Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikonstruktohet shkolla “Besnik Sykja”, i shtohen hapësirat dhe një palestër e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Metropol > Rikonstruktohet shkolla “Besnik Sykja”, i shtohen hapësirat dhe një palestër e re
Metropol

Rikonstruktohet shkolla “Besnik Sykja”, i shtohen hapësirat dhe një palestër e re

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Gjimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, po i nënshtrohet rikontruksionit të plotë, duke i shtuar hapësirat dhe një palestër të re për nxënësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për godinën e re, u shpreh i kënaqur me ecurinë e punës. Ai tha se pavarësisht motit jo të mirë të këtyre ditëve, është bërë 50% të punës dhe shkolla pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm mësimor.

“Falenderoj kolegët, të cilët pavarësisht vështirësive të motit, nuk e kanë ndalur punën. Fakti se është bërë më shumë se gjysma e punës, është një lajm i shkëlqyer. Jo vetëm për ne, që jemi palë kontraktore si Bashki e Tiranës, por sidomos për stafin pedagogjik dhe nxënësit, të cilët sot mësojnë te ‘Petro Nini’”, tha Veliaj. Ai dha lajmin se edhe shkolla tjetër ikonë e Tiranës, “Petro Nini Luarasi”, do të rikonstruktohet.

“Mandatin tjetër do të bëjmë një ndërhyrje masive për “Petro Nini Luarasin” e ri, por sot fokusohemi te “Besnik Sykja”, një shkollë në zemër të Tiranës, në mes të Njësisë 5, një nga zonat ku edhe tregu imobilar, tregu i pronës, është nga më të lartët në Tiranë,” nënvizoi Veliaj. Për këtë arsye, tha kreu i bashkisë, është treguar kujdes që hapësira të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që terrenet e reja sportive, me të cilat po kompletohet çdo shkollë, të përdoren nga fëmijët edhe gjatë orëve të pasdites.

- Publicitet -

“Është mëkat që e gjithë kjo hapësirë të mos shfrytëzohet maksimalisht. Zgjidhja që i kemi dhënë është ta maksimizojmë, duke shtuar palestrën. Më vjen mirë që, edhe zgjidhja e dhënë, që të ketë edhe një dalje për t’u përdorur nga komuniteti, shoqatat sportive, nxënësit që vijnë pas mësimit dhe të sigurohemi që në një qytet ku prona vlen kaq shumë të mos lihet bosh asnjë centimetër katror, që mund të shfrytëzohet nga fëmijët, qoftë edhe nxënësit, qoftë të shkollës apo të komunitetit,” u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se “Besnik Sykja”, ashtu si shkolla “Emin Duraku”, e çojnë në 45 numrin e shkollave ku bashkia ka ndërhyrë për modernizimin e infrastrukturës arsimore në Tiranë.

“Në gjerdanin e shkollave të Tiranës, me dy shkollat e fundit që kemi, “Emin Durakun” dhe “Besnik Sykjan”, një 9-vjeçare dhe një shkollë të mesme në Njësinë 5, ne shkojmë në 45 shkolla në Tiranë, që janë bërë nga e para, ose janë rikonstruktuar, ose kanë filluar nga zero, si shkolla “Kosova”, apo shkollat që u prishën nga tërmetit, si “Sami Frashëri” dhe “Besnik Sykja”. Kur nuk ke bërë asnjë shkollë është shumë e lehtë të japësh mend për shkollën që bën ai tjetri. Kur je ai tjetri që ke bërë 43, 44, 45, ke garë me veten, sepse do që çdo gjë e re të jetë më e mirë se ajo tjetra,” vuri në dukje ai.

Veliaj vlerësoi edhe faktin se sot ka një bashkëpunim të shkëlqyer për Tiranën. Shkolla e mesme “Besnik Sykja”, e cila ndodhet në Rrugën “Kristo Floqi” në Tiranë, është ndërtuar në vitin 1964.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE
  • The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?