti më i populluar në vend. Për ta bërë këtë, ju rekomandojmë që të eksploroni si atraksionet që duhen parë, të cilat dëshmojnë historinë e kryeqytetit e po ashtu edhe destinacionet më moderne. Ndër turet me guida që duhen bërë në Tiranë, për të mësuar sekretet e së shkuarës së saj mund të përmendim: Xhaminë e Et’hem Beut, me arkitekturë osmane, Muzeu Historik Kombëtar dhe Kulla e Sahatit, të treja përshkojnë sheshin “Skënderbej”. Pak hapa më tutje ndodhet Bunk’Art 2, i cili është një ish-bunker 1000 m2, ku shpalosen tmerret e kryera nga regjimi komunist. Për një atmosferë më të gëzueshme pranë këtyre pikave, ndonjëherë tragjikisht të famshme, zbuloni pazaret e vjetra, me rrugë këmbësore dhe tezga që shesin erëza, sende artizanale dhe veshje.

Në kontrast të plotë me këtë atmosferë tradicionale, të vjetër është zona e gjallëruar në “Bllok”, i cili ndodhet më pak se 30 minuta në këmbë nga qendra e Tiranës. Është popullor për gjallërinë e tij, kafenetë dhe pikat e tjera elegante të jetës së natës, e për më tepër për faktin se aty ndodhet ish-rezidenca e Enver Hoxhës.

Tirana: një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar

Në rënien e komunizmit, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe banorët patën nevojën për të rimarrë në dorë qytetin dhe dëshirën për të fshirë të shkuarën e fasadat e zymta. Kështu, në përpjekje për të përçuar gëzimin për fundin e diktaturës, shumë ambiente u pikturuan me ngjyra të ndezura. Këto ndërtesa shumëngjyrëshe i i bashkëngjiten të tjerave me fasada të zbehura dhe duhet të dini se tashmë, panoramës i janë shtuar ndërtesa tejet moderne. E gjithë kjo i jep arkitekturës së këtij qyteti një aspekt befasues dhe shumë heterogjen. Për më tepër, nëse arti tradicional dhe bashkëkohor është i përfaqësuar më se miri në muzetë dhe galeritë e shumta, edhe arti i rrugës ka një vend të veçantë në çdo cep të rrugëve të Tiranës, dhe kjo është në kontrast me ashpërsinë e ndërtesave të vjetra.

Një vend plot kontraste, kryeqyteti shqiptar ju fton të shihni edhe një tjetër anë të tij gjatë udhëtimit tuaj në Tiranë. Kjo nuk ka të bëjë fare me anën e saj urbane. Bëhet fjalë për mjedisin e tij sublim natyror dhe rural. Merrni teleferikun ose linjën e autobusit, i cili ndodhet përballë Kullës së Sahatit, për të shkuar në parkun e Malit të Dajtit dhe për të mbetur pa frymë nga peizazhi i tij i përbërë nga liqene, deti Adriatik dhe male. Ky vend është ideal për shëtitje, ngjitje apo edhe ziplining.

Lëreni veten të josheni nga sharmi autentik i Tiranës

Më të eturit mes jush, do të mund të shijojnë vërtetë kulturën e Tiranës, vetëm nëse gjejnë kohë për t’u interesuar për gastronominë e saj lokale. Është interesante të theksohet, se specialitetet vendase janë rezultat i ndikimeve nga vendet fqinje apo kolonizuese, si Greqia, Turqia apo edhe Italia.

Gjatë qëndrimit tuaj, provoni disa nga pjatat e shumta autentike, si tavë kosi, paidhaqe  qingji, byrekun, një gatim karakteristik i përbërë nga disa shtresa, mbushur me mish viçi,  spinaq apo një lloj supe me pulë dhe arra. Dashamirësit e specialiteteve të brumit, me siguri do të vlerësojnë “kanolët”, një lloj ëmbëlsire që të kujton “cannoli” italianë.

Për të shijuar të gjitha këto kënaqësi, drejtohuni në lagjen Pazari i Ri që është tempulli i restoranteve tradicionale. Aty gjendet po ashtu Marché Vert, në tezgat e të cilit ekspozohen djathëra vendas, mjaltë, verëra dhe pije alkoolike. Mos hezitoni të vizitoni këtë vend të shijshëm, që patjetër do t’ju ngjallë oreksin.

Së fundi, për të gjithë ata që kërkojnë të ushqejnë po ashtu shpirtin e tyre, do të jenë të kënaqur të mësojnë se kryeqyteti shqiptar është skenë e ngjarjeve të ndryshme muzikore dhe kulturore. Ai që është ndoshta më i njohuri është Festivali Ndërkombëtar i Filmit i cili do të zhvillohet nga data 22 deri më 28 shtator të këtij viti.

Përfundim

Kështu, Tirana është ky destinacion akoma misterioz, i cili si një diamant i ashpër nxjerr në pah shumë aspekte të tij. E çliruar nga diktatura prej më shumë se 3 dekadash, Tirana përfaqëson një imazh të ri, më premtues se kurrë për udhëtarët që kërkojnë destinacione evropiane që janë sa të përballueshme, aq edhe pasuruese. Moderniteti dhe ndikimet e osmanëve, fashistëve dhe komunistëve krijojnë një tablo unike. Nxitoni ta zbuloni, duke rezervuar paraprakisht udhëtimin tuaj, pasi rrugët e qeta të Tiranës mund të mbushen së shpejti me vizitorë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?