Nga: Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi
Këtë qershor mbushen plot 100 vite nga Revolucioni Demokratik i Qershorit, produkt i së cilit ishte edhe ardhja e qeverisë së Fan Nolit, si qeveria e parë demokratike në historinë e Shqipërisë. Qeverisja demokratike e Nolit pati një jetë të shkurtër, vetëm gjashtë muaj dhe mori fund kur Ahmet Zogu u rithye ushtarakisht në Shqipëri, me ndihmën e shteteve fqinje, kryesisht të Serbisë.
Në raportin që po botojmë sot për herë të parë, ministri gjerman në Tiranë, von Kardorff, përshkruan në detaje situatën në Shqipëri para e gjatë zhvillimit të Revolucionit. Ajo që bie në sy në këtë raport është paanshmëria dhe thellësia e analizës së këtij diplomati, duke na bërë të njohura fakte e ngjarje të pa përshkruara deri tani në këtë këndvështrim nga historiografia jonë.
Ky raport është dërguar në Berlin më 21 qershor 1924, pra në kohë reale të zhvillimit të ngjarjeve. Ai jo vetëm plotëson një dimension të munguar në raportimet diplomatike të kohës për Shqipërinë, por po ashtu përbën një burim të panjohur deri tani për historiografinë tonë. Raporti gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin.
***
Nr. 227
Ecuria e revolucionit në Shqipëri
Drejtuar:
Ministrisë së Punëve të Jashtme
BERLIN
Tiranë, më 21 qershor 1924
“Ngjarjet e fundit në Shqipëri rrodhën si më poshtë:
Kabineti i Ahmet Zogut dha dorëheqjen qysh në mbledhjet e para të Asamblesë Kushtetuese. Në fund të shkurtit, formimi i kabinetit të ri iu besua vjehrrit të Ahmetit, Shefqet Vërlacit. Fillimisht opozita nuk ishte e përfaqësuar në këtë kabinet. Megjithatë, qëllimi i qeverisë ishte të bindte opozitën e Shqipërisë Veriore të bashkohej me ta, në mënyrë që qeverisja të fitonte një bazë më të gjerë, çka sigurisht që ishte më mirë. Ndoshta në të vërtetë synohej që shkodranët të bëheshin të padëmshëm për qeverinë. Pas negociatave të gjata, në muajin Prill u arrit një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe grupimeve politike të Kosovës dhe Shkodrës. Sipas kësaj marrëveshje, Gurakuqi do të drejtonte Ministrinë e Financave, Fahriu [Fahri Rushiti – shën. përkthyesit] Ministrinë e Arsimit dhe komandanti i Shkodrës, Rexhep Shala, do të emërohej në krye të Ministrisë së Luftës. Ndërkohë që dy të parët i morën portofolat qeveritarë përkatës në mes të prillit, qeveria shtyu nga dita në ditë emërimin e ministrit të Luftës. Vrasja e Avni Rustemit të dielën e Pashkëve shkaktoi irritim të madh në qarqet antiqeveritare. Për vrasjen e tij u bënë përgjegjës Ahmet beu së bashku me kryeministrin. Funerali i Avni Rustemit, vrasësit të Esad Pashës, ishte stolisur si për një hero kombëtar, çka u shoqërua me agjitacion dhe organizim të demonstratave të mëdha kundër qeverisë. Në Vlorë, aty ku u bë varrimi, në fjalimet e mbajtura kërkohej largimi i “qeverisë së bejlerëve”. Mitropoliti ortodoks i Durrësit, Fan Noli, deputet i Korçës në Asamblenë Kushtetuese, dallohej si një nga aktorët kryesorë të kësaj propagande. Megjithatë, përpjekjet e miqve të qeverisë arritën të shmangnin përkohësisht shpërthimin e revolucionit sepse ushtria dhe popullsia rurale ishin ende neutrale ndaj lëvizjes. Në fakt, ata po i bënin një shërbim të keq qeverisë. Nuk ka asnjë dyshim se në atë kohë kryengritja mund të shuhej me pak përpjekje. Ndërkohë, opozita vazhdoi punën e saj me zell dhe është e pakuptueshme se si qeveria u pajtua me qëndrimin e dyshimtë të ministrit të Financave, Gurakuqit. Shpejt opozita e paralajmëroi qeverinë se mospërmbushja e zotimit për emërimin e Rexhep Shalës do të kishte pasoja. Kryeministri, pas të cilit qëndronte Ahmet Zogu, ishte i mendimit se marrja e postit të ministrisë të Luftës nga një njeri jo domosdoshmërisht besnik ndaj qeverisë ishte e dyshimtë, pasi kjo gjë mund të rrezikonte që mjeti më i rëndësishëm i pushtetit, ushtria, mund të kalonte në duart e kundërshtarëve. Më pas, në plan të parë kaloi diskutimi për çështjen e kryeqytetit. Deputetët e opozitës të mbledhur në Vlorë kërkuan zhvendosjen e Asamblesë Kushtetuese nga Tirana, me arsyetimin se atje rrezikohej jeta dhe siguria e deputetëve. Pastaj dolën edhe gjëra të tjera. Ata kërkuan largimin nga toka shqiptare të kunatit të Ahmet Beut dhe agjentit të supozuar serb, Ceno Beg Gjakovës [Kryeziu – shën. përkthyesit]. Në rast se kërkesat e tyre refuzoheshin ishte paralajmëruar bojkoti i Asamblesë Kushtetuese, duke mos u paraqitur në seanca. Referuar situatës problematike në Vlorë, Shefqet Verlaci u kundërpërgjigj me një proklamatë, e cila shprehej kundër akuzave që i bëheshin qeverisë për vonesën e shkaktuar në ndjekjen penale të vrasësit të Avni Rustemit. Qëndrimin e Ceno beut në prefekturën e Kosovës ai e konsideronte si një çështje private. Për më tepër që një ndërhyrje të tillë qeveria nuk e shikonte me shumë vend, pasi personi në fjalë ishte anëtar i irredentizmit (!) shqiptar në Fushë-Kosovë.
Në mbledhjen e mbajtur më 1 maj në Vlorë, nën drejtimin e nënkryetarit të Asamblesë Kushtetuese, Kosta Paskali, 26 deputetë të opozitës vendosën të kalojnë në bojkotin e paralajmëruar dhe ju bënë thirrje kolegëve të tyre që mungonin t’u bashkoheshin atyre. Nga ana tjetër, qeveria mblodhi në Tiranë Asamblenë Kushtetuese, ku ishte ende një shumicë të konsiderueshme deputetësh dhe aty ajo qortoi zyrtarët që kishin marrë pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe mendoi të anulonte mandatet e të gjithë deputetëve që nuk morën pjesën në mbledhjen e organizuar prej saj. Ndërkohë, ministrat Gurakuqi dhe Fahriu u kthyen nga Vlora në Tiranë. I pari duke i gënjyer kolegët e tij vazhdoi rrugën për në Shkodër, gjoja për të mbajtur nën kontroll frymën armiqësore që ishte krijuar mes shokëve të tij të partisë. Në Shkodër u vendos që kundër vullnetit të qeverisë, fillimisht të largohej kunati i Ahmetit, Ceno beu i padëshiruar. Ai u sulmua në afërsi të Krumës nga Rexhep Shala, i cili nga dita në ditë po evidentohej si mbështetësi ushtarak i shkodranëve. Pas një qëndrese të shkurtër, Ceno begu u tërhoq. Më pas Ministria e Luftës në Tiranë urdhëroi transferimin e komandantit të pavarur të Shkodrës si inspektor i trupave kufitare. Në vend të tij ajo emëroi majorin Mustafa Spathara, i cili duhej të merrte komandën e trupave në Shkodër. Në Shkodër kjo lëvizje u lexua si një tentativë e qeverisë për ta shtyrë edhe më shumë, mos ndoshta përgjithmonë, emërimin e Rexhep Shalës si ministër i Luftës. Kështu u krijuan hendeqe të mëdha. Gurakuqi lajmëroi nga Shkodra dorëheqjen e tij me gjeste të panevojshme, çka u ndoq edhe nga Fahriu dhe anëtari nga Shkodra i Këshillit të Regjencës, Gjon Çoba. Tanimë Rexhep Shala u bë udhëheqës i kryengritësve në Veri të Shqipërisë. Pa humbur kohë ai dërgoi korrierë te ushtarakët eprorë në Shqipërinë e Jugut, ku propozonte që së bashku t’i kundërviheshin qeverisë. Kundërshtarët e vjetër të Ahmet beut, ish-ministri i luftës Ismail Tatzati dhe ish-komandanti i xhandarmërisë, Shefqet Korça ishin aktivizuar tashmë kundër qeverisë që nga ngjarjet e Vlorës. Kasem Qafëzezi, komandanti i qarkut të Përmetit, i cili fillimisht u tregua besnik i qeverisë, u bind të dilte kundër saj pas disa ditësh negociatash dhe ndërhyrjesh. Ai mori drejtimin në Shqipërinë e Jugut. Për këto arsye situata e qeverisë ishte bërë shumë më e vështirë, por aspak e pashpresë. Ndërkohë, qeveria kishte mbledhur jo pak rezerva dhe vullnetarë. Tirana, Elbasani e qytete të tjera gëlonin nga çeta luftëtarësh shumëngjyrësh, të cilët ndoshta ishin më të shumtë në numër se kundërshtarët e tyre. Në fund të majit, nga Vlora qeverisë iu drejtua një ultimatum: Ahmet beu duhej të largohej menjëherë nga Shqipëria, pa pritur dënimin apo dëbimin e tij. Rexhep Shala duhej të merrte drejtimin e Ministrisë së Luftës dhe Kasem Qafëzezi të Ministrisë së Brendshme. Qeveria nuk denjoi të përgjigjej. Nën drejtimin e Xhemal Aranitasit si emisar i Ministrit të Luftës, ajo dërgoi trupa në Berat dhe Fier. Trupa të tjera u dërguan në Lezhë nën komandën e majorit Leon von Ghilardi, një kroat – kondotieri i fundit! Më 1 qershor ai me bandën e tij piktoreske kaloi lumin e Matit dhe pushtoi bregun jugor të Drinit dhe qytetin e vjetër të Lezhës, i cili ka qenë gjithmonë një pikë strategjike në mosmarrëveshjet shqiptare.
Nga ana tjetër, si në Veri dhe në Jug, njerëzit ende hezitonin për të kaluar në armiqësi të hapur ndaj njëri-tjetrit. Kryengritësit ndoqën shembullin e qeverisë dhe rekrutuan të ashtuquajturit vullnetarë, të cilët u pajisën me armë dhe municion. Ndërkohë, në Verilindjen malore, në kufirin e prefekturave të Kosovës dhe të Dibrës, tashmë po luftonte Bajram Curri, kreu i malësorëve kundër të lartpërmendurit Ceno Begu. Më 26 maj, një pjesë e Shqipërisë së Jugut u shkëput nga pushteti qendror dhe ngriti një komision prej katër anëtarësh për të kontrolluar administratën në Vlorë. Ky komision përbëhej nga Fan Noli, Sulejman Delvina, Kosta Paskali dhe një farë Mustafa Tragjasi, deputet i Vlorës. Më në fund, në mbrëmjen e 31 majit edhe në Shkodër shpërthyen luftimet, ku duhet theksuar se qeveria kishte ende në dorë xhandarmërinë. Një njoftim për kalim në gjendje alarmi, që më vonë rezultoi i pavërtetë, krijoi papritur një gjendje paniku. Besnikët e qeverisë, prefekti Neprevishta, kryetari i bashkisë Musa Juka dhe komandanti i xhandarmërisë Ferid Frashëri, u barrikaduan së bashku me vullnetarë dhe xhandarë në godinën e prefekturës. Megjithatë, shumë shpejt numri më i madh i xhandarëve kaloi në krahun e kundërshtarëve. Rexhep Shala shpalli gjendjen e rrethimit në qytet. Të shtënat e para u dëgjuan në orën 8 të mbrëmjes dhe beteja rreth prefekturës zgjati deri në orën 8 të mëngjesit. Pas rënies së kapitenit Ferid Frashëri, të tjerët u dorëzuan. Humbjet nga të dyja palët ishin nga tre të vrarë dhe disa të plagosur. Tani kryengritësit përparuan drejt Lezhës e në të dy anët e Drinit në drejtim të Jugut.
Ndërkohë në Verilindje pranë kufirit serb, midis prefekturave të Kosovës dhe Dibrës, u zhvilluan përleshje mes trupave të komanduara nga kapiteni proqeveritar i xhandarmërisë së Kosovës, Muharrem Bajraktari, i cili ishte i përforcuar edhe nga trupat e Ceno begut, kundër forcave të Bajram Currit, të cilit i ishin dërguar në ndihmë nga Shkodra edhe disa trupa të rregullta ushtarake. Pas një përplasjeje në Kalanë e Dodës më 3 qershor, trupar proqeveritare u tërhoqën në Peshkopi, ku ishte selia e Prefekturës së Dibrës.
Në të njëjtën kohë filluan luftimet në Shqipërinë e Jugut. I lartpërmenduri Shefqet Korça përparoi nga Përmeti nëpërmjet Këlcyrës, ndërkohë që një njësi tjetër kaloi lumin Seman në Veri të Fierit, por që shpejt iu desh përsëri të kthehej. Përleshjet kryesore u zhvilluan pranë Beratit, ku kalaja e vjetër mbeti në duart e kryengritësve.
Ndërkohë, në Tiranë përfaqësuesit e Jugut qëndronin gjithnjë e më shumë larg Asamblesë Kushtetuese. Si pasojë mbështetësit e qeverisë u tkurrën edhe më shumë. Për shkak të situatës gjithnjë e më kërcënuese, më 31 maj qeveria u detyrua të riformatojë kabinetin. Kjo ishte një gjysmë mase që nuk ia vlente më të përmendej. Po ashtu, u bë një përpjekje për të negociuar. Fillimisht pati një “armëpushim” njëditor. Si parakusht për vazhdimin e negociatave me qeverinë, revolucionarët kërkuan tërheqjen e forcave qeveritare në Jug pas lumit Shkumbinit dhe në Veri pas lumit Mat, të bindur se qeveria nuk do ta pranonte këtë kërkesë.
Kërkesa vërtet u refuzua. Kësisoj, duke filluar nga Berati vazhduan “operacionet” në Jug. Forcat qeveritare tërhiqeshin gjithnjë e më shumë drejt Tiranës.
Kryengritësit nga Shkodra arritën të anashkalojnë Lezhën e pushtuar nga ushtarët e Leon de Ghilardi e të avancojnë më tej. Malësorët e bënë këtë gjë natën, në të njëjtat rrethana sikurse kishte ndodhur dikur, midis Perseut maqedonas dhe ilirëve. Sot ishte Ghilardi, një figurë ballkanike e dhjetë viteve të fundit me të gjitha mundësitë dhe pamundësitë e tij, ai që u anashkalua. Trupat e tij pësuan një tronditje të madhe dhe një arratisje akoma më të madhe. Tanimë dimë atë që nuk e kishim ditur më parë, nga nisi krisja e parë dhe ku duhej kërkuar fitorja. Vetë Ghilardi u arratis në zonën e Matit. Kështu që, në mëngjesin e 9 qershorit, luftëtarët e Rexhep Shalës së bashku me malësorët qëndronin në bregun verior të lumit Mat.
Ndërkohë, në Tiranë, prej datës 5 qershor e në vazhdim, njerëzit e kujdesshëm e kishin parë të arsyeshme të fillonin të largoheshin nga qyteti. Mes tyre ishte edhe Refik bej Toptani, një nga dy regjentët ende të pranishëm në Tiranë. Më 8 qershor, bashkëregjenti tjetër, Xhaferr bej Ypi, bëri një përpjekje të fundit për të negociuar me kryengritësit në Shqipërinë e Jugut. Ata i kërkuan atij të vinte në Vlorë për të biseduar. Në fakt, ata e pranonin hapur se donin ta kapnin atë. Ndërkohë, regjenti u mjaftua duke takuar në Fier negociatorin e parë të qeverisë, Sami Bej Vrionin, me të cilin u nda shpejt, pasi rinia “kombëtare” vendase kaloi në një qëndrim kërcënues ndaj tij. Myfid bej Libohova, ministri i Financave në ministrinë e vjetër, i cili kishte shkuar në Shkodër për negociata, nuk u kthye më në Tiranë. Më 9 qershor, ministrat e tjerë u nisën me regjentin Xhaferr Ypi për në Itali. Kur zbritën në Bari ata u qëlluan me vezë të prishura nga rinia shqiptare, si shenjë e solidarizimit kombëtar.
Duke gdhirë 10 qershori, Ahmet Zogu me rreth 200 njerëz të tij ishin të fundit që u larguan nga kryeqyteti në drejtim të vendlindjes së tij, Matit. Unë e pashë fqinjin tim [Ahmet Zogun – shën. im], të cilin gjithmonë kisha mundur ta vëzhgoja më mirë se kushdo tjetër, duke dalë nga shtëpia në orën dy të mëngjesit. Ndërkohë vinin lajme se si po shpërbëheshin forcat qeveritare në Jug. Njerëzit dezertonin në grupe duke hedhur pushkët nëpër shkurre. Fituesit përparonin nëpërmjet Lushnjës e Kavajës për në Tiranë. Ata u takuan aty në datën 11 dhe 12 të këtij muaji me shkodranët, krenarë dhe shumë të nderuar, ndërkohë që së brendshmi pyesnin nëse Ahmet Zogu ishte larguar vërtet dhe ishte tashmë i parrezikshëm. Populli, që në raste të tilla pëlqen të gëzojë, kishte marrë porosi të veçanta për ta bërë këtë gjë. Ai nuk e shprehu këtë me gjeste sipas mënyrës orientale, por duke e dekoruar kryeqytetin me tapete dhe flamuj.
Asnjë incident i rëndësishëm nuk ka ndodhur në Tiranë gjatë javëve të fundit. Ndërsa hordhitë fitimtare të mirditasve dhe malësorëve që populluan qytetin u sollën me qetësi, modesti dhe me një dinjitet primitiv njësoj si ata të Matit e të Dibrës që u larguan, rinisë moderne shqiptare, “Bashkimi”, që janë një version shqiptar i fashizmit italian, ju rezervua e drejta për të treguar guximin dhe mentalitetin e tyre duke torturuar ata që mendojnë ndryshe. Formimi i kabinetit të ri u bë pas një regjimi ushtarak disaditor nën drejtimin e regjentit Sotir Peçi, i cili u kthye prej pushimeve nga Korça, qytet që nuk ishte përfshirë aktivisht në këto ndryshime. Nëpërmjet tij, kabineti Fan Noli legjitimohet konform kushtetutës. Kundër matjanëve të Ahmet Zogut, emri i të cilit i tremb ende kundërshtarët, u dërguan trupa ushtarake dhe vullnetarë. Në total, në ngjarjet e përshkruara kanë vdekur ndoshta më pak se 100 shqiptarë. Qysh në fillim, gjithçka që ndodhi mes palëve nuk mund të shihej si tragjike, pavarësisht nga trupat e dislokuara. Në thelb, ngjarjet e ekzagjeruara që janë pasqyruar nga shtypi i huaj, nënkuptojnë vetëm ndryshimin e qeverisë nën përdorimin e mjeteve lokale.”
Nënshkruar
(Kardorff)
hahahaha Revolucioni bolshevik i qershorit 1924 ne Shqiperi?!?!?!?
Ka shumë arsye pse shqiptarët duhet ta përkujtojnë me krenari 100 vjetorin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, ndonese ai deshtoi. Së pari, udhëheqësit e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924 e bazuan aksionin e tyre kryengritës në parimet bazë të Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, të shpallura nga Revolucioni Demokratik Amerikan (1776) dhe Revolucioni Demokratik Francez (1789). Se dyti, Revolucioni Demokratik i Shqipërisë (1924) u zhvillua kundër qeverisjes së korruptuar e të kriminalizuar të bejlerëve shqiptarë, me pjesëmarrjen e luftëtarëve nga të gjitha krahinat e vendit, nga shtresa të ndryshme të popullsisë dhe nga të katër besimet kryesore fetare në Shqipëri. Së treti, pavarësisht nga dështimi, idetë dhe udheheqesit e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924 mbeten burim frymëzimi për brezat e rinj të shqiptarëve në rrugën e vendosjes dhe konsolidimit të sistemit qeverisës demokratik në Shqipëri. Sado te mundohen akademiket zogiste te hedhin balte mbi Revolucionin Demikratik te Qershorit 1924, ai do te mbetet nje rrenje e fuqishme qe do te ushqeje rritjen dhe gjelberimin e Sistemit Demokratik ne Shqiperi.
O gazeta DITA:
Po nuk keni pak turp per keto pacavure te sajuara ne bodrumet e KQ te PPSH qe publikojne kapterat pa shkolle dhe injorante te Sigurimit te Enverit duke mashtruar papushim per historine.HA! HA! HA! Shikoni se cfare letyre komuniste ka paraqitur Mar-Eng-Lenini i Partise, Enverit dhe Edverit te Rilindjes, shikoni kete pacavure shkrimi si estrade mashtrimi enveriste qe na kujton Kohen e Qepes te Zerit te Popullit dhe te PPSH, HA! HA! HA!
MARKS-ENGELSI-LENINI I ENVERIT SHKRUAN PER REVOLUCIONIN BOLSHEVIK TE FAN NOLIT ME GOJEN E NJE GJERMANI TE HITLERIT, KUR KOMUNISTIN FAN NOLIGJITHE JETEN NE SHBA FBI E INVESTIGOI SI SPIUN I MOSKES DHE I INTERNACIONALES KOMUNISTE DUKE I MOHUAR CDO NDIHME SOCIALE DHE NOLI ASNJEHERE NUK PRANOI FTESEN E ENVERIT TE KTHEHEJ NE SHQYPNI
Po nuk e di se ku i ka zbuluar keto pacavure historike Marks-Engels-Lenini i Edvinit, por nje gje dihet me siguri qe e kane treguar te gjithe bashkekohesit dhe okularet e kohes ku bente pjese edhe Myfid Bej Libohova se Fan Noli kur u pa dhe u vertetua boterisht se Revolucioni i 24 qershorit kishte qene nje puc shteti i paguar nga bolsheviket e Moskes, shkoi dhe i puthi cizmet llustrafine Ahmet Zogut ne sarajet e tij dhe i u lut perpergjerim:
SHPETO VATANIN SE UNE GABOVA RENDE!
Ahmet Zogu ne vend ta ndeshkonte rende per pabesine e tij e perkrahu Fan Nolin kur po kerkonte azil ne SHBA dhe kur FBI po kerkonte ta debonte si non-grata nga SHBA dhe nuk i jepte as ndihma emigranti dhe as siguracione shteterore dhe kur Fan Noli u semur ishte Ahmet Zogu me motrat e tij qe u kujdesen per ta cuar ne spital me shpenzimet e veta megjithese ky prift orthodoks komunist beri deputet killerin me pagese, psikopatin libohovit, Avni Rustemi qe u perdor po keshtu nga Moska per te vrare kryeministrin shqyptar ne Paris ku kishte shkuar per te parandaluar copezimin e Shqypnise qe kishte pergatitur hajduti Ismail Bej Qemali per dy valixhe me dollare. Ishte killeri me pagese, Avni Rustemi ai qe propozoi te mbahej heshtje ne Parlament per vdekjen e Leninit dhe as nje fjale mirenjohje per Presidentin amerikan Willson qe perkrahu me fuqi te madhe teresine teritoriale te Shqypnise. Pse nuk flet BOLJA e Edvinit, Marengleni i Partise per keto histori te shkruara dhe te degjuara nga te gjithe, por i referehohet nje gjermani te Hitlerit per te treguar se sa shume e donin Mosken dhe Internacionalen Komuniste pucistet e Fan Nolit njesoj si nje bedel besnik i Putinit te Rusise.
Shpertheuy serisht gjirizi i ujrave te zeza , i vetequajturi “INTELO-BAJGA ” , shqipfolesi me i felliqur , i zhytue ne deshperim , qe serisht e serisht derdellit per Enver Hoxhen , Marksin dhe Engelsin , gjera krejt pa lidhje , vetem e vetem te tregoje se eshte akoma gjalle dhe ne drahmat e fundit . YYYYYYYYT , kerme qe rron vetem per tiu sherbyer armiqve me te eger te ketij poplli , greko – sllaveve , ashtu sic kane bere nder breza paraardhesit e tij , qe se kane idene e kombit e te atdheut as sot pas 112 vjet shtet Shqiperi .
Revolucioni i qershorit, nje nga ngjarjet me te rendesishme te shtetit shqiptar. Perpjekja e pare e patrioteve nga jugu ne veri me F.Nolin, L.Gurakuqin B.Currin e te tjera figura per crrenjosjen perfundimtare te otomanizmit, te emancipimit te shoqerise se drobitur shqiptare qe jetonte akoma nen regjimin anadollak te bejlereve e bajraktareve. Pertej programit emancipues dhe deshires se mire te nje figure si Noli, ajo qeveri e krijuar, s’do t’a kishte te gjate. Noli kishte ide perparimtare perendimore, kishte tjeter kulture, ai popull mavri, ishte mesuar me taktikat e te paudheve si Zogolli,verlaci,Libohova etj etj qe ishin te hurit e litarit, shfrytezuan rrethanat e kohes me fqinjet qe i druheshin nje mendje hapuri si Noli, nje patrioti qe s’bente kompromise me askend ne dem te vendit te tij, eshte i vetmi qe nuk u perdor si LOLO nga askush,. Ne lidhjen e kombeve ne te cilen fale kontributit te tij personal dhe Vatres qe drejtonte me pare, kishte bere te mundur pranimin e shqiperise, nuk ju dha ajo hua qe me aq insistim e kerkoi. Negli ai fjalim brilant i shoqeruar me ironi te thelle kundrejte “zoterinjve” qe i trembeshin “perhapjes se bolshevizmit” ne shqiperine e vogel. I izoluar, me arken gati bosh, me ato reforma qe kudo ngecnin nga mentaliteti primitiv, nga druajtja e atij populli per te dale ne drite , Zogut te kurves, i ndriti fati me aprovimin e italise musoliniane dhe me doren e zgjatur te pashicit te serbise, u realizua triumfi i Legenave, te ndihmuar nga disa regjimente kosovaresh, dibranesh e turuli varkaresh, me oficere bjellogardiste. Zogu mbajti per 15 vjet pushtetin, dhe si mos te mjaftonte kjo, e bene edhe mbret dallkaukun e matit, por per cudi kur “naltmadhnia” veshi opingat dhe ja mbathi fushave te korces drejte greqise e jo malit sic kishte premtuar, populli qe jetonte “parajsen” zogiste, e priti me lule italine fashiste! Shqiperise i hoqen mevetesine dhe ja dorezuan xhuxhit te Italise, ate arritje me aq sakrifica te atij “bolshevikut” Noli, as fiset Zulu ne afrike s’e bejne nje turp te tille. Ne 90-en, ne “demokracine” Saliste, mbas antaresimit te shqiperise ne konferencen islamike, edhe kishen e Nolit, ja dorezuan nje greku, e si te mos mjaftonte kjo, edhe shoqata Vatra me ndihmen e Biber udb-se, u pushtua nga kolera berishiste dhe sot nuk gjendet qofte edhe nje pasardhes nga ata te viteve 30-te qe bene aq shume per kete shtet qe kemi sot, atje komandon junta e kuisligeve, niperit e Kol mirakajve dhe fanatiket e Saliut qe nuk kane asnje dallim nga ata qe djegin goma para bashkise. Nuk e kemi merituar ate figure liberale, jo, jemi mesuar te kemi despote mbi koke, prandaj kane bere palle Zogu,Enveri,Saliu,Edvini etj qe do pasojne keta!
Europa, komunizmin e ka etiketuar ,ortho-komunizmi.Sot ne bote perplasia e orthodhoksizmit kunder kristianizmit eshte po aq e eger sa perlasia me myslymanizmin.Perplasiet regjionale, jane edhe me radikale se perplasiet ekonomike.Fan Noli ishte nje orthokomunist i cili kuptoi thelbin antinjerezor te se majtes orthokomuniste dhe nuk shkoi ne Bashkimin Sovjetik (Burgun e popujve) por shkoi ne SHBA(liria e popujve, me aq sa mundet te jete liria, ne zhvillimin aktual te intelektit njerezor)
Sipas intelektualit bolshevikët bënë revolucioni. Serbët sollën Zogun i cili jua shpërbleu me toka ‘të babait’. Pra rusët ishin armiq me serbët!!! Mqs ti i ke vënë vetes emrin intelektual, unë po të zbuloj mbiemrin: muti.
Eno djali. Lexo librin “Receta pa komb” qe ta zgjidhesh ekuacionin. Per mua qe e mbarova leximin dje çdo gjë është e qarte dhe jo ashtu si e ke ndërtuar ti ekuacionin.
Zagare te Enver Pederastit:
Perpara se te hidhni jashteqitjet tuaja ne kete forum te nerum, mesoni se:
FAN NOLI U INVESTIGUA NGA FBI SI SPIUN SOVJETIK DHE SHBA I REFUZOI SIGURACIONET SOCIALE DHE SHENDETESORE DHE ISHTE AHMET ZOGU DHE MOTRAT E TIJ QE E NDIHMUAN NOLIN DHE I PAGUAN SPITALIN KUR KISHTE MBETUR IBRET PA NJE DYSHKE SI EMIGRANT KOKPALARE NE KETE VEND
Kapteri skenderbegas, Marks-Engelsi-Lenini i Edvinit perpara se te shkruaje pacavure mashtrimi duke lavderuar Revolucionin Sovjetik te Qershorit 1924 ne Shqypni le te hape Arkivat e Shtetit dhe lexoje deklaraten e PENDIMIT te komunistit, Fan Noli kur duke i puthur cizmet llustrafine te Zogut i tha:
“SHPETO VATANIN SE UNE GABOVA RENDE”
dhe:
Zogu e fali dhe e ndihmoi sa mundi ne SHBA kur po e ndiqte FBI si agjent sovjetik i KGB qe kishte “prshkuar” me pare edhe killerin me pagese, Avni Rustemi te cilin Noli e beri deputet turpi, pasi kishte ekzekutuar kryeministrin shqyptar ne Paris qe kur e pyeten gjyqtaret franceze: “Pse e vrave kryeministrin tend?” psikopati killer dhe injorNt, Avni Rustemi u pergjegj: “E vrava se ishte fodull dhe kishte tangallek te madh” qe i habiti gjykatesit franceze dhe i bindi ta kthejne ne Shqypni per ta mbyllur ne cmendine, por Noli e priti si hero dhe e beri deputet.
Nasrudin bej… Sipas “Apostullit” të Ilir Ikonomit F.N. është hetuar nga fbi se dyshohej të ishte agjent austriak dhe jo rus siç pretendon zotrote.
PMR:
Fan Noli komunisti i Internacionales Bolshevike na paska qene agjent, spiun hafije austriak? HA-HA-HA! Po pse nuk shkoi Fan Noli ne Austri atehere per te shpetuar koken dhe jeten, sepse mbase austriaket mund t’i kishin siguruar spiunit te tyre nje pension pleqerie dhe siguracione te pakten, te cilin amerikanet ja refuzuan qe ne fillim? Nuk e di se ne cfare dosje te Sigurimit te Enverit e ka gjetur Ilir Ikonomi kete kompromat, mbase ja kane servirur spiunet e Maos kur studionte ne Kine i derguar nga Sigurimi i Shtetit per te punuar per propaganden kineze ne Shqypni, por nje gje eshte ashiqare: Ne vitin 1924 nuk ka pasur Austri, por Perandoria Austrohungareze qe njihet si Austrohungari, ku KONARE-ja komuniste e Moskes kishte hedhur rrenje te tjella sapo Lenini si spiun i derguar dhe i paguar me bujari nga Kaiseri i Gjermanise ne nje kohe qe Rusia e Carit kishte fituar Luften dhe po hynte ne Berlin, shpalli fitorjen e Revolucionit te Tetorit ne Petrograd te Rusise dhe demokrati komunist, Fan Noli nuk ka si te behej spiun i nje Monarkie si Austrohungaria, kur ishte kundershtar i terrbuar per cdo Monarki ne Bote, qe anatemoi edhe Monarkine e Ahmet Zogut megjithese i kerkonte vazhdimisht ndihma dhe para ne exil ne SHBA. Nuk e di se cfare ka shkruar Ilir Ikonomi per agjenturen e Fan Nolit, por Wikipedia shkruan fare ndryshe, e bazuar ne nje bibliografi te pasur:
“…Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez: “E pranova edhe tek Ahmet Zogu gabimin tim. Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ardhja e një delegacioni sovjetik ne Shqypni me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështesnin ardhjen e Zogut ne pushtet. Fan Noli mekryengritesit e tij pasi zbarkuan në Bari me ftesë të Duçes, u zhvendos në Vjenë ku selia e Kominternit e ndihmoi edhe mekeshilla edhe me para për të organizuar KONARE sovjetike me killerat fanartike te Moskes Halim Xelon dhe Riza Ceroven. ja si vazhdon ne origjinal artikulli: “With the intervention of Kosta Boshnjaku, an old communist and KONARE member, the organization would receive unconditioned monetary support from the Comintern”. Ne nëntor 1927 Fan Noli vizitoi Rusinë si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të tetorit, dhe më 1930, pasi mori një vizë gjashtëmujore, me nderhyrje te papara u kthye në Shtetet e Bashkuara. Me kthimin e tij në Boston, Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve. “Republika” u botua edhe si opozitë ndaj “Diellit”, tashmë nën drejtimin e Faik Konicës, i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër i plotfuqishëm i Shqipërisë në Uashington. Me mbarimin e afatit të vizës, Nolin e perzene nga SHBA dhe gjashtë muaj më vonë, Noli u detyrua të kthehet në Evropë dhe “Republika” mbeti nën drejtimin e Anastas Tashkos, deri sa u mbyll perfundimisht më 1932. Më 1932, me ndihmën e pasuesve të tij komuniste, mundi të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi edhe lejen për qëndrim të përhershëm. Noli u tërhoq nga jeta politike dhe nga ky moment iu kushtua përsëri detyrave si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, sepse SHBA nuk i kishte pranuar azilin politik dhe nuk kishte asnje siguracion ne kete vend, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria, me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu. Ky gjest arriti pikërisht qëllimin për të cilin ishte nisur: një farë pajtimi midis Nolit dhe Zogut, si dhe një përmirësim të marrëdhënieve shpesh të acaruara të Nolit me Faik Konicën…”
Besoj se kam qene i dobeshem per te VERTETEN historike rreth komunistit kontravers, Fan Noli qe nuk pranoi asnjehere ftesen e Enver Hoxhes per te vizituar Shqypnine me gjithese Diktatori pagoi nga buxheti i shtetit @20 mije dollaro per te blere nje vile per priftin komunist orthodoks ne Florida te SHBA dhe Nasrudini i vertete ka thene: “Na ruj o Zot nga injorantet, se nga te squte di te ruhem vete!”
FAN NOLI NUK SHKOI TE SHPETOJE KOKEN NGA AHMET ZOGU AS NE BASHKIMIN SOVJETIK DHE AS NE AUSTRINE KAPITALISTE, AS NUK U KTHYE NE VENDLINDJE NE SHQYPNINE KOMUNISTE TE ENVER HOXHES, POR U ARRATIS SI AZILANT KOKPALAR NE SHBA ME ARGUMENTAT QE ESHTE VENDI ME DEMOKRATIK NE BOTE,
por:
SHBA realisht dhe aktualisht ka sistemin me antidemokratik ne Bote.
QYSH KESHTU?
Do te kercenin zgupthi sikur t’i kishte pickuar ZEKTHI te gjithe spiunet e Sigurimit dhe xhelatet e Enverit qe arriten te shpetojne koken dhe familjet ne SHBA dhe Kanada nga shpagimi i viktimave te tyre duke mashtruar dhe fallsifikuar dokumentat personale per azil si Ilir Enver Hoxha me fisin kriminal Dega do kohe me pare dhe qe kane kaluar YLBERIN dhe jane bere fansa fanatike te Imperializmit amerikan dhe qe cuditen pse SHBA kane sistemin me antidemokratik elektoral ne Bote dhe mund ta akuzojne intelektualin si antiamerikan, sic e akuzojne zagaret e Edvinit si spiun grek kur akuzon SPAK-UTURAKUN enverist te Rilindjes qe sajoi akuzat per Fredi Belerin si Prokuroria e Aranit Celes apo e Putinit ne Rusi, megjithate o shqyptare te ndershem dhe te paditur, por edhe ju zagare fanatike dhe fansa te Edvinit ja po ju a spjegon intelektuali se:
KESHTU ESHTE!
HISTORIA E “ELECTORAL KOLLEGE” NE SHBA AMENDAMENTI ME ANTIDEMOKRATIK NE KUSHTETUTEN AMERIKANE
Ne se shume vete mendojne se Presidenti amerikan zgjidhet me vote popullore ne nje gare totalisht demokratike gabon rende, sepse nuk eshte keshtu. Dordoleci Biden u paraqit shume keq ne Debat TV perballe arrogantit Trump qe Edi Rama e kishte anatemuar me liber shpie nga CNN si “Fatkeqesia me e madhe e Botes ne histori” por a do te thote kjo se nese zgjedhjet ne SHBA i fiton Trump me vote popullore do te behet Presidenti i SHBA me shume akuza per korrupsion ne kurriz? Absolutisht qe JO! Sepse fjalen e fundit te zgjedhjes se Presidentit amerikan nuk e ka vota dhe dashnia popullore, por Kolegji zgjedhor ose “Electoral College” qe perbehet nga 538 elektore qe zgjidhen nga cdo shtet ne nje gare te papare midis dy partive per cxdo shtet te vecante ne SHBA me vote explicite qe do te thote se elektore zgjidhen pa asnje kundershtim ata qe fitojne votat ne cdo shtet dhe keta vendosin fatin e Presidentit te SHBA qe do te thote se Trumpi mund te fitoje zgjedhjet me vote popullore, por Kolegji Zgjedhor ta hedhe poshte pa pranuar asnje kundershtim dhe pa pranuar asnje argument apo arsyetim. Keshtu thote amendamenti i 12 i Kushtetutes amerikane qe daton qe nga viti 1787 dhe shume here Kongresi ka dashur ta rezoje si antidemokratik, por nuk ja ka arritur qellimit dhe ka mbetur ashtu sic ka qene shekuj me pare, por le te kthehemi ne histori dhe te zhbiriojme pse kane miratuar ligjvenesit e hershem amerikane nje amendament kaq jo demokratik? Kete do te mundohet t’ju a spjegoje intelektuali sepse ka lidhje pikerisht me spekullimet per demokracine revolucionare te komunistit Fan Noli dhe revolucionit te tij bolshevik, por edhe situaten e renduar te pushtetit mafioz te gangsterit Edi Rama ne Shqypni qe nuk do ta leshoje pushtetin duke perdorur legjislacionin enverist.
VAZHDON
Filloi diareja e spiunit te sigurimit intelektuali/Tanush Kaso. Tanush, jep lejen te zbardhet dosja jote. Jo vetem e hetuedise dhe gjyqit, por edhe dosja e raportimeve te tua si bashkepuntor i sigurimit te shtetit. Pastaj vazhdo me diarene tende te xakonshme.
JA SEPSE:
Kete e ka vendosur Xhorxh Uashingtoni qe ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie. Pra Washingtoni qe vinte nga nje familje e pasur latifondistesh amerikane dhe udhehoqi luften per clirim kombetar nga Britania e Madhe nuk mund te pranonte termin “vota popullore” ne zgjedhjet elektorale per Kongresin amerikan dhe President me argumentin se “…Klasat e ulta te popullsise qe shisnin voten per nje thes me miell nuk mund te vendosnin per fatin e SHBA…” Ne kete lufte te forte me majtistet qe po krijoheshin ne SHBA Washingtoni propozoi amendamentin e 12 ne kushtetute per krijimin e “Electoral College” i cili do te vendoste perfundimisht per fatin e Presidentit te ardhshem i cili sipas fjaleve te tij: “…megjithese ne aparence antidemokratik siguron nje demokraci te qendrueshme ne zgjedhjen e Presidentit…” Me vone i admiruar gjerësisht nga amerikanet për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Majtiste Franceze, shtypi Rebelimin populist “Uiski” ne SHBA, krijoi Prokurorine si pale ne Gjykate dhe futi investigimin shteteror ne krimet federale, hodhi bazat e financave dhe sistemit bankar dhe fitoi miratimin e te gjitha partive politike ne vend pa perjashtim. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende jane në përdorim deri me sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij vullnetare nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të i miratuar ne traditen e amendamentit te 12 ne vitin 1951 tani e kufizon presidentin në dy mandate, jo si gangsteri Edi Rama dhe krimineli Sali Berisha qe nuk njohin asnje ligj demokratik.
Hamdi Dega:
Mos iu fshih si skuth pas DAUTIT se te vjen era qe larg si Kryetar i Deges se Kuksit te Enver Hoxhes, mos ja nxirr inatin dhe mllefin intelektualit qe ju demaskoi si kriminele komuniste sepse keshtu deklaroi Gjykatesja e New Yorkut kur i refuzoi vizen e azilit Ilir Enver Hoxhes ne SHBA me argumentat se kishte fallsifikuar dokumentat dhe pasaporten me seksere ne pergatitjen e dokumentave familjen Dega nga Bronxi – Agim Dega perkthyes dhe Hamdi Dega si mbushes dokumentash qe ishin sipas fjaleve te kesaj Gjykatese: “Nje familje qe vinte nga nomentklatura kriminale komuniste e regjimit totalitar ne Shqypni…” duke e paraqitur Ilir Enver Hoxhen ne SHBA perpara Zyres se Migracionit si citoj: “..Te persekutuar politik nga regjimi komunist i Fatos Nanos, qe i kishte vrare babane dhe e kishte dhunuar nenen, Nexhmijen per shkak se Ilir Enver Hoxha kishte marre pjese ne ceremonine e varrimit te Azem Hajdarit dhe ishte personi i dyte i rendesishem opozitar pas Sali Berishes ne Shqypni…” Keto i ka deklaruar gjykatesja amerikane e New Yorkut dhe jo intelektuali dhe vendimi eshte ne internet dhe mund ta lexoje cdokush, ate qe i shton kesaj historie mashtrimikomunist intelektuali eshte pyetja: “Pse e derguat ju gruan tuaj te Rudina Xhunga per te denoncuar Sali Berishen kur e keni pasur nje mik kaq te afert per koke? Dhe kush eshte spiuni i Sigurimit ne kete mesele o Hamdi Dega i Deges se Brendeshme te Kukesit me nje thes me krime kunder njerezimit ne kurriz?