Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rexhep Qosja: Revolta e Mendimtarit të Fundit – Apologji për njeriun flamur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rexhep Qosja: Revolta e Mendimtarit të Fundit – Apologji për njeriun flamur!
Analiza

Rexhep Qosja: Revolta e Mendimtarit të Fundit – Apologji për njeriun flamur!

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Av. Genc Llakaj

Ka njerëz që jetojnë brenda kohës së tyre dhe ka njerëz që e tejkalojnë kohën. Ka figura që mbeten pjesë e një epoke dhe ka të tjera që shndërrohen në vetëdije të një kombi. Rexhep Qosja i përkiste dhe i përket kësaj kategorie të rrallë njerëzish që nuk maten me kohën në të cilën jetojnë, por me gjurmën që lënë mbi historinë shpirtërore dhe intelektuale të popullit të tyre.

Ai nuk ishte vetëm një akademik, shkrimtar, kritik, dramaturg apo studiues i shquar shqiptar; ai ishte një institucion më vete, një ndërgjegje kombëtare në lëvizje, një zë që për dekada i dha mendimit shqiptar gravitet filozofik, dinjitet kulturor dhe guxim intelektual të pa frikë.

- Publicitet -

Largimi i tij fizik nuk përbën thjesht humbjen e një personaliteti të madh të kulturës shqiptare. Ai përbën mbylljen e një epoke të mendimit shqiptar, të një brezi intelektualësh që jetuan me idenë se kombi ndërtohet jo vetëm me politikë dhe pushtet, por mbi të gjitha me kulturë, me mendim, me gjuhë dhe me vetëdije historike të qartë. Prandaj edhe mënyra se si Rexhep Qosja vendosi të largohej nga kjo botë merr një domethënie që e tejkalon dimensionin personal. Refuzimi i ceremonive shtetërore, refuzimi i solemnitetit institucional dhe dëshira për t’u përcjellë në heshtje, vetëm në një rreth të ngushtë familjar, nuk ishte një zgjedhje e zakonshme intime. Ishte një qëndrim filozofik dhe moral. Ishte revolta e fundit e një mendimtari të madh ndaj hipokrizisë publike, ndaj degradimit të jetës politike shqiptare dhe ndaj një kohe ku zhurma shpesh zë vendin e vlerës.

Në thelb, Rexhep Qosja ishte një mendimtar i revoltuar. Jo i revoltuar në kuptimin e një njeriu të zemëruar me fatin e vet, por në kuptimin më fisnik të fjalës: si një intelektual që nuk pajtohej me mediokritetin, me provincializmin, me përçarjen dhe me varfërinë morale që shpesh ka dominuar jetën shqiptare nê dekadat e fundit. Revolta e tij ishte qytetare, kombëtare dhe morale. Ai ishte i revoltuar me sistemet politike që prodhojnë konformizëm në vend të elitës, me politikën shqiptare që shpesh ka ditur të krijojë më shumë ndarje sesa bashkim, qofte në Tiranën zyrtare, qofte në Prishtinën zyrtare, qofte në të gjitha hapësirat shqiptare ku interesat e vogla krahinore e personale shpesh vendosen mbi interesin kombëtar.

Ai e shihte me dhimbje fenomenin e përçarjes shqiptare, tribalizmin modern, krahinalizmin banal, urrejtjen politike dhe dhunën verbale që ka helmuar jetën publike shqiptare në dekadat e fundit. Për Rexhep Qosjen, shqiptari nuk duhej të ndahej në veri e jug, në kosovar e shqiptar të Shqipërisë, në lindor e perëndimor, në mysliman, katolik apo ortodoks. Për të ekzistonte vetëm një kategori: shqiptari i vetëdijshëm dhe shqiptari i mirë. Gjithë vepra e tij ishte një thirrje e vazhdueshme për zgjim kombëtar dhe për emancipim intelektual.

Shqipëria për të nuk ishte thjesht një kufi administrativ apo një nocion politik i ngushtë. Ajo ishte një hapësirë shpirtërore dhe historike që shtrihej në të gjitha trojet ku jetonte kujtesa shqiptare dhe ku flitej gjuha shqipe. Pikërisht për këtë arsye ai mbeti gjithmonë një figurë e pakëndshme për politikën e vogël. Sepse mendimtarët e mëdhenj nuk janë dekor i pushteteve; ata janë ndërgjegjja kritike e tyre. Ata nuk u shërbejnë sistemeve, por i vënë ato përballë përgjegjësisë morale dhe historike.

Rexhep Qosja ishte ndër të fundit intelektualë shqiptarë që nuk bëri kompromis me të vërtetën e vet. Nuk e joshi pushteti, nuk e deformoi protagonizmi publik dhe nuk e korruptuan privilegjet. Ai mbeti deri në fund një aristokrat i mendimit shqiptar, polemist kur duhej, i ashpër kur kërkohej dhe i pakompromis me mashtrimin publik. Pikërisht kjo e bën figurën e tij kaq të madhe dhe njëkohësisht kaq të vetmuar por me vlera të jashtëzakonshme. Këta lloj njerëzish, që mendojnë thellë janë gjithmonë të rrezikshëm për mediokritetin. Prandaj dhe mbeten të përjetshëm.

Në letërsi, kritikë, dramaturgji dhe mendim eseistik, figura e tij mbetet kolosale. “Një dashuri dhe shtatë faje” është një nga romanet më të rëndësishme të letërsisë moderne shqiptare, ku historia dhe drama njerëzore ndërthuren në mënyrë mjeshtërore. Satira e tij në “I ringjalluri i penduar” mbetet një nga goditjet më të fuqishme kundër deformimit moral dhe politik të shoqërisë shqiptare. Ndërsa cikli dramatik “Mite të zhveshura” e ngriti dramaturgjinë shqiptare në një stad më modern, më filozofik dhe më universal. Por dimensioni më i madh i Rexhep Qosjes mbetet ai i mendimtarit kombëtar. Ai nuk ishte thjesht studiues i historisë shqiptare; ai ishte një nga arkitektët e vetëdijes moderne shqiptare.

Në kohë konfuzioni, ai kërkonte qartësi. Në kohë servilizmi, ai kërkonte dinjitet. Në kohë propagande, ai kërkonte mendim të lirë dhe cilësor. Ai besonte se kombet nuk bëhen të mëdha nga administratat, por nga idetë. Dhe vetë Rexhep Qosja ishte një nga arkitektët më të rëndësishëm të idesë shqiptare moderne. Ai i dha mendimit shqiptar një dimension evropian pa e shkëputur kurrë nga rrënjët e veta kombëtare. Në gjuhën e tij akademike dhe letrare shqipja fitoi një shkëlqim të veçantë; ajo u bë jo vetëm mjet komunikimi, por instrument identiteti dhe vetëdijeje historike andej dhe këtej kufirit shqiptaro-shqiptar.

Refuzimi i ceremonisë shtetërore ishte ndoshta akti i fundit pedagogjik i Rexhep Qosjes ndaj shqiptarëve. Një mënyrë për t’u thënë se madhështia e njeriut nuk matet me protokoll, sidomos kur protokollet shpesh organizohen nga njerëz më të vegjël se vetë historia që pretendojnë të përfaqësojnë. Ai nuk kishte nevojë për dekor institucional që të hynte në histori, sepse historia ishte vetë ajo që ai ndërtoi me mendim, me vepër dhe me guxim intelektual të ndërtuar ndër vite.

Në këtë dimension, figura e tij të kujton disa nga mendimtarët më të mëdhenj të botës që refuzuan teatrin publik të glorifikimit. Jean-Paul Sartre refuzoi Çmimin Nobel sepse nuk pranonte institucionalizimin e mendimit të lirë. Albert Einstein kërkoi një largim të heshtur dhe pa kult publik. Franz Kafka kërkoi që dorëshkrimet e tij të digjeshin. Të gjithë këta kishin diçka të përbashkët: mosbesimin ndaj hipokrizisë së ceremonive dhe madhështisë së rreme institucionale. Por tek Rexhep Qosja ky refuzim merr një dimension më tragjik dhe më shqiptar. Ai ngjan si një revoltë e heshtur kundër një kohe ku njerëzit e mëdhenj shpesh mbeten në hije, ndërsa zhurma publike dominohet nga provincializmi politik, propaganda dhe protagonizmi i njerëzve të vegjël.

Në kuptimin më të gjerë historik dhe kulturor, Rexhep Qosja qëndron denjësisht në panteonin e rilindasve modernë shqiptarë të shekujve XX dhe XXI, përkrah figurave si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo dhe Ukshin Hoti. Por edhe brenda këtij panteoni ai mbetet një zë krejt i veçantë: ndoshta më polemiku, më i drejtpërdrejti dhe më i pakompromisi. Ai nuk kërkoi kurrë mëshirë. As në jetë dhe as pas vdekjes. Dhe pikërisht kjo e bën figurën e tij kaq të madhe në ndërgjegjen shqiptare. Ai ngjan si një “njeri flamur”, si një simbol i gjallë i dinjitetit intelektual, i guximit moral dhe i dashurisë së pakushtëzuar për kombin.

Për mua personalisht, vlerësimi që ai i bëri librit tim të fundit “Këndvështrim”, përmes parathënies që i kushtoi, mbetet një nga momentet më domethënëse të jetës sime krijuese. Ai tekst nuk ishte vetëm një vlerësim letrar; ishte një akt besimi intelektual nga një prej mendjeve më të mëdha shqiptare të kohës sonë. Dhe kjo e bën largimin e tij edhe më të rëndë.

Megjithatë, njerëz si Rexhep Qosja nuk largohen kurrë, asnjëherë. Ata mbeten në libra, në gjuhë, në mendim dhe në vetëdijen morale të kombit. Ata vazhdojnë të flasin edhe kur heshtin, vazhdojnë të udhëheqin edhe kur fizikisht mungojnë. Sepse historia nuk shkruhet për ata që mbushin përditshmërinë me zhurmë të përkohshme. Historia shkruhet për ata që ndërtojnë themele të qëndrueshme në ndërgjegjen e popujve. Dhe Rexhep Qosja ndërtoi themele. Po!

Prandaj apologjia për të nuk është thjesht një akt nderimi. Është një detyrim moral dhe kombëtar. Sepse figura të tilla nuk i përkasin vetëm kohës në të cilën jetojnë; ato i përkasin përjetësisë së një kombi. Rexhep Qosja iku pa ceremoni shtetërore, por ndoshta pikërisht aty qëndron ceremonia e tij më e madhe: në heshtjen krenare të një mendimtari që nuk pranoi as në fund të jetës të bëhej pjesë e teatrit të hipokrizisë publike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • 3D says:
    May 9, 2026 at 1:01 pm

    “S’dua të më duan por të më kujtojnë,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?