Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rezoluta që ngjiti bukën e thyer!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rezoluta që ngjiti bukën e thyer!
AnalizaKomunitetopinion

Rezoluta që ngjiti bukën e thyer!

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

Ndërkohë që rezoluta për Kosovën bëri bashkë deputetët nëKuvënd, ajo nxorri sërisht në pah qasjet e ndryshme ndaj zhvillimeve atje dhe rajon dhe stërmundimin e daljes me njëzë për to.

- Publicitet -

Çdo strategji e Kosovës zyrtare duhet të bëjë ndalesë nëTiranë dhe anasjelltas. Ballkani i Hapur rezultoi humbje kohe sepse Tirana e Prishtina nuk u ulën bashkë për të. Edhe inisiativa për Asocacionin nga Tirana bëri një vrimë në ujë pa konsultimin me Prishtinën sepse Tirana nuk është asnjëanëse dhe Serbia do e refuzonte gjithsesi.

Ujdia e të allnuarve!

Ndërkohë, kjo rezolutë bëri që të uleshin bashkë e binin nëujdi dy palë që ishin “allnuar” deri tani! Përbetimet e zelli i PS për të mos komunikuar me Berishën e grupin e tij, që kur ai u shpall nongrata nga SHBA, i mori era! E kjo nuk është e para herë që thuhet fjala e fundit e para.

Refuzimi i bashkëpunimit nën arsyetimin e non-gratës është grotesk në politikë. Bashkëpunimi në Kuvënd nuk ështëzgjedhje por detyrim, si për kriza kombëtare e fatkeqësi natyrore ashtu dhe interesin e përditshëm qytetar. Përbetimet “kurrë”, për t’i bërë qejfin perëndimit, nuk dëshmojnëintegritet politik e nuk janë shëmbull për të ardhmen.

Qëndrimet strikte politike kanë pasoja e fakti që nuk janëeskluzive shqiptare, nuk është argument për të vijuar me to. Hasen kudo në botë, brënda e mes shteteve. Nga Afganistani, Ukraina e Lindja e Mesme sot etj. Njerëzimi po e kalon kohën në llogore ndonse e di se mungesa e komunikimit, në mos nxit ekstremizëm, e shtyn në kohë atë. Boll pastaj një tërmet apo tjetër fatkeqësi natyrore që të kujtohemi e të ndjehemi keq(duke harruar po shpejt) se po ikën kohë e vyer me fortunat në“gotën” e vogël që quhet Tokë, duke i bërë gjëmën edhe vetënatyrës që na ka besuar çelsat të kujdesemi ca kohë!

Pavarësisht non-gratave nga të tretë, sa kohë drejtësia nuk bëzan, deputetët janë atje të bashkëpunojnë në respekt të votuesit. Jo të ndahen, duke e përcjellë “virusin” poshtë tek shoqëria por së bashku se dhe populli është një.

Sa kohë drejtësia, ligji zgjedhor, rregullorja kuvëndore nuk mbyllin derën e Kuvëndit për dikë, “allnimet” me non-gratën të Ramës, Bashës e servilët pas, nuk i hyjnë në punë kujt. Berisha është zëdhënës i qytetarëve dhe ky status duhet të respektohet e nëse socialistët kanë problem me mënyrën e zgjedhjes, të ndryshojnë ligjin zgjedhor! Non-grata nga të tretë nuk është apriori arsye për mosbashkëpunim mes nesh. Ndryshe, parimi e sebepi trazohen bashkë.

Lepe-peqizimi i politikës apo më zell se ustai!

Ia dimë njëri-tjetrit më mirë se bota na i di neve por demokracia është me këmbë në tokë kur çapitet vetë dhe jo me furka nga jashtë. Radikalizimi i Ramës apo karshillëku pas të vjelit i Bashës pas daljes së non-gratës, nuk flasin për integritet por lepe-peqizim të politikës ndaj botës.

Përtej fatit të një personi, non-grata ekspozoi në mos djallëzinë, mefshtësinë dhe pazotësinë e politikës sonë për shtet e demokraci funksionale. Ia dinë prej kohësh njëri-tjetrit por presin mashat e tjetrit për gështenjat tona sheshit.

I kemi etiketuar e përfolur gjatë bashkëpunëtorët e pushtuesit dikur, me ca që e bënë si lopa tek zgjodhënhumbësin në luftë e u kuturisën në shtegun qorr të historisëme shpresë se do të përmbushnin ashtu idealin e bashkimit kombëtar.  Nuk jemi nën pushtim por politika inferiore ndaj tëhuajit vijon (dikur me jugosllavët, rusët e kinezët), bile është e modës dhe mburrje ndërkohë që mjaft politikanë stonojnë nëkredon e tyre morale e shtetare edhe ndaj ca prej kolaboracionistëve të djeshëm që anatemohen aq fort sot!

Sot politika e tranzicionit e ka shndërruar servilizmin ndaj botës në normë, bile aset zgjedhor për të rivalizuar njëri-tjetrin dhe “vaksinë” ndaj llogari-dhënies për abuzimin e përfoljen e saj në skandale, qoka oborresh, larje duarsh nga krahu i djathtë sa herë troket SPAK etj.

Aq sa drejtësia vlen dhe ngritja e zërit për të

Mjerisht politika jonë nuk është koshere bletësh por fole grenxash që veç bota e trazon. Ia dinë gjithshka njëri-tjetrit por shpallin të “deklasuarit” vetëm kur flet bota.

Drejtësia nuk është më e kapur, ndryshe Reforma bëri vrimë në ujë. Edhe nëse e kapur (vallë duhet anulluar çdo vendim gjyqësor pas viteve 90!) ka Strasburg! Ndoshta mund të mbyllen një apo dy dosje por jo me dhjetra e qindra tëabuzimit pafund në tranzicion. Po aq sa drejtësia, qetësonedhe vullneti e gadishmëria për t’a kërkuar atë sërisht e sërisht.

Sot, as reforma në drejtësi, as non-gratat, nuk po nxitin politikën t’i qaset folesë së grenxave. Ndoshta nuk ka besim ende tek drejtësia (që e bëri vetë), ndoshta i trëmb rrëzimi i “dominosë” së parë por sa kohë nuk bëzan drejtësia, deputeti nuk mund të shpallet i “deklasuar” për t’u shpërfillur e izoluar, pale pirë kafe me të, nga ndroja se mos pikasen nga tëtretë!

E sa kohë drejtësia nuk ndjehet, çdokush, sidomos deputeti si zëdhënës i popullit, është në të drejtën e tij tëgjykohet për çfarë thotë dhe jo për çfarë thuhet për të. E nëse ka vepruar ndryshe dikur Berisha në pushtet, të mos kopjohet ai sot.

Qytetarët nuk e meritojnë teatrin politik që po zgjat me dekada e ku të gjithë kanë gisht. Nga paudhësitë e PD së parë, ujdia e 2008, maratona Rama për hapjen e kutive, greva e urisë mbyllur me darkë tek Krokodili, Bashë-beniamini i Berishës që bën sikur ka lindur dje apo pandeh se të tjerët lindën sot dhe çirret për non-gratën por nuk ofrohet si dëshmitar etj.

Ky konezim i qasjes servile ndaj botës por e karshillëkutndërkohë ndaj qytetarit, jo vetëm zhvleftëson klasën politike që na mbeti rropoth sepse ashtu e kanë kopsitur ligjin zgjedhor por lë edhe shije të keqe e ngjall ilaritet tek bota vetë. Perëndimi nuk ka nevojë për gam-game e krekosje pas “shalëve” të tij por bashkëpunëtorë dinjitozë e korrekt qëbëjnë të tyren për aq sa u takon.

Pa verdikt nga drejtësia, non-grata nuk duhet të jetë arsye për kushtëzime në Kuvënd. Është ende sfidë personale e dikujt, qoftë si do të mbahet mënd më pas, fati i atyre rrotull apo bërja shëmbull ndërkohë që pak kush është qelibar. E sa kohë drejtësia hesht, interesi i qytetarit i detyron politikanët tëbashkëpunojnë për hir të tij.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. ¿? on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Dashi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Katiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?