Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve
AktualitetKronike

Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

Published: September 21, 2025
Shpërndaje

Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin Shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit. Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës.

Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së djeshme , por situata mbetet ende mjaft e vështirë.

Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë e Gramshit, Ilir Llapushi tha se situata paraqitet mjaft problematike, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe terrenit të thyer malor.

- Publicitet -

“Gjatë gjithë së shtunës është punuar pa ndërprerje në terren me forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka qenë shumë aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar”, u shpreh Llapushi.

Autoritetet lokale si zakonisht edhe pas kësaj vatre zjarri kanë bërë apel për ndihmë shtesë dhe bashkëpunim nga strukturat qendrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet e tjera me rëndësi ekonomike dhe mjedisore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash

Komentet e Fundit

  1. nastradini on FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  2. nastradini on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  3. ANA on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  4. 3D on Shqiptaria në zi, Beogradi në festë
  5. 3D on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?